Biblioteka
Mësimi 141: Jakob 2


Mësimi 141

Jakob 2

Hyrje

Jakobi i nxiti shenjtorët që t’i shtrinin dorën e ndihmës të shtypurve dhe dha mësim se pasuesit e vërtetë të Jezu Krishtit nuk duhet t’i parapëlqejnë të pasurit më shumë se sa të varfrit. Jakobi dha gjithashtu mësim për marrëdhënien midis besimit dhe veprave.

Sugjerime për Mësimdhënien

Jakob 2:1–13

Jakobi u mëson pasuesve të Krishtit që të mos mbajnë anën e të pasurve

Përzgjidheni rastësisht një student/e dhe jepini atij apo asaj një karamele të vogël. Tregojini klasës se ju i dhatë këtij/kësaj studenti/je një karamele për një arsye që ju e keni zgjedhur në mënyrë arbitrare (për shembull, ngaqë ai/ajo student/e kishte veshur ngjyrën tuaj të parapëlqyer, ose ngaqë ai apo ajo solli një objekt të caktuar në klasë).

  • Si ju bëri të ndiheni ju të tjerëve mënyra se si e trajtova këtë student?

  • Përse nganjëherë njerëzit bëjnë dallime?

Kërkojuni studentëve të mendojnë për raste të tjera kur ata e kanë parë dikë të trajtohet më mirë se të tjerët dhe të shqyrtojnë mënyrën se si i bëri të ndiheshin.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Jakobin 2:1–4. Kërkojini këtij studenti të lexojë edhe Jakobin 2:1 [tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta], i cili përfshin Përkthimin prej Joseph Smith-it të Jakobit 2:1. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë për të cilën Jakobi i paralajmëroi shenjtorët.

  • Për çfarë i paralajmëroi Jakobi shenjtorët?

Vini në dukje se “të bëni dallime midis njerëzve” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Jakobi 2:1) do të thotë të mbani anën e një personi apo të një grupi njerëzish, ndërkohë që i keqtrajtoni të tjerët për shkak të rrethanave apo karakteristikave të tyre.

  • Çfarë shembulli të mbajtjes së anës tregoi Jakobi?

  • Cilët janë disa shembuj në kohën tonë të individëve që mbajnë anën e disa njerëzve, ndërkohë që i keqtrajtojnë të tjerët për shkak të rrethanave apo karakteristikave të tyre?

Përmblidheni Jakobin 2:5–7, duke shpjeguar se Jakobi vazhdoi t’i qortonte shenjtorët që mbanin anën e të pasurve. Ai u mësoi atyre se Perëndia i kishte zgjedhur të varfrit për të qenë të pasur në besim dhe trashëgimtarë të mbretërisë së Tij. Jakobi u kujtoi gjithashtu shenjtorëve se kishin qenë të pasurit që i kishin shtypur ata dhe kishin bërë blasfemi kundrejt Zotit.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Jakobin 2:8, duke kërkuar atë që Jakobi u kujtoi shenjtorëve të bënin që do t’i ndihmonte ata t’i zhduknin dallimet.

  • Çfarë u kujtoi Jakobi shenjtorëve të bënin?

  • Si mendoni ju, përse ky urdhërim përmendej si “ligji mbretëror”? (Jakob 2:8).

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga këto vargje rreth mënyrës se si dishepujt besnikë të Jezu Krishtit i trajtojnë njerëzit? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Dishepujt besnikë të Jezu Krishtit i duan të gjithë njerëzit, pavarësisht nga rrethanat e tyre. Shkruajeni këtë parim në tabelë.)

  • Gjatë shërbesës së Tij në vdekshmëri, në ç’mënyrë ishte Shpëtimtari një shembull i dashurisë për të tjerët pavarësisht nga rrethanat e tyre?

Kërkojuni studentëve të mendojnë për dikë që përpiqet t’i dojë të gjithë njerëzit. Ftojini disa studentë që t’i tregojnë klasës se për kë menduan dhe përse.

Kërkojuni studentëve që të shqyrtojnë mënyrën se si ata i trajtojnë të tjerët. Nxitini ata të kërkojnë mundësi që ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit për t’i dashur të tjerët.

Ftojini studentët të përfytyrojnë që, pasi i dëgjojnë mësimet e Jakobit për t’i dashur të gjithë njerëzit, ata dëgjojnë dikë që thotë se nuk është ndonjë problem i madh nëse mbajmë anën e disa njerëzve ndërkohë që i keqtrajtojmë të tjerët. Ky person thotë gjithashtu se ka gjëra edhe më të këqija që ne mund të bëjmë.

