Biblioteka
Mësimi 98: Alma 41


Mësimi 98

Alma 41

Hyrje

Duke vazhduar së këshilluari të birin, Koriantonin, Alma dha mësim se plani i rivendosjes nuk përfshin vetëm ringjalljen fizike, por edhe një rivendosje shpirtërore në të cilën gjendja jonë e përjetshme pasqyron veprimet dhe dëshirat tona të vdekshme. Alma theksoi se ligësia nuk mund të çojë kurrë në lumturi.

Sugjerime për Mësimdhënien

Alma 41

Alma i mëson Koriantonit rreth planit të rivendosjes

Kërkojini klasës të mendojë se si mund të ndikohen veprimet e një personi nëse ata besojnë deklaratat vijuese (bëni një ndalesë pas secilës pikë për t’i lejuar studentët të përgjigjen):

Nuk ka jetë pas vdekjes.

Pasi të vdesim, ne do të bëhemi të përsosur pavarësisht punëve tona në tokë.

Në Gjykimin Përfundimtar, ne do të shpërblehemi për punët tona të mira dhe do të ndëshkohemi për punët tona të këqija.

  • Përse është e rëndësishme të kemi një kuptim të saktë të asaj që do të na ndodhë pasi të vdesim?

Kujtojini studentët se tek Alma 40 ata mësuan rreth mësimeve të Almës për Koriantonin lidhur me botën e shpirtrave, ringjalljen dhe gjykimin. Shpjegoni se tek Alma 41 ne mësojmë se Koriantoni ishte i hutuar nga ajo që disa njerëz po jepnin mësim për ringjalljen. Vini në dukje frazën “shkua[n] në udhë të gabuar” tek Alma 41:1 dhe ftojini studentët ta lexojnë këtë varg duke kërkuar se çfarë po i bënte disa njerëz të shkonin në udhë të gabuar.

  • Përse disa prej njerëzve po shkonin në udhë të gabuar? (Ju mund të dëshironi të shpjegoni se të shtrembërosh shkrimet e shenjta do të thotë ta përdredhësh, ta prishësh ose ta ndryshosh kuptimin e tyre.)

  • Çfarë tha Alma se do t’i shpjegonte Koriantonit?

Sapo studentët të gjejnë fjalën rivendosje, ju mund të dëshironi ta shkruani në tabelë. Shpjegoni se rivendosje do të thotë të sjellësh ose të kthesh në një gjendje të mëparshme.

Shpjegoni se Alma dëshiroi që Koriantoni të kuptonte se ka një aspekt fizik dhe një aspekt shpirtëror lidhur me atë që ai e quajti “plani i rivendosjes” (Alma 41:2). Ftojini studentët ta shqyrtojnë në heshtje Almën 41:2–5, duke kërkuar gjërat që do të na rivendosen fizikisht pas vdekjes dhe gjërat që do të na rivendosen shpirtërisht. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë atë që zbulojnë. Përpara se studentët të lexojnë, mund të jetë e dobishme për ju të shpjegoni se e nevojshme do të thotë e duhur ose e domosdoshme.

  • Cili është aspekti fizik i planit të rivendosjes i përmendur tek Alma 41:2? (Në ringjallje, shpirti do t’i ribashkohet trupit dhe të gjitha pjesët e trupit do të rivendosen.)

  • Cili është aspekti shpirtëror i planit të rivendosjes i përshkruar tek Alma 41:3–5? (Ndërkohë që studentët përgjigjen, shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Ne do të rivendosemi ose në lumturi ose në mjerim, sipas punëve dhe dëshirave tona në vdekshmëri.)

Ftojini studentët të përfytyrojnë sikur po i japin mësim këto vargje në një klasë Filloreje.

  • Si do ta shpjegonit doktrinën e rivendosjes shpirtërore në mënyrë që fëmijët të mund ta kuptojnë atë?

Kujtojini studentët se Koriantoni e kishte thyer ligjin e dëlirësisë dhe i kishte braktisur përgjegjësitë e tij misionare (shih Almën 39:2–4).

