Biblioteka
Mësimi 24: 2 Nefi 2 (Pjesa 2)


Mësimi 24

2 Nefi 2 (Pjesa 2)

Hyrje

Mësimi i kaluar mbi 2 Nefin 2 përqendrohej në Rënien e Adamit dhe Evës dhe Shlyerjen e Jezu Krishtit. Ky mësim përqendrohet në mësimet e Lehit rreth doktrinës së lirisë së zgjedhjes, përfshirë të vërtetën që ne jemi të lirë të zgjedhim lirinë dhe jetën e përjetshme nëpërmjet Jezu Krishtit.

Në këtë mësim, studentët do të kenë rastin t’i japin mësim njëri-tjetrit. Përpara se të fillojë ora mësimore, përgatitni fletë të shtypura që përmbajnë udhëzimet e këtij mësimi. Njihuni me secilin grup udhëzimesh në mënyrë që të mund t’i ndihmoni studentët ndërsa përgatiten të japin mësim.

Sugjerime për Mësimdhënien

2 Nefi 2:11–18, 25–30

Lehi jep mësim rreth lirisë së zgjedhjes dhe pasojave të zgjedhjeve tona

Shkurtimisht u kujtoni studentëve se në mësimin e kaluar, ata studiuan mësimet e Lehit te 2 Nefi 2 rreth Rënies së Adamit dhe Evës dhe bekimeve të Shlyerjes së Jezu Krishtit. Zgjedhja e Adamit dhe Evës na lejoi ne të vijmë në tokë (shih 2 Nefi 2:25), ku përjetojmë dëshpërim, dhembje dhe vdekje. Me anë të Shlyerjes, Jezu Krishti na shëlben nga Rënia dhe ofron shëlbim nga mëkatet tona (shih 2 Nefi 2:26). Për shkak të Shlyerjes, ne jemi të lirë të zgjedhim lirinë dhe jetën e përjetshme ose robërinë dhe vdekjen (shih 2 Nefi 2:27).

Shpjegoni se ndërsa studentët vazhdojnë studimin e 2 Nefit 2 në këtë mësim, ata do të kenë rastin t’i japin mësim njëri-tjetrit parimet e lirisë së zgjedhjes që Lehi i shpjegoi birit të tij Jakob. I ndani studentët në katër grupe. I jepni çdo grupi një nga grupet vijuese të udhëzimeve për t’i ndihmuar të përgatiten të japin mësim (përpara se të fillojë ora mësimore përgatitni fletushka të shtypura që përmbajnë këto udhëzime). Nëse klasa ka më pak se katër studentë, i jepni një grup udhëzimesh çdo studenti dhe jepeni vetë mësim materialin që përmbajnë grupet e tjera.

Çdo grup udhëzimesh përmban pesë detyra. Nxitini të gjithë studentët të marrin pjesë duke u siguruar që çdo person në çdo grup të marrë një detyrë. Në grupe me më shumë se pesë, studentët mund të kenë detyrë së bashku. Në grupe me më pak se pesë studentë, disa individë do të duhet të bëjnë më shumë se një detyrë. Informojini studentët se do të kenë rreth tre minuta kohë për t’u përgatitur dhe se çdo grup do të ketë rreth pesë minuta për të dhënë mësim.

Grupi 1: Perëndia na krijoi që të veprojmë

  1. Ngrini një copë shkëmbi përpara klasës. Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 2:14. Përpara se ai apo ajo të lexojë, kërkojini klasës të kërkojë përshkrimin e Lehit të dy llojeve të gjërave që Perëndia krijoi në qiej dhe në tokë. (“Gjërat që veprojnë dhe gjërat që pësojnë”.) Pyetni: Si lidhet ky varg me ne dhe me shkëmbin? (Ne ishim krijuar për të vepruar, ndërsa shkëmbi ishte krijuar për të pësuar. Shkëmbi, si shumë krijime të tjera, nuk mund të veprojë vetë.)

  2. Kërkojini një studenti të lexojë fjalinë e parë te 2 Nefi 2:16. Pyeteni klasën: Përse mendoni se është e rëndësishme në planin e Atit Qiellor për shpëtimin që ne të veprojmë vetë? Pasi studentët të jenë përgjigjur, pyetni: Si ndodh që ndonjëherë ne presim më mirë të pësojmë sesa të veprojmë vetë?

  3. Shkruani DeB 58:26–28 në tabelë. Ftojeni klasën t’i kthehet këtij fragmenti. Udhëhiqini ata në leximin e tij së bashku me zë të lartë.

  4. Pyetni: Çfarë mund të mësojmë nga Doktrina e Besëlidhje 58:26–28 rreth të vepruarit vetë? Cilat janë disa mënyra që mund të kërkojmë për të qenë të përfshirë me zell për të shkaktuar shumë drejtësi? Kur keni parë që zelli juaj ka shkaktuar shumë drejtësi? (Pasi janë përgjigjur një apo dy studentë, ju mund gjithashtu të doni të ndani një përvojë.)

