Biblioteka
Mësimi 120: 3 Nefi 11:1–17


Mësimi 120

3 Nefi 11:1–17

Hyrje

Pas shkatërrimit dhe tri ditëve të errësirës, të cilat shenjuan vdekjen e Shpëtimtarit, rreth 2.500 burra, gra dhe fëmijë nefitë u mblodhën përreth tempullit në tokën e Begatisë (shih 3 Nefi 17:25). Ndërsa flisnin me njëri-tjetrin, ata dëgjuan zërin e Atit Qiellor duke paraqitur Birin e Tij, Jezu Krishtin, i cili atëherë u shfaq. Jezu Krishti i ftoi njerëzit të dëshmonin në mënyrë personale se Ai ishte vrarë për mëkatet e botës. Një nga një ata u afruan tek Ai dhe e prekën plagën në anën e Tij dhe gjurmët e gozhdëve në duart dhe këmbët e Tij.

Sugjerime për Mësimdhënien

3 Nefi 11:1–7

Nefitët dëgjojnë zërin e Atit duke shpallur shfaqjen e Birit të Tij

Ndërkohë që studentët hyjnë në klasë, bëni që të luhet një regjistrim i muzikës së shenjtë ose i konferencës së përgjithshme me qetësi në sfond – me zë të mjaftueshëm për t’u dëgjuar. Ndalojeni regjistrimin kur është koha për të bërë lutjen e hapjes dhe mbledhjen shpirtërore. Pas lutjes, pyetini studentët nëse ata e dëgjuan regjistrimin. (Nëse nuk i keni mjetet për ta kryer këtë veprimtari, merrni parasysh ta bëni një student të lexojë me një zë të butë nga 3 Nefi 11, ndërkohë që studentët të hyjnë në klasë. Nëse zgjidhni këtë mundësi, do të dalë më mirë nëse e caktoni studentin një ditë përpara orës së mësimit, ndoshta një student që zakonisht mbërrin herët).

  • Çfarë duhet të bëjë një njeri për ta dëgjuar dhe kuptuar një zë të butë?

  • Cili ishte mesazhi i këngës (ose i bisedës së konferencës së përgjithshme ose i pjesës së shkrimit të shenjtë) që po luhej, ndërkohë që ju hytë në klasë sot?

  • A ishte e lehtë apo e vështirë për t’i dëgjuar dhe kuptuar fjalët, ndërkohë që të gjithë po hynin në klasë? Përse?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 11:1–3. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që nefitët patën vështirësi të kuptonin.

  • Si ishte zëri i përshkruar tek 3 Nefi 11:3? (Ju mund të dëshironi të sugjeroni që studentët ta shenjojnë përshkrimin e zërit në shkrimet e tyre të shenjta.)

  • Çfarë ndikimi pati zëri mbi ata që e dëgjuan atë?

Vërini studentët të lexojnë në heshtje 3 Nefin 11:4–7, duke kërkuar atë që nefitët bënë ndryshe, me qëllim që ta kuptonin zërin herën e tretë që e dëgjuan atë.

  • Çfarë bënë nefitët ndryshe herën e tretë që e dëgjuan zërin?

  • Bazuar në atë që lexoni tek 3 Nefi 11:7, zërin e kujt dëgjuan njerëzit? (Ata dëgjuan zërin e Atit Qiellor, duke paraqitur Birin e Tij, Jezu Krishtin.)

Merrni parasysh t’u kërkoni studentëve të lexojnë Helamanin 5:30, duke parë për një përshkrim tjetër të zërit të Zotit.

  • Si ishte zëri që dëgjuan nefitët, i ngjashëm me nxitjet që ne marrim nga Fryma e Shenjtë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Fryma e Shenjtë shpesh na flet nëpërmjet ndjenjave tona.)

  • Përse është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje frymëzimit që marrim nga Zoti nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

I ftoni studentët të tregojnë përvoja që kanë pasur kur ata e ndien frymëzimin e Frymës së Shenjtë të vijë në mendjet ose zemrat e tyre. U kërkoni atyre të përshkruajnë se si u ndien. Ju gjithashtu mund të doni të tregoni një përvojë nga vetja juaj.

Ftojeni një student të lexojë thënien që vijon nga Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth asaj që kemi nevojë të bëjmë për ta dëgjuar dhe kuptuar zërin e Zotit nëpërmjet Frymës së Shenjtë:

Pamja
Presidenti Bojd K. Paker

“Shpirti nuk e tërheq vëmendjen tonë me anë të bërtitjes. Kurrë nuk na shkund me një dorë të rëndë. Fryma e Shenjtë pëshpërit. Ai na ledhaton kaq butë, vërtet, saqë nëse jemi të shqetësuar, mund të mos e ndiejmë atë aspak.