  • Si mund ta ketë ndihmuar Koriantonin një kuptim i saktë i doktrinës së rivendosjes shpirtërore që ai të bënte zgjedhje më të mira? Si mund të ndikojë kuptimi i kësaj doktrine mbi veprimet dhe dëshirat tona?

Dëshmoni për të vërtetën e kësaj doktrine dhe ndani mendimet tuaja për drejtësinë e Perëndisë në rivendosjen e secilit prej nesh tek e mira apo tek e liga, në përputhje me dëshirat dhe veprimet tona.

Shkruani pyetjen vijuese në tabelë: Ç’ndodh nëse kam mëkatuar?

  • Sipas planit të rivendosjes, çfarë marrim nëse kemi mëkatuar?

  • A ka ndonjë mënyrë që të ketë mirësi dhe lumturi të rivendosur për ne kur kemi vepruar gabim?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Almën 41:6–9. Vëreni klasën të kërkojë se çfarë mund të bëjmë për të pasur mirësi dhe lumturi të rivendosur për ne edhe kur kemi mëkatuar. (Ne duhet të pendohemi dhe të dëshirojmë drejtësinë gjatë gjithë jetës sonë.)

  • Cilat fjalë apo fraza tek Alma 41:6–7 sugjerojnë se ne jemi përgjegjës për atë që marrim në ringjallje? Në çfarë kuptimi jemi gjykatës të vetvetes? (Zgjedhjet tona në vdekshmëri përcaktojnë llojin e gjykimit që do të marrim kur të qëndrojmë përpara Perëndisë.)

Vini në dukje se disa njerëz mendojnë se mund të kthehen për të banuar me Perëndinë pa marrë përgjegjësi personale për veprimet e tyre. Ata shpesh thonë se zgjedhjet e tyre mëkatare janë kënaqësi. Ndonjëherë ata të cilët përfshihen në mëkat, mundet madje të duken se janë të lumtur.

Ftojini studentët të ngrihen në këmbë dhe të lexojnë me zë të lartë Almën 41:10 njëzëri. Vini në dukje se Alma 41:10 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë këtë fragment në mënyrë të dallueshme, që të jenë në gjendje ta gjejnë me lehtësi. (Për shkak se ky është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë, ju mund t’i vini që ta përsëritin bashkërisht më shumë sesa një herë. Ju mund të pyetni nëse ndonjëri në klasë mund ta përsëritë përmendsh atë.) Kur të kenë mbaruar, kërkojini klasës të ulet. Në tabelë, shkruani “Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi”.

  • Përse është e vërtetë që “ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi”?

  • Sillni një shembull të mënyrës se si Satani do të na bënte ta thyenim një urdhërim dhe të besonim se ende mund të provojmë lumturi?

Për t’i ndihmuar studentët të vlerësojnë ndryshimin midis kënaqësive kalimtare të botës dhe lumturisë që ofron Zoti, lexoni thënien vijuese nga Plaku Glen Peis, i Të Shtatëdhjetëve:

“Veprimtaritë e ndaluara gjithmonë nga Zoti dhe për shumë vite jo të miratuara nga shoqëria, tani po pranohen dhe nxiten nga po e njëjta shoqëri. Media i paraqet këto veprimtari në një stil të atillë që t’i bëjë të duken shumë të dëshirueshme. …

… e ngatërroni kënaqësinë telestiale për lumturi dhe gëzim çelestial. Mos e ngatërroni mungesën e vetëkontrollit për liri. Liria e plotë pa kufizimet e duhura na bën skllevër të orekseve tona. Mos e lakmoni një jetë më të vogël dhe më të ulët. …

… hërimet, të cilave u bindeni, nuk u dhanë nga një Perëndi pa ndjenja për t’ju ndaluar të argëtoheni, por nga një Atë i dashur në Qiell i cili dëshiron që të jeni të lumtur, ndërkohë që jetoni në këtë tokë po ashtu si edhe në atë më pas” (“They’re Not Really Happy”, Ensign, nëntor 1987, f. 39–40).

Shkruajeni thënien e mëposhtme në tabelë. Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shkruajnë atë në shkrimet e tyre të shenjta, pranë Almës 41:10. (Thënia gjendet tek “To ‘the Rising Generation’”, New Era, qershor 1986, f. 5.)

