Biblioteka
Mësimi 30: 2 Nefi 9:27–54 dhe 2 Nefi 10


Mësimi 30

2 Nefi 9:27–54 dhe 2 Nefi 10

Hyrje

Pasi dëshmoi se Jezu Krishti çliron të gjithë njerëzimin nga pasojat e Rënies dhe na ofron falje për mëkatet tona, Jakobi përfundoi predikimin e tij. Ai paralajmëroi kundër qëndrimeve dhe veprimeve që çojnë në ndarje nga Zoti dhe dëshmoi për qëndrime dhe veprime që u lejojnë njerëzve të vijnë te Krishti dhe të shpëtohen. Në ditën tjetër, Jakobi përsëriti se edhe pse shtëpia e Izraelit do të shpërndahej për shkak të mëkatit, Zoti do t’i kujtojë besëlidhjet e Tij me ta dhe do t’i mbledhë kur ata do të pendoheshin dhe ktheheshin tek Ai. Jakobi profetizoi për Kryqëzimin e Jezu Krishtit. Ai gjithashtu profetizoi se toka e premtuar e popullit të tij do të ishte një vend lirie, i fortifikuar kundër të gjitha kombeve dhe i lirë nga sundimi i mbretërve. Jakobi e nxiti popullin e tij të pajtonte veten me vullnetin e Perëndisë dhe të kujtonte se ata mund të shpëtoheshin vetëm nëpërmjet hirit të Perëndisë.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 9:27–54

Jakobi i fton të vijnë të gjithë në Krisht dhe i paralajmëron për qëndrime dhe veprime që na ndajnë nga Zoti

Në tabelë, shkruani frazat përse kam nevojë për ndihmë dhe çfarë duhet të bëj. Vëreni klasën të përfytyrojë një person që ka një sëmundje të tmerrshme.

  • Përse është e rëndësishme që ky person të kuptojë nevojën për të kërkuar ndihmë?

  • Përse është e rëndësishme që personi të kuptojë gjithashtu se çfarë duhet të bëjë për të marrë ndihmë?

  • Çfarë do të rezultojë nëse personi kupton nevojën për ndihmë por nuk kupton se çfarë duhet të bëjë për ta marrë atë?

Kujtojuni studentëve se në mësimin e mëparshëm, ata studiuan pasojat e Rënies dhe rrjedhimet e mëkateve tona, duke mësuar përse kemi nevojë për Shpëtimtarin. Dëshmoni se Ai do që të na ndihmojë dhe të na çlirojë nga mëkatet tona. Kërkojuni studentëve të mendojnë nëse e dinë çfarë duhet të bëjnë për të marrë të gjitha bekimet e Shlyerjes.

Shpjegoni se Jakobi donte ta ndihmonte popullin e tij të zgjidhte “udhën e jetës së përjetshme” (2 Nefi 10:23). Ai i ndihmoi ata të kuptojnë se do të merrnin jetë të përjetshme vetëm nëse do të “[vinin] te Zoti” (2 Nefi 9:41). Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 9:41. Vëreni klasën të kërkojë për përshkrimin e Jakobit për “udhën” që ne duhet të ndjekim.

  • Çfarë do të thotë të vish te Zoti? (Ju mund të doni t’i nxitni studentët ta përfytyrojnë jetën e tyre si një udhë. Vërini ata të mendojnë qetësisht se për ku çon udha e tyre. A po i çojnë zgjedhjet e tyre më afër Shpëtimtarit?)

  • Çfarë fjalësh përdori Jakobi për të përshkruar “udhën”? Çfarë na mësojnë fjalët e ngushtë dhe [e] drejtë rreth mënyrës se si duhet të jetojmë?

Vini në dukje se në lidhje me udhën e ngushtë dhe të drejtë, Jakobi përdori përfytyrimin e një porte. Ai e kishte fjalën për Shpëtimtarin si ruajtësi i asaj porte. Ndani dëshminë tuaj që ne mund të falemi për mëkatet tona dhe të marrim jetë të përjetshme vetëm nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij. Çdo gjë që bëjmë që të çon në jetë të përjetshme – përfshirë ordinancat që marrim, lutjet që bëjmë, dëshmitë që ndajmë dhe mënyra se si jetojmë – duhet të bëhen në emër të Jezu Krishtit.

  • Përse është e rëndësishme për ju që Shpëtimtari “nuk punëson shërbëtorë aty”? (Ju mund të doni të vini në dukje se Zoti vërtet i quan shërbëtorë, të tillë si peshkopët dhe presidentët e kunjeve, që të veprojnë në emër të Tij si gjykatës të njerëzve. Sidoqoftë, Ai do të jetë Gjykatësi ynë përfundimtar dhe do të japë miratimin përfundimtar sipas mënyrës që kemi jetuar.)

  • Si mund njohuria që Zoti “nuk mund të mashtrohet” të ndikojë në përpjekjet tona për të ardhur tek Ai?