Me raste, Shpirti do t’ju shtyjë mjaft qëndrueshëm ose shpesh aq sa të mjaftojë që t’i kushtojmë vëmendje; por nga përvoja ime, shumicën e kohës, nëse nuk ia vëmë veshin ndjenjës së butë, nëse nuk e dëgjojmë me ato ndjenja, Shpirti do të tërhiqet dhe do të presë derisa ne të vijmë duke kërkuar e dëgjuar, në mënyrën tonë dhe në shprehjen tonë” (“How Does the Spirit Speak to Us?” New Era, shkurt 2010, f. 3).

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga 3 Nefi 11:1–7 dhe nga Presidenti Paker? (Studentët mund të japin një larmi përgjigjesh, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën që vijon: Ndërsa mësojmë se si ta dëgjojmë zërin e Zotit nëpërmjet Frymës së Shenjtë, ne vërtet do të jemi në gjendje të kuptojmë komunikimin që Ai na jep.)

  • Çfarë ju ndihmon t’i përgatitni mendjen dhe zemrën tuaj për t’i dëgjuar dhe kuptuar pëshpëritjet e Frymës së Shenjtë?

3 Nefi 11:8–17

Jezu Krishti u shfaqet nefitëve dhe i fton ata një e nga një t’i prekin shenjat e plagëve në duart, këmbët dhe ijën e Tij

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 11:8–10. I kërkoni klasës ta ndjekin atë dhe të përfytyrojnë se si mund të ishin ndier po të kishin qenë mes nefitëve në këtë kohë. Paraqitni fotografinë Jezusi Jep Mësim në Hemisferën Perëndimore (62380; Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 82) dhe pyetni:

Pamja
Jezusi Jep Mësim në Hemisferën Perëndimore
  • Çfarë mendimesh dhe ndjenjash mendoni se do të kishit pasur, në qoftë se do të kishit qenë mes nefitëve kur Shpëtimtari i vizitoi ata?

I kujtoni studentët për errësirën dhe shkatërrimin që nefitët përjetuan pikërisht përpara se të shfaqej Shpëtimtari. Më pas ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien që vijon nga Plaku Xhefri R. Holland, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, rreth rëndësisë së shfaqjes së Shpëtimtarit te nefitët:

Pamja
Plaku Xhefri R. Holland

“Ajo shfaqje dhe ai deklarim përbëjnë pikën qendrore, çastin më të madhërishëm, në të gjithë historinë e Librit të Mormonit. Ishin manifestimi dhe vendimi që e kishin vënë në dijeni dhe frymëzuar çdo profet nefit për gjashtëqind vitet e mëparshme, pa përmendur paraardhësit e tyre izraelitë dhe jareditë për mijëra vjet përpara kësaj.

Kushdo kishte folur për të, kishte kënduar për të, kishte ëndërruar për të dhe ishte lutur për praninë e tij – por këtu ai ishte me të vërtetë. Dita e ditëve! Perëndia i cili e kthen çdo natë të errët në dritë mëngjesi, kishte ardhur” (Christ and the New Covenant: The Messianic Message of the Book of Mormon [1997], f. 250–251).

I shpjegoni klasës se pjesa e mësimit që vazhdon, hartohet për t’i lejuar ata vetë të përsiatin për vizitën e Shpëtimtarit. Përpara orës së mësimit, përgatitni udhëzimet dhe pyetjet vijuese në një fletushkë për secilin student (ose i shkruani në tabelë apo në një fletë afisheje). U lejoni studentëve kohë të mjaftueshme për të lexuar 3 Nefin 11:11–17 dhe për t’i ndjekur udhëzimet në fletushkë. I nxitni ata të përsiatin me kujdes kuptimin e këtyre vargjeve ndërsa i studiojnë ato.

  1. Lexoni në heshtje 3 Nefi 11:11–12. Kërkoni atë që Jezu Krishti dëshironte që njerëzit të dinin rreth Tij dhe rreth asaj që Ai kishte bërë gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri. Përsiatini pyetjet që vijojnë:

    • Cila nga thëniet e Shpëtimtarit tek 3 Nefi 11:11 është më domethënëse për ju? Përse?

    • Çfarë donte të thoshte Shpëtimari kur Ai tha: “Unë kam pirë nga ajo kupë e hidhur që Ati më dha”? Përse është e rëndësishme të dimë se Jezu Krishti gjithmonë ka qenë i nënshtruar ndaj vullnetit të Atit Qiellor?

  2. Lexoni 3 Nefi 11:13–15 dhe përsiatni pyetjet vijuese:

    • Çfarë i ftoi Shpëtimtari të bënin nefitët? Çfarë donte Ai që ata të dinin si rezultat i kësaj përvoje?