“Ju nuk mund të veproni gabim dhe të ndiheni mirë. Është e pamundur!” (Presidenti Ezra Taft Benson).

U thoni studentëve se Alma 41:11 shpjegon arsyen përse është e pamundur për të qenë me të vërtetë të lumtur kur bëhen zgjedhje të gabuara. Kopjojeni tabelën e mëposhtme në dërrasë (ju mund të dëshironi ta bëni këtë përpara se të fillojë ora mësimore), ose përgatiteni atë si një fletushkë për çdo student. Vendosini studentët në dyshe dhe udhëzojini që ta lidhin secilën frazë nga Alma 41:11 me kuptimin e saj. Gjithashtu ftojini të diskutojnë pyetjet përkatëse.

Frazat tek Alma 41:11 që përshkruajnë të qenit në një “gjendje të natyrshme”

Kuptimi

  1. “Në një gjendje të mishit”

  1. Të kufizuar dhe të rënduar nga mëkatet tona

  1. “Në vrerin e hidhësisë dhe në prangat e paudhësisë”

  1. Pa bekimet dhe drejtim nga Perëndia; humbja e shoqërimit të Frymës së Shenjtë

  1. “Pa Perëndi në botë”

  1. Të drejtuar nga vullneti i mishit

Në këtë varg, ne shohim se “natyr[a e] Perëndisë” është “natyra e lumturisë”. Çfarë ju tregon kjo rreth arsyes përse gjendja mëkatare është në kundërshtim me natyrën e lumturisë?

Cilët janë disa shembuj specifikë të arsyes përse njerëzit mund të gjenden në një gjendje të palumtur?

(Përgjigjet: 1-c, 2-a, 3-b)

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se si vazhdimi në një “gjendje të natyrshme” lidhet me doktrinën e rivendosjes, ftoni një student të lexojë Almën 41:12. Pasi të jetë lexuar vargu, kërkojuni studentëve t’i përgjigjen pyetjes së Almës. Më pas vërini studentët të lexojnë përgjigjen e Almës ndaj vetë pyetjes së tij tek Alma 41:13. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që ata ta shenjojnë atë që Alma tha se do të na kthehej si pjesë e planit të rivendosjes.)

Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur kanë një mik i cili po zgjedh të veprojë në mënyra që janë në kundërshtim me urdhërimet e Zotit, por dëshiron të rivendoset te drejtësia. Ftojini studentët t’i shpjegojnë një partneri doktrinën e rivendosjes, sikur ai të ishte miku në fjalë, duke përdorur Almën 41:12–13. (Studentët mund të përdorin vetë fjalët e tyre ose formulimin e thënies së shkruar në tabelë: “Ne do të rivendosemi ose në lumturi ose në mjerim, sipas punëve dhe dëshirave tona në vdekshmëri”.)

Paraqitini studentëve një bumerang ose vizatoni figurën e një të tilli në tabelë.

Pyetini studentët se çfarë bën një bumerang kur hidhet siç duhet. (Ai kthehet në vendin nga i cili u hodh.) Kërkojuni atyre të lexojnë në heshtje Almën 41:14–15, duke kërkuar mënyra në të cilat një bumerang mund të paraqesë të vërtetat e dhëna mësim në këto vargje. (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët t’i shenjojnë këto vargje.) Ftojini studentët të shpjegojnë se çfarë kanë zbuluar.

  • Cilat janë disa gjëra që shpresoni të merrni nga të tjerët dhe nga Zoti në këtë jetë dhe në jetën që vjen? (Përgjigjet mund të përfshijnë mirësi, mëshirë dhe dashuri. Merrni parasysh t’i renditni përgjigjet e studentëve në tabelë.)

  • Kur u keni dhënë të tjerëve mirësi, mëshirë apo dashamirësi dhe më pas i keni marrë ato prej tyre?

Nxitini studentët të caktojnë një synim për të vepruar në mënyra dhe për të zhvilluar qëndrime që pasqyrojnë atë që ata shpresojnë t’u rivendoset në këtë jetë dhe në jetën që vjen. Dëshmoni për lumturinë që vjen kur veprojmë me drejtësi.

Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Alma 41:10

Shënim: Për shkak të natyrës dhe kohëzgjatjes së këtij mësimi, veprimtaria e mëposhtme do të të përdorej më së miri një ditë tjetër kur të keni më shumë kohë.

Shkruani sa vijon në tabelë: … është lumturi.

Ftojini studentët të japin një thënie të anasjelltë të doktrinës së mësuar tek Alma 41:10. (Një përgjigje e mundshme është “Drejtësia është lumturi”.) Më pas ftojini studentët të renditin vepra specifike drejtësie që mendojnë se do t’i përshtateshin vendit bosh. (Për shembull, “Shërbimi ndaj të tjerëve është lumturi”.) Pyetini studentët nëse mund të dëshmojnë se cilado nga këto vepra drejtësie të çon drejt lumturisë. Pasi disa studentë të kenë ndarë përvojat dhe dëshmitë e tyre, ftojeni klasën të shkruajë në një kartë me madhësinë e xhepit ose në një copë letre një apo dy vepra drejtësie që mund të bëjnë gjatë javës për të rritur lumturinë e tyre. Nxitini që t’i mbajnë letrat e tyre me vete si një kujtues dhe të raportojnë mbi përpjekjet e tyre në ditët në vijim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Alma 41:10. Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi

Thënia e mëposhtme nga Të Vërtetë ndaj Besimit e përforcon idenë se studentët mund të argëtohen dhe të gjejnë lumturi në mënyra të drejta:

“Shumë njerëz përpiqen ta gjejnë lumturinë dhe plotësimin e tyre në veprimtari që janë në kundërshtim me urdhërimet e Zotit. Ata, duke mos marrë parasysh planin e Perëndisë për ta, mohojnë të vetmin burim të lumturisë së vërtetë. Ata i jepen djallit, i cili ‘kërkon që të gjithë njerëzit të jenë të mjeruar sikurse është ai vetë’ (2 Nefi 2:27). Në përfundim ata mësojnë të vërtetën që Alma ia paralajmëroi të birit, Koriantonit: ‘Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi’ (Alma 41:10). …

Ndërkohë që kërkoni të jeni i lumtur, mbani mend se udha e vetme drejt lumturisë është të jetosh ungjillin. Ju do të gjeni lumturi të patrazuar dhe të përjetshme, kur përpiqeni t’i mbani urdhërimet, të luteni për fuqi, të pendoheni për mëkatet, të merrni pjesë në veprimtari të shëndetshme dhe të bëni shërbim kuptimplotë. Do mësoni të argëtoheni brenda kufijve të fiksuara prej një Ati të dashur në Qiell” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 78–79).

Alma 41:10–11. Të gjithë njerëzit janë në një “gjendje të natyrshme”

Presidenti Dejvid Mek-Kei na mësoi se ne kemi një natyrë të dyfishtë dhe aftësinë për të zgjedhur lumturinë përmes vetëpërmbajtjes:

Të jetuarit e një jete të vërtetë dhe me pastërti morale sjell gëzim dhe lumturi, ndërsa shkelja e ligjeve morale dhe shoqërore çon vetëm në pakënaqësi, hidhërim dhe, kur arrin kulmin, në shkatërrim.

Njeriu ka natyrë të dyfishtë – njëra e lidhur me jetën tokësore apo shtazore; tjetra, me jetën shpirtërore, të afërt me hyjnoren. Trupi i njeriut është vetëm tabernakulli në të cilin banon shpirti i tij. Shumë veta, jashtë mase shumë, janë të prirur ta konsiderojnë trupin si [vetë] njeriu dhe, rrjedhimisht, janë të prirur t’i drejtojnë orvatjet e tyre drejt plotësimit të kënaqësive trupore, orekseve të tij, dëshirave dhe pasioneve të tij. Shumë pak e dinë se njeriu i vërtetë është një shpirt i pavdekshëm, e cila ‘inteligjenc[ë] ose drit[ë] e së vërtetës’ u gjallërua si një qenie e veçantë përpara se trupi të lindej dhe se kjo qenie shpirtërore, me të gjitha veçoritë e saj të dallueshme, do të vazhdojë pasi trupi të reshtë së përgjigjuri ndaj mjedisit të tij tokësor.