Shpjegoni se te gjithë pjesa tjetër e 2 Nefit 9, mësimet e Jakobit na ndihmojnë të kuptojmë se si qëndrimet dhe veprimet tona ndikojnë aftësinë tonë për të ardhur te Shpëtimtari. Disa qëndrime dhe veprime na ndihmojnë të vijmë te Krishti, ndërsa të tjera na pengojnë në ardhjen tek Ai.

Për t’i ndihmuar studentët të zbulojnë disa nga këto qëndrime dhe veprime, hiqni një vijë vertikale te qendra e tabelës. Në një anë të vijës, shkruani Të Larguarit e Vetes Tonë nga Krishti. Poshtë saj, shkruani:

1. 2 Nefi 9:27–33

2. 2 Nefi 9:34–39

Në anën tjetër të vijës, shkruani Ardhja te Krishti. Poshtë saj, shkruani:

3. 2 Nefi 9:23, 39, 42, 45–46

4. 2 Nefi 9:49–52

Caktojini çdo studenti një numër midis 1-shit dhe 4-ës. Ftojini studentët që të lexojnë qetësisht vargjet që shoqërohen nga numri që u është caktuar atyre. Kërkojuni studentëve të caktuar në grupet 1 dhe 2 të përcaktojnë qëndrimet dhe veprimet që mund të na largojnë nga Shpëtimtari. Kërkojuni studentëve të caktuar në grupet 3 dhe 4 të përcaktojnë qëndrimet dhe veprimet që na ndihmojnë të vijmë te Shpëtimtari dhe të marrim bekimet e Shlyerjes së Tij. Ju mund të doni t’i nxitni studentët t‘i shënojnë gjetjet e veta në librat e tyre të shkrimeve të shenjta.

Pas disa minutash, ftoni vullnetarë nga grupet 1 dhe 2 të vijnë në tabelë dhe të renditin qëndrimet dhe veprimet që kanë përcaktuar të cilat na largojnë nga Shpëtimtari. Diskutoni disa nga paralajmërimet e Jakobit duke drejtuar disa prej pyetjeve vijuese ose të gjitha:

  • Jakobi përmendi të mësuarin dhe paratë, të cilat mund të jenë të dyja të mira. Në ç’mënyrë zgjedhjet tona rreth të mësuarit dhe parave mund të na largojnë nga ardhja te Zoti? (Vini në dukje se 2 Nefi 9:28–29 është një fragment për zotërimin e shkrimit të shenjtë. Ju mund t’i nxitni studentët ta shënojnë këtë fragment.)

  • Si mendoni, çfarë do të thotë të jesh shpirtërisht i shurdhër apo i verbër? (Shih 2 Nefi 9:31–32.)

  • Fraza “nuk janë rrethprerë në zemër” (2 Nefi 9:33) u drejtohet atyre, zemrat e të cilëve nuk janë të hapura për Perëndinë dhe që nuk janë të gatshëm të mbajnë besëlidhjet me Të. Si na pengon kjo rrethanë nga marrja e bekimeve të plota të Shlyerjes?

  • Cilat janë disa forma të adhurimit të idhujve sot? (Shih 2 Nefi 9:37.)

Ftoni studentë nga grupet 3 dhe 4 të dalin tek tabela dhe të renditin qëndrime dhe veprime që kanë zbuluar të cilat do të na sjellin te Shpëtimtari dhe do të na ndihmojnë të marrim bekimet e Shlyerjes. Për t’i ndihmuar studentët të analizojnë atë që kanë zbuluar, drejtojini disa nga pyetjet vijuese apo të gjitha:

  • Te 2 Nefi 9:23, Jakobi na kujton për urdhrin e Zotit për t’u penduar dhe pagëzuar. Si na ndihmon përtëritja e besëlidhjeve të pagëzimit nëpërmjet sakramentit për të ardhur te Zoti dhe për të marrë bekimet e Shlyerjes së Tij?

  • Çfarë mendoni se do të thotë të jesh “mendje-kontrolluar nga shpirti”? (2 Nefi 9:39). Cilat janë disa veprimtari që mund të na ndihmojnë të jemi mendje-kontrolluar nga shpirti?

  • Çfarë do të thotë të “largoh[esh] nga mëkatet [e tua]”? (2 Nefi 9:45).

  • Çfarë mendoni se donte të thoshte Jakobi kur tha të pish, të hash dhe “kënaqe[sh] në bollëk”? (Shih 2 Nefi 9:50–51. Ju mund të doni të shpjegoni se këto vargje flasin për ushqimin shpirtëror.)

Dëshmoni se ndërsa vijmë te Zoti dhe jetojmë sipas vullnetit të Tij, ne do të marrim bekimet e plota të Shlyerjes. Shkruajeni këtë parim në tabelë mbi listën që kanë krijuar studentët.

Nxitini studentët të përsiaten mbi fakte që kanë parë për këtë parim në jetën e tyre. Ftojini ata të shkruajnë në ditarët e studimit të shkrimeve të shenjta ose në fletoret e tyre të klasës rreth mënyrës se si kanë ardhur më afër Shpëtimtarit nëpërmjet një apo më shumë qëndrimeve dhe veprimeve në listën e dytë në tabelë. Ftoni disa studentë të tregojnë atë që kanë shkruar (por ndihmojini të kuptojnë se duhet të mos ndihen të detyruar të tregojnë përvoja që janë tepër personale apo të brendshme).

