Biblioteka
Mësimi 23: 2 Nefi 2 (Pjesa 1)


Mësimi 23

2 Nefi 2 (Pjesa 1)

Hyrje

2 Nefi 2 përmban një vazhdim të mësimeve të Lehit pikërisht para se të vdiste. Duke i folur drejtpërdrejt birit të tij Jakobit, Lehi dëshmoi për aftësinë e Zotit për të shenjtëruar hidhërimet tona për të mirën tonë. Duke u folur të gjithë bijve të tij, ai dha mësim rreth Rënies së Adamit – pse ajo ishte e nevojshme dhe si e ndikon njerëzimin – dhe rreth nevojës për Shlyerjen e Jezu Krishtit. (Lehi gjithashtu dha mësim rreth doktrinës së lirisë së zgjedhjes. Kjo doktrinë do të trajtohet në mësimin tjetër.)

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 2:1–4

Lehi i flet Jakobit rreth sprovave dhe bekimeve

Për të ndihmuar studentët që të shohin se 2 Nefi 2 ka lidhje me jetën e tyre, kërkojuni atyre të mendojnë për dikë që njohin, i cili ka përjetuar vështirësi apo hidhërime të mëdha. Ftojini ata të përsiatin se çfarë mund të thonë për ta inkurajuar atë person. Kërkojuni të përgatiten për t’i ndarë mendimet e tyre me klasën.

Shpjegoni se 2 Nefi 2 përmban një anal për Lehin që i flet të birit i cili ka përjetuar vështirësi. Ftojini studentët të lexojnë 2 Nefin 2:1 qetësisht. Kërkojuni atyre të gjejnë cilin bir (Jakobin) mësoi Lehi dhe çfarë e kishte shkaktuar vuajtjen e këtij biri (vrazhdësia e vëllezërve të tij). Më pas, vërini studentët të lexojnë qetësisht 2 Nefin 2:2–3. Ju mund të doni të sugjeroni që ata të shënojnë fjalë dhe fraza që përshkruajnë çfarë do të bënte Zoti për Jakobin.

Kërkojuni studentëve t’i tregojnë frazat që gjetën. Pastaj bëjuni pyetjen e mëposhtme për t’i ndihmuar të kuptojnë se Zoti mund të shenjtërojë hidhërimet tona për të mirën tonë:

  • Çfarë do të thotë për ju fraza “shenjtërojë hidhërimet e tua për të mirë”? (Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se shenjtëroj do të thotë të përkushtosh ose të bësh të shenjtë.)

  • Kur keni parë se Zoti mund t’i shenjtërojë hidhërimet tona për të mirën tonë?

2 Nefi 2:5–25

Lehi u mëson bijve të tij rreth Rënies dhe rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit

Shpjegoni se Lehi i mësoi Jakobit dhe bijve të tjerë të tij rreth Rënies së Adamit dhe Evës. Ju mund të keni nevojë të shpjegoni se fjala “Rënia” nënkupton gjendjen që u krijua për Adamin dhe Evën dhe pasardhësve të tyre, për shkak të zgjedhjes së Adamit dhe Evës për të marrë nga fruta e ndaluar në Kopshtin e Edenit.

  • Çfarë zgjedhje i dha Zoti Adamit dhe Evës në Kopshtin e Edenit? (Ai i lejoi ata të zgjidhnin nëse do ta hanin apo jo frutën e ndaluar.)

  • Sipas 2 Nefit 2:15, përse Zoti ua dha atyre këtë zgjedhje? (“Për të plotësuar synimet e tij të përjetshme përkundrejt njeriut”. Ju mund të dëshironi t’i nxitni studentët ta shënojnë këtë frazë.)

  • Cilat janë qëllimet e përjetshme të Perëndisë për ne? (Të na japë mundësinë të marrim jetë të përjetshme dhe të bëhemi si Ai. Ju mund të doni t’i nxitni studentët të bëjnë një shënim të kësaj në librat e tyre të shkrimeve të shenjta pas frazës “synimet e.… përjetshme”. Ju gjithashtu mund të doni t’i vini ata të lexojnë Moisiun 1:39.)

Kopjojeni tabelën e mëposhtme në dërrasë, duke lënë bosh dy kutitë e poshtme. (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta kopjojnë këtë skemë në ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta apo fletoret e klasës.)

