Moisiu 3
    Footnotes

    Kapitulli 3

    (Qershor–tetor 1830)

    Perëndia i krijoi të gjitha gjërat shpirtërisht përpara se ato të ishin në mënyrë të natyrshme mbi tokë—Ai e krijoi njeriun, mishin e parë, mbi tokë—Gruaja është një ndihmëse e përshtatshme për burrin.

    1 Kështu qielli dhe toka apërfunduan dhe tërë bushtria e tyre.

    2 Dhe në ditën e shtatë unë, Perëndia, e përfundova veprën time dhe të gjitha gjërat që i kisha bërë; dhe u açlodhabditën e shtatë nga gjithë vepra ime dhe të gjitha gjërat që kisha bërë, u mbaruan dhe unë, Perëndia, pashë se ato ishin të mira;

    3 Dhe unë, Perëndia, e abekova ditën e shtatë dhe e shenjtërova atë; ngaqë në të isha çlodhur nga gjithë bvepra ime të cilën unë, Perëndia, e kisha krijuar dhe bërë.

    4 Dhe tani, vini re, unë të them se këto janë brezat e qiellit dhe të tokës, kur ata u krijuan, në ditën që unë, Zoti Perëndi, bëra qiellin dhe tokën,

    5 Dhe çdo bimë të fushës apërpara se të ishte në tokë, dhe çdo barishte të fushës përpara se të rritej. Sepse unë, Zoti Perëndi, i bkrijova të gjitha gjërat, për të cilat kam folur, cshpirtërisht, përpara se ato të ishin në mënyrë të natyrshme mbi faqen e tokës. Sepse unë, Zoti Perëndi, nuk kisha bërë të binte shi mbi faqen e tokës. Dhe unë, Zoti Perëndi, i kisha dkrijuar të gjithë fëmijët e njerëzve; dhe ende jo një njeri që të lëronte etokën; sepse në fqiell i gkrijova ata dhe nuk kishte ende mish mbi tokë, as në ujë, as në ajër;

    6 Por unë, Zoti Perëndi, fola dhe u ngrit aavull nga toka dhe ujiti tërë faqen e tokës.

    7 Dhe unë, Zoti Perëndi, formova burrin nga apluhuri i tokës dhe i fryva në vrimat e hundës frymën e jetës; dhe bburri u bë një cqenie e gjallë, dmishi i parë mbi tokë, njeriu i parë gjithashtu; megjithatë, të gjitha gjërat u krijuan më përpara; por shpirtërisht u krijuan dhe u bënë ato sipas fjalës sime.

    8 Dhe unë, Zoti Perëndi, mbolla një kopsht në lindje të aEdenit dhe atje vendosa njeriun që kisha formuar.

    9 Dhe nga toka bëra unë, Zoti Perëndi, të rritej çdo pemë, në mënyrë të natyrshme, që është e këndshme për shikimin e njeriut; dhe njeriu mund ta shihte atë. Dhe ajo u bë gjithashtu një shpirt i gjallë. Sepse ishte shpirtërore në ditën që unë e krijova; sepse mbetet në sferën që unë, Perëndia, e krijova, po, madje të gjitha gjërat që i përgatita për përdorimin e njeriut; dhe njeriu e pa se ishte e mirë për ushqim. Dhe unë, Zoti Perëndi, mbolla gjithashtu apemën e jetës në mes të kopshtit dhe gjithashtu bpemën e njohjes të së mirës dhe të së keqes.

    10 Dhe unë, Zoti Perëndi, bëra një lumë të dalë nga Edeni për ta ujitur kopshtin; dhe nga ai u nis dhe u nda në katër adegë.

    11 Dhe unë, Zoti Perëndi, e quajta të parin Pishon, dhe ai e rrethoi tërë tokën e Havilahut, ku unë, Zoti Perëndi, krijova shumë flori;

    12 Dhe floriri i atij vendi ishte i mirë dhe kishte bdel e gurë të oniksit.

    13 Dhe emri i lumit të dytë u quajt Gihon; po ai që rrethon tërë tokën e Etiopisë.

    14 Dhe emri i lumit të tretë ishte Hidekeli; ai që rrjedh drejt lindjes së Asirisë. Dhe lumi i katërt ishte Eufrati.

    15 Dhe unë, Zoti Perëndi, e mora njeriun dhe e vendosa në kopshtin e Edenit, për ta veshur dhe për ta ruajtur atë.

    16 Dhe unë, Zoti Perëndi, e urdhërova njeriun: Nga çdo pemë e këtij kopshti ti mund të hash lirisht,

    17 Por nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, ti nuk do të hash prej saj, megjithatë, ti mund të azgjedhësh vetë, sepse të është dhënë ty; por, kujto që unë ta ndaloj atë, sepse në bditën që do të hash prej saj, ti me siguri do të cvdesësh.

    18 Dhe unë, Zoti Perëndi, i thashë të aVetëmlindurit tim, se nuk ishte mirë që njeriu të ishte i vetëm; si rrjedhim, unë do të bëj një bndihmës të përshtatshëm për të.

    19 Dhe nga dheu unë, Zoti Perëndi, formova çdo egërsirë të fushës dhe çdo shpend të ajrit; dhe urdhërova që ata të vinin tek Adami, për të parë se si do t’i quante ata; dhe ata ishin gjithashtu shpirtra të gjallë; sepse unë, Zoti Perëndi, fryva në ta frymën e jetës dhe urdhërova që, sidoqë Adami ta quante çdo krijesë të gjallë, ai do të ishte emri i saj.

    20 Dhe Adami u vuri emra tërë bagëtisë dhe shpendëve të ajrit, dhe çdo krijese të fushës; por sa për Adamin, nuk u gjend një ndihmë e përshtatshme për të.

    21 Dhe unë, Zoti Perëndi, bëra që një gjumë i thellë të binte mbi Adamin; dhe ai fjeti dhe unë mora një nga brinjët e tij dhe e mbylla mishin në vendin e saj;

    22 Dhe brinjën që unë, Zoti Perëndi, ia kisha hequr njeriut, e bëra një agrua dhe ia solla njeriut.

    23 Dhe Adami tha: Këtë tani e di që është kockë e kockave të mia dhe amish i mishit tim; ajo do të quhet Grua, sepse u nxor nga burri.

    24 Prandaj do të lërë një burrë babanë dhe nënën e tij dhe do të akapet pas gruas së tij; dhe ata do të jenë bnjë mish.

    25 Dhe ata që të dy ishin lakuriq, burri dhe gruaja e tij, dhe nuk kishin turp.