  • Çfarë problemesh mund të na dalin nga pasja e një botëkuptimi të tillë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Jakobin 2:9–10. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar arsyen se përse është një çështje serioze të mos i duash të gjithë njerëzit pavarësisht nga rrethanat e tyre.

  • Përse është një çështje serioze të mos i duash të gjithë njerëzit pavarësisht nga rrethanat e tyre?

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga mësimet e Jakobit në këto vargje? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Nëse kryejmë qoftë edhe një mëkat, ne bëhemi fajtorë përpara Perëndisë.)

  • Sipas Jakobit 2:10, cila është pasoja e përjetshme e shkeljes qoftë edhe të një prej urdhërimeve të Perëndisë? (Ne bëhemi sikur të ishim “fajtor[ë] në të gjitha pikat” në atë që jemi të papastër dhe si rrjedhojë, jo në gjendje për të jetuar me Perëndinë [shih edhe 1 Nefi 10:21].)

  • Përse mund të kemi ende shpresë, edhe pse mosbindja ndaj Perëndisë na bën të papastër për të jetuar me Perëndinë?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë:

Pamja
Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Jo gjithçka humbet.

Hiri i Perëndisë është shpresa jonë e madhërishme dhe e pafundme.

Nëpërmjet flijimit të Jezu Krishtit, plani i mëshirës plotëson kërkesat e drejtësisë [shih Alma 42:15] ‘dhe u sjell njerëzve mjete që ata të mund të kenë besim deri në pendim’ [Alma 34:15].

Mëkatet tona, edhe sikur të mund të jenë të kuqe flakë, mund të bëhen të bardha si bora [shih Isaia 1:18]. Ngaqë Shpëtimtari ynë i dashur ‘e dha veten si çmim për të gjithë’ [1 Timoteut 2:6], një hyrje për në mbretërinë e Tij të amshuar sigurohet për ne [shih 2 Pjetër 1:11]” (“Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 108).

  • Çfarë duhet të bëjmë ne që të jemi të denjë për të hyrë në mbretërinë e Zotit nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit?

  • Si mund të na ndihmojë parimi që përcaktuam në vargun 10, për ta vlerësuar më plotësisht Shlyerjen e Jezu Krishtit?

Përmblidheni Jakobin 2:11–13, duke shpjeguar se Jakobi dha një shembull të parimit që u dha mësim në vargun 10. Ai më pas i nxiti besimtarët që t’i trajtonin të tjerët plot mëshirë, sepse ata që i trajtojnë të tjerët pa mëshirë do të gjykohen pa mëshirë.

Jakob 2:14–26

Jakobi jep mësim rreth rolit të besimit dhe veprave në shpëtimin tonë

Ftojini studentët të hamendësojnë sikur një i ri e pranon se ka mëkatuar. Ai beson në Shlyerjen e Jezu Krishtit dhe në aftësinë e Shpëtimtarit për ta shpëtuar atë. Ai thotë se gjithçka që duhet të bëjë është të besojë dhe Zoti do ta falë atë, pa bërë asnjë përpjekje nga ana e tij.

Kërkojuni studentëve të marrin në shqyrtim nëse vetëm bindja e këtij të riu është e mjaftueshme që ai të falet për mëkatet e tij.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Jakobin 2:14. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar ato pyetje që Jakobi u bëri shenjtorëve rreth besimit.

  • Çfarë pyetjesh u bëri Jakobi shenjtorëve rreth besimit?

  • Si mendoni ju, ç’lloj veprave po u referohej Jakobi?

Shpjegoni se Jakobi po korrigjonte një ide të rreme për besimin. Disa njerëz e kishin keqkuptuar besimin sikur të ishte thjesht një shprehje gojore e bindjes. Në kontekstin e Jakobit 2:14, Jakobi e përdori termin vepra ndryshe nga mënyra se si e kishte përdorur Apostulli Pal. Kur Pali e përdori termin vepra, ai iu referua veprave të ligjit të Moisiut. Kur Jakobi e përdori termin vepra, ai iu referua veprimeve të përkushtimit ose punëve të drejtësisë.