Qoftë nëse një njeri mbetet i kënaqur me atë që ne e përcaktojmë si bota shtazore, i kënaqur me atë që bota shtazore do t’i japë atij, i dhënë pa përpjekje ndaj tekës së orekseve dhe pasioneve të tij, dhe duke shkuar edhe më tej në mbretërinë e kënaqësisë, ose qoftë nëse, përmes vetëpërmbajtjes, ai ngrihet drejt kënaqësive mendore, morale dhe shpirtërore, kjo varet nga lloji i zgjedhjes që bën çdo ditë – faktikisht, çdo orë të jetës së tij” (në Conference Report, prill 1967, f. 6–7).

Alma 41:11. “Të kundërt nga natyra e lumturisë”

Plaku F. Enzo Bushe, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi se studimi i përkushtuar i fjalëve të shërbëtorëve të vajosur të Zotit do të na ndihmojë të jemi të vetëdijshëm kur jemi duke rrëshqitur drejt një gjendjeje që është në kundërshtim me natyrën e lumturisë:

“Ne të gjithë jemi të prirur, një herë në kaq kohë, të jemi në një gjendje të kundërt me natyrën e lumturisë, dhe jo domosdoshmërisht sepse kemi ushtruar ligësinë apo paudhësinë në një masë të plotë. Por për aq kohë sa jemi në këtë gjendje tokësore prove, kundërshtari mund të ndikojë te ne. Ne mund të jemi bërë disi të shkujdesur. Ne mund të kemi shpërfillur marrëdhëniet tona me ata që janë më të afërt me ne. Ndoshta mund të kemi lejuar zakone apo qëndrime të vogla të këqija të hyjnë në jetën tonë; ose ndoshta edhe e kemi humbur në një farë shkalle kuptimin e rëndësisë së mbajtjes së një besëlidhjeje me përpikëri. Nëse është kështu, ne jemi në një gjendje të rrezikshme. Ne duhet të bëhemi të vetëdijshëm për atë. Ne nuk mund t’i lejojmë vetes ta shpërfillim situatën. Ne mund të vërejmë se për njëfarë kohe nuk jemi vërtet të lumtur, se duhet vazhdimisht ta shtyjmë veten të buzëqeshim, apo se ndoshta jemi në një gjendje afër depresionit. Edhe pse mund t’i mashtrojmë të tjerët, ne nuk mund ta mashtrojmë vetveten dhe nuk mund ta mashtrojmë Zotin.

Ungjilli, në tërësinë e tij, po predikohet anekënd botës nga shërbëtorët e vajosur të Zotit, që çdonjëri të mund të arrijë të jetë i vetëdijshëm për gjendjen e tij. Me qëllim që të jemi afër fjalëve të të vajosurit të Zotit, është e domosdoshme të lexohen dhe të studiohen shkrimet e shenjta me zotim dhe përkushtim.

… Zoti nuk dëshiron që ne të bëhemi të vetëdijshëm për gjendjen tonë të qenies pa vlerë dhe mjerimit (shih Mosia 4:11; Alma 26:12; Helamani 12:7; Moisiu 1:10) vetëm në Ditën e Gjykimit. Tani dhe çdo ditë në jetën tonë në vdekshmëri, Ai dëshiron ta mprehë vetëdijen tonë, që ne të mund të bëhemi gjykatës të vetvetes, ndërsa Ai na thërret në një proces të vazhdueshëm pendimi” (“University for Eternal Life”, Ensign, maj 1989, f. 72).

Alma 41:11. Ne mund ta ndryshojmë natyrën tonë nëpërmjet hirit të Krishtit

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

“Thelbi i ungjillit të Jezu Krishtit shkakton një ndryshim themelor e të përhershëm në vetë natyrën tonë, i mundësuar nga mbështetja mbi ‘[meritat dhe mëshirën dhe hirin e] Mesias së Shenjtë’ (2 Nefi 2:8). Kur zgjedhim që t’i shkojmë pas Mësuesit, zgjedhim të ndryshojmë – të rilindim shpirtërisht” (“Ye Must Be Born Again”, Ensign ose Liahona, maj 2007, f. 20; “Duhet të Lindni Sërish”, Konferenca e Përgjithshme, prill 2007, f. 20).