  5. Jepni dëshminë tuaj rreth rëndësisë së të vepruarit vetë dhe të kërkuarit për të shkaktuar shumë drejtësi.

Grupi 2: Joshja e mirë dhe joshja e keqe

  1. Ftoni një student që të lexojë fjalinë e dytë në 2 Nefi 2:16. Pyeteni klasën: Çfarë do të thotë fjala josh? (Të ftosh, të bindësh apo të tërheqësh.)

  2. Pyeteni klasën: Cilat janë disa mënyra që Ati Qiellor na josh të bëjmë mirë? (Studentët mund të përmendin nxitje nga Fryma e Shenjtë, bekime të premtuara për bindje ndaj urdhërimeve dhe mësime nga profetë të ditëve të mëvonshme.)

  3. Lexoni 2 Nefin 2:17–18 me zë të lartë dhe ftojini studentët t’ju ndjekin në librat e tyre të shkrimeve të shenjta. Kërkojuni të gjejnë çfarë kërkon djalli për të gjithë ne. (Ai do që ne të jemi të mjerë.)

  4. Pyetni: Si mund ta dini se cilat joshje vijnë nga Perëndia dhe cilat vijnë nga djalli? (Si pjesë e këtij diskutimi, ju mund të doni t’i drejtoheni Moronit 7:16–17.) Pasi klasa të jetë përgjigjur, pyetni: Cilat janë disa shembuj gjërash që i joshin njerëzit të veprojnë ligësisht dhe që çojnë në mjerim?

  5. Jepni dëshminë tuaj rreth joshjeve të Perëndisë që çojnë në mirësi dhe lumturi dhe joshjeve të djallit që çojnë në ligësi dhe mjerim. Si pjesë e dëshmisë suaj, ju mund të doni të tregoni një përvojë për të ilustruar se si e dini që kjo është e vërtetë.

Grupi 3: Ne jemi përgjegjës për zgjedhjet tona

  1. Lexojini këtë thënie klasës:

    “Ju jeni i lirë të zgjidhni dhe të veproni, por nuk jeni i lirë të zgjidhni pasojat e veprimeve tuaja. Pasojat mund të mos jenë të menjëhershme, por gjithmonë do të vijnë nga pas” (Të Vërtetë Ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 76).

    Pyetni: Cilët janë disa shembuj pasojash që mund të mos jenë të menjëhershme por që mund të vijnë? (Një përgjigje e mundshme është se kanceri shpesh vjen nga pirja e duhanit.)

  2. Ftojini studentët të lexojnë 2 Nefin 2:26–27 qetësisht, duke kërkuar fjalë dhe fraza që tregojnë pasoja të ardhshme të zgjedhjeve që bëjmë tani. Kërkojuni studentëve të raportojnë mbi atë që gjejnë. (Përgjigjet mund të përfshijnë “ndëshkimi[n] nga ligji, në ditën e madhe dhe të fundit”, “lirinë”, “jetën e përjetshme”, “robërinë”, “vdekjen” dhe “mjer[imin]”.) Shkruani përgjigjet e studentëve në tabelë.

  3. Pyetni: Përse mendoni se është e rëndësishme për ne që të kuptojmë pasojat e zgjedhjeve tona në këtë jetë? Pasi studentët të jenë përgjigjur, pyetni: Si mund të na nxitë njohja e këtyre pasojave që të bëjmë zgjedhje të drejta?

  4. Theksoni që te 2 Nefi 2:27, Lehi thotë se ne “[jemi] të lirë të zgjedhi[m] lirinë”. Pyetni: Në përvojën tuaj, si na ndihmojnë zgjedhjet e drejta të qëndrojmë të lirë të zgjedhim? A mund të jepni shembuj lidhur me këtë? (Jini të përgatitur të jepni një shembull vetjak.)

  5. Jepni dëshminë tuaj që ne jemi përgjegjës te Perëndia për zgjedhjet tona dhe se pasojat gjithmonë vijnë pas zgjedhjeve tona.

Grupi 4: Zgjedhja e pjesës së mirë

  1. Vini një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefin 2:28. Kërkojini klasës të kërkojë katër gjëra që Lehi donte për bijtë e tij. Pasi të jetë lexuar vargu, ftojini studentët të tregojnë atë që kanë gjetur.

  2. Pyetni: Cilat janë disa mënyra që mund të shohim te Ndërmjetësi i madh, Jezu Krishti, për të na ndihmuar të bëjmë zgjedhje të drejta?