Siç shënohet te Jakobi 2:15–16, Jakobi përdori një analogji që të ilustronte përgjigjen për pyetjen e tij në vargun 14. Ftojini dy studentë të dalin përpara klasës. Kërkojini njërit prej studentëve të hiqet si një lypës që përgjërohet për ushqimin, veshjen dhe strehimin që atij apo asaj i nevojitet për të mbijetuar. Ftojeni studentin tjetër të veprojë si dikush që mund ta ndihmojë lypësin. Ftojeni një student të tretë që ta lexojë Jakobin 2:15–16 me zë të lartë, ndërkohë që dy studentët e tjerë interpretojnë me role atë që përshkruhet në këto vargje.

  • Çfarë ka të gabuar me përgjigjen që iu dha studentit lypës? A do të ishte përgjigjja e studentit tjetër e mjaftueshme për ta shpëtuar lypësin?

Ftojeni një student ta lexojë Jakobin 2:17–18 me zë të lartë. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që dha mësim Jakobi rreth besimit.

  • Çfarë mendoni se do të thotë fraza “besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur” (vargu 17)?

  • Si na ndihmon analogjia e Jakobit për lypësin që të kuptojmë se çfarë do të thotë kjo frazë?

  • Sipas vargut 17, çfarë të vërtete dha mësim Jakobi për besimin e vërtetë në Jezu Krisht? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por ata duhet të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Besimi i vërtetë në Jezu Krisht tregohet me anë të veprave tona të drejta. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Jakobin 2:19–20. Shpjegoni që Përkthimi prej Joseph Smith-it i Jakobit 2:19 thotë: “Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen; ti e ke bërë veten të ngjashëm me ta, duke mos qenë i shfajësuar”. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar shembullin që përdori Jakobi për të treguar se të kesh një bindje për Perëndinë nuk përfshin domosdoshmërisht të kesh besim në Perëndi.

  • Çfarë shembulli përdori Jakobi për të treguar se të kesh një bindje për Perëndinë nuk përfshin domosdoshmërisht të kesh besim në Perëndi?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Besimi i vërtetë përqendrohet në dhe te Zoti Jezu Krisht dhe gjithnjë çon në veprim të drejtë. …Vetëm veprimi nuk është besim te Shpëtimtari, por të vepruarit në përputhje me parimet e drejta është një element kryesor i besimit” (“Kërkoni me Besim”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 95).

  • Sipas Plakut Bednar, cili është “një element kryesor besimit”?

  • Pse është e rëndësishme të kuptojmë se besimi në Jezu Krisht nënkupton si të besuarit në Të edhe të vepruarit sipas parimeve të drejta?

Kujtojuni studentëve të riun në skenar në fillim të kësaj pjese të mësimit.

  • Në ç’mënyrë të kuptuarit se besimi përfshin si bindje dhe veprim mund ta ndihmojë dikë që kërkon falje për mëkatet e tij ose të saj?

Përmblidheni Jakobin 2:21–26, duke shpjeguar se Jakobi iu referua Abrahamit dhe Rahabit si dy shembuj të njerëzve besimi i të cilëve në Perëndi u tregua nëpërmjet veprave të tyre. (Rrëfimi i gruas së guximshme, Rahabit, gjendet te Jozueu 2:1–22.)

Ftojini studentët të përdorin fletoret e klasës ose ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta që të shkruajnë rreth një rasti kur ata treguan besim në Jezu Krishtin nëpërmjet veprave të tyre dhe mbi mënyrën se si u bekuan që e bënë këtë. Nxitini studentët të përfshijnë dëshminë e tyre për Shpëtimtarin dhe mënyrën se si do ta tregojnë atë bindje nëpërmjet veprimeve të tyre. Ftojini disa studentë që t’i tregojnë klasës atë që shkruan.

Ftojini studentët të marrin parasysh plot lutje mënyrën se si mund të ushtrojnë besim më të plotë në Jezu Krishtin duke iu bindur Atij. Nxitini ata të ndjekin çdo mbresë që marrin.

Pamja
ikona e zotërimit të shkrimit të shenjtë
Zotërimi i Shkrimit të Shenjtë – Jakob 2:17–18

Për t’i ndihmuar studentët të zbatojnë të vërtetat që jepen mësim në këtë fragment të zotërimit të shkrimit të shenjtë, jepini secilit prej tyre një fletë të vogël letre. Ftojini ata që t’i shkruajnë fjalët e këtij fragmenti në njërën anë të letrës. Më pas, u kërkoni atyre që të plotësojnë fjalinë vijuese në anën tjetër të letrës: Unë do t’ia tregoj Zotit besimin tim në Të duke … Nxitini studentët që ta mbajnë këtë fletë letre në xhepin e tyre gjatë gjithë ditës dhe të ruajnë një listë të vazhdueshme idesh për t’i treguar Zotit besimin e tyre. Ndërkohë që i shtojnë listës të tyre, ata mund të përsëritin fragmentin e zotërimit të shkrimit të shenjtë. Nxitini ata që ta vendosin fletën e letrës atje ku do ta shohin shpesh dhe do të kujtohen për synimet e tyre.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Jakob 2:10. Nëse jemi fajtorë për një mëkat, a jemi me të vërtetë fajtorë për të gjitha?