2 Nefi 10

Jakobi nxit popullin e tij të gëzohet dhe të vijë te Zoti

Pyetini studentët nëse kanë marrë ndonjëherë një dhuratë që ishte veçanërisht domethënëse, sepse dikush kishte bërë përpjekje të madhe apo sakrificë të madhe për ta dhënë dhuratën. Merrni parasysh të ftoni një apo dy studentë të tregojnë përvojat e tyre.

  • Si mund të shprehim mirënjohje për dhurata të tilla?

  • Si mund të shprehim mirënjohje për dhuratën e Shlyerjes së Shpëtimtarit?

Shpjegoni se ditën pasi Jakobi bëri predikimin e tij mbi Shlyerjen e Jezu Krishtit, ai përsëri dëshmoi për çlirimin e Zotit nga pasojat e mëkatit. Ai e mësoi popullin e tij rreth mënyrës se si ata duhet të përgjigjen ndaj dhuratës së Shlyerjes.

Përmblidhni 2 Nefin 10:1–19 duke shpjeguar se Jakobi përsëriti se edhe pse shtëpia e Izraelit do të shpërndahej për shkak të mëkatit, Zoti do t’i kujtojë besëlidhjet e Tij me ta dhe do t’i mbledhë kur ata do të pendohen dhe kthehen tek Ai. Ju mund të doni të vini në pah se 2 Nefi 10:3 është vargu i parë në Librin e Mormonit që përdor titullin Krisht kur i drejtohet Shpëtimtarit.

Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 10:20, 23–25. Ftojeni klasën të përcaktojë se çfarë na nxit Jakobi të bëjmë në përgjigje të dhuratës së Shlyerjes. Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta shënojnë atë që kanë gjetur në këto vargje. Ftojini të tregojnë atë çka gjejnë.

Përgatitni një fletushkë me pyetjet vijuese (ose i shkruani pyetjet në tabelë përpara se të fillojë ora mësimore). Ftojini studentët të zgjedhin një pyetje dhe të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre rreth asaj pyetjeje me një partner/e.

  • Duke pasur parasysh atë që kemi studiuar rreth Shpëtimtarit, çfarë doni të kujtoni gjithmonë rreth Tij?

  • Përse është pendimi një mënyrë e rëndësishme për të treguar mirënjohjen tonë për atë që Zoti ka bërë për ne?

  • Çfarë keni mësuar rreth Shpëtimtarit që ju ndihmon të ndieni shpresë?

Përfundoni duke shpjeguar se fjala pajtoj te 2 Nefi 10:24 do të thotë të sjellësh njerëzit apo gjërat në harmoni apo marrëveshje me njëra-tjetrën. Për shembull, dy miq duhet të pajtohen me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.

  • Çfarë mendoni se do të thotë të pajtojmë veten me vullnetin e Perëndisë?

Ftojini studentët të përsiaten mbi çfarë kanë mësuar dhe ndier ndërsa kanë studiuar dhe diskutuar 2 Nefin 9–10. Ftojini të kërkojnë drejtim nga Shpirti i Shenjtë që t’i ndihmojë të përcaktojnë diçka që do të bëjnë për ta pajtuar veten me vullnetin e Perëndisë dhe të marrin më plotësisht nga bekimet e Shlyerjes. Për shembull, një student mund të zotohet që të dëgjojë disa këshilla nga Perëndia (shih 2 Nefi 9:29), të largohet nga një mëkat i caktuar (shih 2 Nefi 9:45), apo të përcaktojë një mënyrë për të kujtuar Shpëtimtarin më shpesh gjatë çdo dite (shih 2 Nefi 10:20). Nxitini studentët të bëjnë çfarëdo që nevojitet për të “pajt[uar veten e tyre] me vullnetin e Perëndisë” (2 Nefi 10:24). Dëshmoni për bekimet nga të bërit e kësaj.

Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 9:28–29

Shënim: Veprimtaria vijuese është hartuar për t’i ndihmuar studentët që të zotërojnë 2 Nefin 9:28–29. Për shkak të kohëzgjatjes së mësimit të sotëm, ju mund të doni ta përdorni veprimtarinë një ditë tjetër, kur të keni më shumë kohë.

Udhëhiqeni klasën në leximin me zë të lartë së bashku të 2 Nefit 9:28–29.

  • Cilat janë disa kurthe ku mund të biem ndërsa përpiqemi të mësojmë? Si mund të përpiqemi të mësojmë por t’i shmangim këto kurthe?

  • Çfarë mund të na ndihmojë “të dëgjoj[më] këshillat e Perëndisë” ndërsa përpiqemi të mësojmë?

Nxitini studentët të vazhdojnë të marrin pjesë në seminar tani dhe të planifikojnë të marrin pjesë në institut pasi të diplomohen nga seminari.