  3. Ftoni një student të lexojë me zë të lartë 2 Nefi 2:29. Pyeteni klasën: Si mund zgjedhjet tona t’i japin fuqi djallit të na robërojë? Si pjesë e këtij diskutimi, theksoni se shumë nga tundimet e Satanit synojnë “dëshirë[n e] mishit” apo orekset tona fizike. Kur njerëzit u dorëzohen këtyre tundimeve, ata mund të bëhen të varur ndaj substancave dhe sjelljeve të dëmshme. Lexoni thënien pasuese nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

    “Nga një eksperiment fillestar i menduar të jetë parëndësi, mund të pasojë një rreth vicioz. Nga prova vjen një zakon. Nga një zakon vjen vartësi. Nga një vartësi vjen vartësia e plotë. Pushtimi i tij është aq gradual. Hallkat skllavëruese të zakonit janë tepër të vogla për t’u ndier gjersa ato bëhen tepër të forta për t’u thyer.… Drogimi dorëzon më vonë lirinë e zgjedhjes” (“Addiction or Freedom”, Ensign, nëntor 1988, f. 6–7).

    Ndani dëshminë tuaj rreth drejtësisë që çon në liri nga zakonet dhe vartësitë e dëmshme.

  4. Lexojini klasës 2 Nefin 2:30. Ndërsa ju ndjekin, i ftoni ata të përqendrohen te këto fjalë: “Unë kam zgjedhur pjesën e mirë”. Pyetni: Çfarë mësimi jep kjo thënie rreth Lehit?

  5. Kërkojuni studentëve t’i përsiatin pyetjet vijuese: Cilin njihni që ka “zgjedhur pjesën e mirë” si Lehi? Në cilat mënyra do të donit ta ndiqni shembullin e këtij personi? Pasi studentët të kenë pasur kohë për t‘u përsiatur, kërkoni nga një apo dy të japin mendimet e tyre. Pastaj jepni vetë mendimet tuaja.

Shënim për mësuesin: Për të përfunduar, ftojini studentët të përsiaten nëse zgjedhjet e tyre po i çojnë drejt lirisë dhe jetës së përjetshme apo drejt robërisë, vdekjes shpirtërore dhe mjerimit. Sigurojini studentët se çfarëdo zgjedhjesh të dobëta që mund të kenë bërë tashmë, mund të kapërcehet nëpërmjet besimit në Jezu Krisht dhe pendimit. Dëshmoni për Shpëtimtarin, Shlyerjen e Tij dhe aftësinë e Tij për të na forcuar në përpjekjet tona për të bërë zgjedhje që do të na çojnë në lumturi dhe jetë të përjetshme.

Zotërim i Shkrimit të Shenjtë – 2 Nefi 2:27

Për të ndihmuar studentët të mbajnë mend përmendsh 2 Nefin 2:27, shkruani germën e parë të çdo fjale në tabelë, si më poshtë: K q, nj j t l s m; dh t gj gj u j dh a t c j t n p nj. Dh a j t l t z l dh j e p n N t m t t gj nj, o t z r dh v, s r dh f s d; p a k q t gj nj t j t m s ë a v. (Ju gjithashtu mund të doni të nxitni studentët ta shënojnë këtë fragment në një mënyrë të dallueshme që të mund ta gjejnë shpejt.)

Vini studentët të deklamojnë 2 Nefin 2:27 së bashku (duke përdorur librat e tyre të shkrimeve të shenjta sipas nevojës) gjersa ata të mund ta deklamojnë të gjithë vargun duke përdorur vetëm germat e para për t’i ndihmuar. Pastaj fshini disa nga germat dhe vërini përsëri ta deklamojnë shkrimin e shenjtë së bashku. Vazhdojeni këtë proces derisa të gjitha germat të jenë fshirë dhe klasa të mund ta recitojë të gjithë vargun përmendsh. Si pjesë e këtij aktiviteti, ju mund të doni të tregoni thënien e mëposhtme nga Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Një shkrim i shenjtë që futet në kujtesë, bëhet një mik i përhershëm që nuk dobësohet me kalimin e kohës” (“Fuqia e Shkrimeve të Shenjta” Ensign ose Liahona, nëntor 2011, f. 6).

Shënim: Ju mund të keni kohë ta përdorni këtë veprimtari diku në këtë mësim. Nëse nuk keni kohë, merrni parasysh përdorimin e tij në një mësim tjetër.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

2 Nefi 2:29. “Dëshir[a e] mishit dhe ligësisë që është në të”

Ky varg nuk do të thotë se trupat tanë janë të këqinj. Më saktë, ai përshkruan një aspekt të gjendjes sonë të rënë. Libri “Të Vërtetë Ndaj Besimit” përfshin këtë shpjegim: “Në këtë gjendje të rënë ne kemi kontradiktë brenda nesh. Ne jemi fëmijët shpirtërorë të Perëndisë, me mundësinë që të jemi ‘pjesëtarë të natyrës hyjnore’ (2 Pjetri 1:4). Megjithatë, ‘jemi të padenjë para [Perëndisë]; për shkak të rënies, natyra jonë është bërë e ligë vazhdimisht’ (Ethëri 3:2). Na nevojitet të përpiqemi vazhdimisht që të mposhtim ndjenjat dhe dëshirat e padrejta” (Të Vërtetë Ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin [2004], f. 142).