Mësimi i Jakobit i shënuar te Jakobi 2:10 është i rëndësishëm për t’u kuptuar, por edhe mund të keqkuptohet lehtë. Presidenti Jozef Filding Smith, dha mësim sa vijon lidhur me këtë varg:

“Jakobi në letrën e tij tha: ‘Sepse kushdo që e zbaton gjithë ligjin, por e shkel në një pikë, është fajtor në të gjitha pikat’ [Jakob 2:10]. Kjo duket si një deklaratë e vështirë për shumë njerëz, por prapëseprapë është e vërtetë. Ligjet që qeverisin mbretërinë çelestiale janë të përkryera dhe përpara se të mund të hyjmë atje, ne duhet të jemi në harmoni me të gjitha ato. Një person që rebelohet ndaj çdonjërit prej urdhërimeve të përjetshme nuk mund të shfajësohet dhe nuk mund të hyjë në mbretërinë çelestiale. Nëse do të lejohej që ta bënte këtë, ai do të sillte në atë mbretëri pështjellim, dhe një gjendje e tillë nuk mund të shfajësohet” (“The Standards of the Church”, Improvement Era, korrik 1957, f. 506).

Jakob 2:14–18. Ne nuk shpëtohemi nga veprat tona

Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, sqaroi se nuk është bindja jonë ndaj urdhërimeve të Perëndisë që na shpëton:

“Shpëtimi nuk mund të blihet me monedhën e bindjes; ai blihet nëpërmjet gjakut të Birit të Perëndisë [shih Veprat e Apostujve 20:28]. Mendimi se ne mund t’i shkëmbejmë veprat tona të mira me shpëtimin, është sikurse të blejmë një biletë avioni dhe më pas të hamendësojmë se jemi pronarë të linjës ajrore. Ose mendimi se pasi të paguajmë qira për shtëpinë tonë, ne tani mbajmë dokumentin e pronësisë së gjithë planetit tokë” (“Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 109).

Jakob 2:18–26. “Do të të tregoj besimin tim me veprat e mia”

“Jakobi iu përgjigj zërave të njerëzve që po flisnin për besimin thjesht si diçka e ndarë nga veprimet apo ‘veprat’ e një njeriu (shih Jakob 2:14–26). …

… Jakobi nuk po jepte mësim se besimi nuk ka fuqi shpëtuese; ai po jepte mësim se një bindje pasive që nuk rezultonte në veprim nuk ishte një besim i vërtetë, shpëtues. Kur Jakobi i sfidoi lexuesit e tij: ‘Më trego besimin tënd pa veprat e tua’ (Jakob 2:18), ai po vinte në dukje se nuk është e mundur ta tregosh besimin vetjak përveçse nëpërmjet veprimeve – besimi i vërtetë nuk mund të ekzistojë i veçuar nga veprat e drejta” (New Testament Student Manual [manual i Sistemit Arsimor të Kishës, 2014], f. 495).

Jakobi iu referua Abrahamit dhe Rahabit si dy shembuj të njerëzve besimi i të cilëve në Jezu Krisht u tregua me anë të veprave të tyre. Jakobi shpjegon se Abrahami dhe Rahabi u “shfajësua[n] me anë të veprave”. Të shfajësohesh do të thotë “të falesh nga ndëshkimi për mëkatin dhe të shpallesh i pafajshëm. Një njeri shfajësohet me anë të hirit të Shpëtimtarit nëpërmjet besimit në të. Ky besim tregohet me anë të pendimit dhe bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shfajësim, Shfajësoj”, scriptures.lds.org). Si rrjedhim, Abrahami dhe Rahabi nuk u shpëtuan për shkak të veprave të tyre, por veprat dhe bindja e tyre ndaj Zotit treguan se ata kishin besim të vërtetë në Jezu Krishtin dhe te fuqia e Tij për të shpëtuar.