Pa Rënien

Për Shkak të Rënies

Të gjitha gjërat do të kishin qëndruar siç ishin kur ato u krijuan (shih 2 Nefi 2:22).

Adami dhe Eva nuk do të kishin pasur fëmijë (shih 2 Nefi 2:23).

Adami dhe Eva do të kishin qëndruar në një gjendje pafajësie, të paaftë të njohin gëzim apo mjerim, të mirë apo mëkat (shih 2 Nefi 2:23).

Adami dhe Eva u dëbuan nga kopshti për të punuar tokën (shih 2 Nefi 2:19).

Adami dhe Eva lindën fëmijë – familjen e të gjithë tokës (shih 2 Nefi 2:20).

Adami dhe Eva dhe pasardhësit e tyre do të përjetonin jetë të vdekshme, përfshirë mjerim, gëzim dhe aftësi për të bërë mirë dhe për të mëkatuar (shih 2 Nefi 2:23, 25).

Ne i nënshtrohemi vdekjes fizike dhe shpirtërore (shih 2 Nefi 9:6; Helamani 14:16).

Ftoni një student të vijë në tabelë dhe të jetë shkrues për klasën. U thoni studentëve të kërkojnë qetësisht te 2 Nefi 2:19–25, duke gjetur 1) pasojat që do të shkaktoheshin nëse Adami dhe Eva nuk do të kishin ngrënë frutën e ndaluar e nuk do të binin dhe 2) pasojat që erdhën nga Rënia. Kërkojini shkruesit t’i shkruajë përgjigjet e studentëve në tabelë. Përgjigjet duhet të përfshijnë ato të renditura më sipër (përveç informacionit lidhur me vdekjen fizike dhe shpirtërore, që do të shtohet më vonë).

Ftojini studentët t’i rishqyrtojnë përgjigjet e tyre nën titullin “Pa Rënien”.

  • Si do t’i kishin penguar kushtet në Kopshtin e Edenit Adamin dhe Evën që të përparonin në planin e shpëtimit të Atit Qiellor? (Shih 2 Nefi 2:22–23.)

Ftojini studentët të rishqyrtojnë listën nën titullin “Për Shkak të Rënies”. Siguroni që ata të kuptojnë se për shkak se jemi pasardhës të Adamit dhe Evës, ne u nënshtrohemi kushteve që iu krijuan atyre pas Rënies (shih 2 Nefi 2:21).

  • Fraza “pun[oj] tokën” do të thotë se pasi Adami dhe Eva qenë dëbuar nga kopshti, ata duhej të punonin që të siguronin ushqim. Si mendoni se na ndihmon puna që të përparojmë në planin e Atit Qiellor?

  • Si do t’i ndihmonte Adamin dhe Evën të pasurit e fëmijëve që të bëheshin më shumë si Ati Qiellor? Në çfarë mënyrash familjet janë të rëndësishme në planin e Atit Qiellor?

  • Si na ndihmon mundësia për të përjetuar gëzim dhe mjerim për të përparuar në planin e Atit Qiellor?

Pas diskutimit të këtyre pyetjeve, theksoni se rënia e Adamit dhe e Evës është një pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor për lumturinë.

Theksoni se 2 Nefi 2:25 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund t’i nxitni studentët ta shënojnë atë. Ngaqë është i shkurtër, ju mund të dëshironi të lini kohë për t’i ndihmuar studentët ta mësojnë përmendsh.

Shpjegoni se edhe pse Rënia na hapi një udhë për të përparuar, ajo gjithashtu futi dhembje, vuajtje, mëkat dhe vdekje në botë. Për t’i ndihmuar studentët ta zgjerojnë kuptimin e tyre mbi këtë të vërtetë, vëreni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 9:6. Pastaj vëreni një student tjetër të lexojë me zë të lartë Helamani 14:15–17. Kërkojini klasës të kërkojë pasojat e Rënies përshkruar në këto vargje.

  • Çfarë mësimi japin këto vargje rreth Rënies? (Ajo solli vdekje fizike, që është vdekja e trupit, dhe vdekje shpirtërore, që është gjendja e të qenit i përjashtuar nga prania e Perëndisë. Shkruani Ne i nënshtrohemi vdekjes fizike dhe shpirtërore në tabelë te “Për Shkak të Rënies”.)