    • Njerëzit shkuan te Shpëtimtari “një e nga një, derisa ata të gjithë shkuan përpara” (3 Nefi 11:15). Duke marrë parasysh se ishin rreth 2.500 njerëz në turmë (shih 3 Nefi 17:25), çfarë na mëson kjo rreth mënyrës se si Shpëtimtari ndihet rreth secilit prej nesh?

  3. Jepuni përgjigje pyetjeve që vijojnë, në një fletore shënimesh ose në një ditar të studimit të shkrimeve të shenjta:

    • Si mendoni ju, përse Zoti donte që njerëzit ta shihnin dhe ta preknin Atë “një nga një”?

    • Si mendoni se do të ndikoheshit po të ishit në gjendje t’i preknit plagët që mori Shpëtimtari ndërsa shlyente për mëkatet tuaja?

  4. Merrni parasysh ta shkruani të vërtetën vijuese në buzë të shkrimeve tuaja të shenjta pranë 3 Nefit 11:11–15. Jezu Krishti më fton mua të marr një dëshmi vetjake se Ai është Shpëtimtari im. U jepni përgjigje pyetjeve që vijojnë, në një fletore shënimesh ose në një ditar të studimit të shkrimeve të shenjta:

    • Çfarë përvojash ju kanë udhëhequr për të fituar vetë dëshminë tuaj se Jezu Krishti është Shpëtimtari juaj?

    • Si mendoni ju, çfarë do të donte Shpëtimtari që ju të bënit për ta forcuar dëshminë tuaj për Të?

    • Kur e keni ndier se Shpëtimtari ju njeh dhe ju ka bekuar në mënyrë individuale?

Pasi studentët të kenë pasur kohë të mjaftueshme për ta përfunduar këtë veprimtari, e ftoni një student të lexojë me zë të lartë 3 Nefin 11:16–17. Vëreni klasën ta ndjekë atë, duke kërkuar atë që bënë njerëzit pasi patën këtë përvojë vetjake me Shpëtimtarin. Ju mund të doni të shpjegoni se hosana është një fjalë hebraike që do të thotë “shpëto tani” ose “të lutemi na shpëto” dhe përdoret përmes të gjitha shkrimeve të shenjta si thirrje përlëvdimi dhe përgjërimi (shih Bible Dictionary, “Hosanna”; Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Hosana”, scriptures.lds.org).

  • Si mendoni ju, përse njerëzit thirrën “hosana” pas përvojës së tyre me Shpëtimtarin?

I ftoni studentët të hedhin një vështrim më të kujdesshëm te 3 Nefi 11:15. U kërkoni atyre të përcaktojnë atë që bënë njerëzit pasi i kishin parë dhe prekur plagët e Shpëtimtarit. (Njerëzit dhanë dëshmi, ose dëshmuan, se ishte Jezu Krishti.)

  • A na duhet të jemi në gjendje ta shohim dhe ta prekim Shpëtimtarin për të ditur se Ai jeton? (Shih Moroni 10:5.) Si mund të “dëshm[ojmë]” për Jezu Krishtin?

  • Si mund ta përshtatim 3 Nefin 11:15 për veten tonë? Çfarë duhet të bëjë secili prej nesh pasi ta marrë një dëshmi për Jezu Krishtin? (Kur marrim një dëshmi vetjake për Jezu Krishtin, është përgjegjësia jonë për të dhënë dëshmi për Të.)

Përfundojeni orën e mësimit duke i ftuar studentët të tregojnë rreth rasteve kur ata i kanë ndarë dëshmitë e tyre për Jezu Krishtin me të tjerët. Nëse e lejon koha, i ftoni të japin një dëshmi të shkurtër për Shpëtimtarin të gjithë ata që dëshirojnë për ta bërë këtë, dhe, ndoshta, të tregojnë atë që kanë bërë për t’i fituar dëshmitë e tyre. Nëse koha e lejon, ju gjithashtu mund t’i ftoni ata të tregojnë sot disa nga gjërat që shkruan ose ndien gjatë studimit të tyre për 3 Nefin 11.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

3 Nefi 11:3. “Një zë i vogël”

Presidenti Bojd K. Paker, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si zëri i Frymës së Shenjtë vepron mbi mendjet dhe zemrat tona:

“Zëri i Shpirtit vjen si një ndjesi më shumë sesa një zë. Ju do të mësoni, siç unë kam mësuar, të ‘dëgjoni’ për atë zë që ndihet më shumë sesa dëgjohet. …

Dhurata e Frymës së Shenjtë, nëse e miratoni, do t’ju drejtojë e mbrojë dhe madje do të korrigjojë veprimet tuaja. Ai është një zë shpirtëror që vjen në mendje si një mendim apo ndjenjë e vendosur në zemrën tuaj.

Nuk pritet që ju ta kaloni jetën pa bërë gabime, por ju nuk do të bëni gabime të mëdha pa qenë të paralajmëruar më parë nga nxitjet e Shpirtit” (“Këshillë për Rininë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 17–18).