Shkrimet e Shenjta
2 Nefi 33


Kapitulli 33

Fjalët e Nefit janë të vërteta—Ato dëshmojnë për Krishtin—Ata që besojnë në Krisht do të besojnë fjalët e Nefit të cilat do të qëndrojnë si një dëshmi para shufrës së gjykimit. Rreth 559–545 para K.

1 Dhe tani unë, Nefi, nuk mund t’i shkruaj të gjitha gjërat që u mësuan mes popullit tim; as nuk jam ai fuqishëm në të shkruar si në të folur; pasi kur një njeri bflet nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, fuqia e Frymës së Shenjtë e çon atë në zemrat e fëmijëve të njerëzve.

2 Por vini re, ka shumë që angurtësojnë zemrat e tyre kundër Frymës së Shenjtë, që ai nuk ka vend në ta; prandaj, ata hedhin tej shumë gjëra që janë shkruar dhe i konsiderojnë si gjëra pa vlerë.

3 Por unë, Nefi, kam shkruar atë që kam shkruar dhe unë e konsideroj me avlerë të madhe, veçanërisht për popullin tim. Pasi, unë blutem vazhdimisht për ta gjatë ditës dhe sytë e mi lagin jastëkun tim gjatë natës, për shkak të tyre; dhe unë i thërras Perëndisë tim në besim dhe e di se ai do ta dëgjojë thirrjen time.

4 Dhe unë e di se Zoti Perëndi do t’i shenjtërojë lutjet e mia për përfitimin e popullit tim. Dhe fjalët që unë kam shkruar në dobësi do të bëhen a forta tek ata; pasi ato bi bindin ata të bëjnë mirë; iu bëjnë atyre të njohur etërit e tyre; dhe u flasin për Jezusin dhe i bindin ata të besojnë në të dhe të durojnë deri në fund, që është cjetë e përjetshme.

5 Dhe flasin aashpër kundër mëkatit, sipas bqartësisë së të vërtetës; prandaj, asnjë njeri nuk do të zemërohet kundër fjalëve që unë kam shkruar, veçse në qoftë se ai do të jetë nga shpirti i djallit.

6 Unë ngazëllehem në qartësi, unë ngazëllehem në të vërtetën, unë ngazëllehem në Jezusin tim, pasi ai e ka ashëlbuar shpirtin tim nga ferri.

7 Unë kam adashuri hyjnore për popullin tim dhe besim të madh në Krisht, që unë do të takoj shumë shpirtra pa njollë në fronin e tij të gjykimit.

8 Unë kam dashuri hyjnore për aJudenjtë—unë them Judenj, sepse dua të them ata prej nga unë erdha.

9 Unë gjithashtu kam dashuri hyjnore për aJohebrenjtë. Por, vini re, për asnjë prej tyre unë nuk mund të shpresoj, vetëm nëse ata do të bpajtohen me Krishtin dhe hyjnë në portën e cngushtë dhe decin në shtegun e engushtuar që të çon drejt jetës dhe vazhdojnë në shteg deri në fundin e ditës së provës.

10 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur dhe gjithashtu Judenj dhe të gjitha ju funde të tokës, u vini veshin këtyre fjalëve dhe abesoni në Krisht; dhe nëse ju nuk besoni në këto fjalë, besoni në Krisht. Dhe nëse ju do të besoni në Krisht, ju do të besoni në këto bfjalë, pasi ato janë cfjalët e Krishtit; dhe ai m’i ka dhënë ato mua; dhe ato u dmësojnë të gjithë njerëzve, që ata duhet të bëjnë mirë.

11 Dhe nëse ato nuk janë fjalët e Krishtit, gjykoni ju—pasi Krishti do t’ju tregojë, me afuqi dhe lavdi të madhe, se ato janë fjalët e tij në ditën e fundit; dhe ju dhe unë do të qëndrojmë ballë për ballë para bshufrës së tij; dhe ju do të dini se unë kisha qenë urdhëruar prej tij të shkruaja këto gjëra, megjithë dobësinë time.

12 Dhe unë i lutem Atit në emrin e Krishtit që shumë nga ne, nëse jo të gjithë, të mund të shpëtohemi në ambretërinë e tij, në atë ditë të madhe dhe të fundit.

13 Dhe tani, vëllezërit e mi të dashur, të gjithë ata që janë nga shtëpia e Izraelit dhe të gjitha ju funde të tokës, unë ju flas, si zëri i dikujt a thërret nga pluhuri: Lamtumirë derisa ajo ditë e madhe do të vijë.

14 Dhe ju që nuk do të merrni pjesë në mirësinë e Perëndisë dhe nuk respektoni afjalët e Judenjve, dhe gjithashtu bfjalët e mia dhe fjalët që do të dalin nga goja e Qengjit të Perëndisë, vini re, unë po ju them lamtumirë të përhershme, pasi këto fjalë do t’ju cdënojnë ju ditën e fundit.

15 Pasi ç’ka unë vulos në tokë, do të paraqitet kundër jush në shufrën e agjykimit, pasi kështu më ka urdhëruar Zoti dhe unë duhet të bindem. Amen.