Për t’i ndihmuar studentët të mendojnë mbi mënyrën se si i kanë përjetuar pasojat e Rënies që janë renditur në tabelë, nxitini ata të përsiaten qetësisht për pyetjet që vijojnë. (Lexojini ngadalë pyetjet dhe ndaluni ndërmjet tyre, për t’u dhënë studentëve kohë të mjaftueshme për t’u menduar.)

  • Cilat janë disa shkaqe të mjerimit në këtë jetë?

  • Përse vdekja është pjesë e domosdoshme e planit të shpëtimit?

  • Si munden shqetësimet dhe brengat të na ndihmojnë të mësojmë dhe të rritemi?

Shpjegoni se ndërsa kuptojmë se si na ndikon Rënia, ne kuptojmë se kemi nevojë për Shlyerjen e Jezu Krishtit. Lexoni deklarimin vijues nga Presidenti Ezra Taft Benson:

Pamja
Presidenti Ezra Taft Benson

“Po ashtu si një njeri nuk dëshiron vërtet ushqim derisa të jetë i uritur, po ashtu ai nuk e dëshiron shpëtimin e Krishtit derisa ta dijë se përse ka nevojë për Krishtin.

Asnjë nuk e di mjaftueshëm dhe siç duhet se përse ka nevojë për Krishtin derisa të kuptojë e të pranojë doktrinën e Rënies dhe pasojat e saj mbi të gjithë njerëzimin. Dhe asnjë libër tjetër në botë nuk e shpjegon këtë doktrinë jetike as afërsisht aq mirë sa Libri i Mormonit” (“The Book of Mormon and the Doctrine and Covenants”, Ensign, maj 1987, f. 85).

Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme të përsiaten për këto pyetje, tregoni një pikturë të Shpëtimtarit. Jepni dëshminë tuaj se nëpërmjet Shlyerjes, Jezu Krishti na shëlben nga pasojat e Rënies dhe ofron shëlbim nga mëkatet tona.

Ftoni disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 2 Nefi 2:5–10, 21 dhe Alma 7:11–13. Kërkojini klasës të gjejë fraza në këto vargje që tregojnë se çfarë ka bërë Shpëtimtari që të na shëlbejë nga pasojat e Rënies dhe nga mëkatet tona individuale. (Në lidhje me vargun 9, ju mund të keni nevojë të shpjegoni që fraza “bëjë ndërmjetësim” do të thotë të lutesh në emër të një personi tjetër ose të veprosh në vend të një personi tjetër.) Që t’i ndihmoni studentët t’i analizojnë frazat që kanë gjetur, pyetni:

  • Cilat fraza në këto vargje tregojnë se nëpërmjet Shlyerjes, Shpëtimtari do të na shëlbejë nga vdekja fizike?

  • Cilat fraza tregojnë se Shpëtimtari do të na shëlbejë nga vdekja shpirtërore (të përjashtuar nga prania e Perëndisë)?

  • Cilat fraza tregojnë se Shpëtimtari mund të na shëlbejë nga mëkatet tona?

  • Cilat fraza tregojnë se Shpëtimtari mund të na ndihmojë përmes kohëve të provës si sëmundje dhe dhembje?

Sipas 2 Nefit 2:7–9, 21, çfarë duhet të bëjmë që të marrim të gjitha bekimet e mundësuara nëpërmjet Shlyerjes? (Në lidhje me vargun 7, ju mund të keni nevojë të shpjegoni se një person që ka “një zemër të thyer dhe një shpirt të penduar” është i përulur dhe gati për të ndjekur vullnetin e Perëndisë. Një person i tillë ndien dëshpërim të thellë për mëkatin dhe dëshiron sinqerisht të pendohet.)

Pas diskutimit të këtyre pyetjeve, vërini studentët të shqyrtojnë vargjet e caktuara qetësisht, duke kërkuar fraza që janë veçanërisht domethënëse për ta. Kërkojuni studentëve të ndahen në dyshe dhe të ndajnë me njëri-tjetrin frazat që kanë zgjedhur. Ftojini ata të tregojnë përse këto fraza janë domethënëse për ta.

Ftoni një ose dy studentë të përmbledhin për klasën përse Rënia është një pjesë thelbësore e planit të Atit Qiellor për shpëtimin. Pastaj kërkojuni atyre të tregojnë ndjenjat e tyre rreth asaj se si Shlyerja e Jezu Krishtit na shëlben nga Rënia.

Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 2:25

Shënim: Merrni parasysh përdorimin e veprimtarisë vijuese për t’i ndihmuar studentët të përdorin vargun 2 Nefi 2:25 kur japin mësim ungjillin. Për shkak të natyrës dhe kohëzgjatjes së mësimit të sotëm, ju mund të dëshironi ta përdorni këtë veprimtari një ditë tjetër, kur të keni më shumë kohë.

Ftojini studentët të përgatitin një mësim rreth doktrinës së Rënies, duke përdorur vargun e 2 Nefit 2:25. Ata mund ta japin këtë mësim në një mbrëmje familjare ose në një mjedis tjetër. Pyetini disa studentë nëse do të ishin të gatshëm të flisnin mbi përvojat e tyre pasi të japin mësim. Lejojini studentët të fillojnë përgatitjen e tyre gjatë klasës, kur e lejon koha.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

2 Nefi 2:15. Fruta e ndaluar

Zoti respektoi lirinë e zgjedhjes së Adamit dhe të Evës pasi ua mësoi atyre pasojat e marrjes nga fruta e ndaluar. Perëndia tha: “Ti mund të zgjedhësh vetë” (Moisiu 3:17). Presidenti Jozef Filding Smith na ndihmon të kuptojmë udhëzimet e Zotit për Adamin dhe Evën mbi frutën e ndaluar:

“Përse pikërisht Zoti do t’i thoshte Adamit se ai e ndalonte të merrte nga fruta e asaj peme nuk është bërë e qartë në rrëfimin e Biblës [shih Zanafilla 2:17], por në origjinal siç na vjen në Librin e Moisiut [shih Moisiu 3:17] është bërë pa dyshim e qartë. Është që Zoti i tha Adamit se nëse donte të qëndronte siç ishte në kopsht, atëherë ai nuk duhej ta hante frutën, por nëse dëshironte ta hante dhe të merrte nga vdekja, ai ishte i lirë të bënte kështu” (Answers to Gospel Questions, përmb. Joseph Fielding Smith Jr., 5 vëll. [1957–66], 4:81).

2 Nefi 2:14, 25–26. Krijimi, Rënia dhe Shlyerja

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur apo do të ndodhin ndonjëherë në gjithë përjetësinë.… janë Krijimi, Rënia dhe Shlyerja.

Përpara madje se ne të fillojmë të kuptojmë krijimin tokësor të të gjitha gjërave, ne duhet të dimë se si dhe në çfarë mënyre këto tri të vërteta të përjetshme – Krijimi, Rënia dhe Shlyerja – janë ndërthurur së bashku në mënyrë të pandashme për të formuar një plan shpëtimi. Asnjë nga ato nuk qëndron vetëm; secila prej tyre lidhet me dy të tjerat; dhe pa njohurinë për të gjitha, është e pamundur të dish të vërtetën rreth cilësdo prej tyre.

… Të mbahet mend, Shlyerja erdhi për shkak të Rënies. Krishti pagoi shpërblesën për lirimin nga shkelja e Adamit. Nëse nuk do të kishte Rënie, nuk do të kishte Shlyerje me pavdekësinë dhe jetën e përjetshme si rrjedhim i saj. Kështu që, po aq me siguri sa shpëtimi vjen për shkak të Shlyerjes, po ashtu vjen shpëtimi për shkak të Rënies” (“Christ and the Creation”, Ensign, qershor 1982, f. 9).

2 Nefi 2:24. “Në diturinë e atij që i di të gjitha gjërat”

Presidenti Brigam Jang na mësoi se Rënia e Adamit dhe e Evës ishte pjesë e planit të Atit Qiellor për shpëtimin:

“A erdhën [Adami dhe Eva] në kundërshtim të drejtpërdrejt me Perëndinë dhe qeverinë e tij? Jo. Por ata shkelën një urdhër të Zotit dhe përmes kësaj shkeljeje mëkati erdhi në botë. Zoti e dinte se ata do ta bënin këtë, dhe ai e pati paracaktuar që ata duhej ta bënin” (Discourses of Brigam Young, vepra të zgjedhura John A. Widtsoe [1954], f. 103).