Biblioteka
Mësimi 108: 1 Korintasve 11


Mësimi 108

1 Korintasve 11

Hyrje

Pali trajtoi grindjet midis shenjtorëve korintas lidhur me zakonet fetare. Ai theksoi se burrat dhe gratë kanë role të përjetshme dhe hyjnore dhe janë thelbësorë për njëri-tjetrin në planin e Zotit. Ai u dha mësim anëtarëve të Kishës edhe rreth përgatitjes së duhur për marrjen e sakramentit.

Sugjerime për Mësimdhënien

1 Korintasve 11:1–16

Pali trajton grindjet rreth zakoneve në kohën e tij

Pamja
një çift të martuarish, Tempulli i Laies në Havai

Paraqitni një figurë të një çifti të martuar (të tillë si Çift të Rinjsh që Shkojnë në Tempull, Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 120; shih edhe LDS.org). Lexojini me zë të lartë thëniet vijuese, të cilat pasqyrojnë mënyrën se si mund të ndihen disa individë rreth martesës:

  1. “Të qenit i suksesshëm në karrierën time është gjithçka për mua. Nuk dua ta kem vëmendjen time njëherësh edhe te synimet e mia për karrierë edhe te martesa.”

  2. “Nuk dua t’i futem një marrëdhënieje afatgjatë. Shqetësohem të marr një vendim për të cilin do të pendohem më vonë.”

  3. “Martesa do të më mbante të lidhur. Nuk do të arrija të bëja çfarëdo gjëje që do të doja.”

  4. “E di se martesa është vendimi më i rëndësishëm që do të marr ndonjëherë dhe mezi e pres atë.”

Ftojini studentët të përsiatin për mënyrën se si ndihen rreth martesës. Kërkojuni atyre që ndërsa studiojnë 1 Korintasve 11:1–16, të shohin për një të vërtetë që mund t’i ndihmojë ata dhe të tjerët të kuptojnë rëndësinë e martesës.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 11:3. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që dha mësim Pali rreth përgjegjësive të bashkëshortit. Ju mund të shpjegoni se në këtë varg, fjala e përkthyer si “burr[ë]” mund të përkthehet edhe si “bashkëshort” dhe fjala e përkthyer si “grua” mund të përkthehet edhe si “bashkëshorte”.

  • Cili është roli i bashkëshortit? (Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se fraza “kreu i gruas është burri” do të thotë se bashkëshorti ka përgjegjësinë e shenjtë për të kryesuar në shtëpi. Të kryesosh do të thotë t’i drejtosh dhe udhëheqësh të tjerët me drejtësi në çështje shpirtërore dhe materiale.)

  • Kush duhet të kryesojë dhe ta udhëheqë bashkëshortin teksa ai kryeson në familjen e tij?

Përmblidheni 1 Korintasve 11:4–16, duke shpjeguar se Pali trajtoi pyetje për zakonet e burrave dhe të grave kur ata luteshin dhe profetizonin gjatë shërbesave të tyre të adhurimit.

Ndihmojini studentët të kuptojnë se lexuesit e Dhiatës së Re ndonjëherë i keqkuptojnë mësimet e Palit duke lënë të nënkuptojnë se roli i burrit është më i rëndësishëm se roli i gruas, apo se burri është më i mirë se gruaja ose me më shumë vlera se ajo. Lexojeni me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku M. Rasëll Ballard

“Burrat dhe gratë janë të barabartë në sytë e Perëndisë dhe në sytë e Kishës, por të barabartë nuk do të thotë që ata janë njësoj. Përgjegjësitë dhe dhuratat hyjnore të burrave dhe grave ndryshojnë për nga natyra, por jo për nga rëndësia ose ndikimi. Doktrina e Kishës sonë i vendos gratë të barabarta dhe prapëseprapë të ndryshme nga burrat. Perëndia nuk e vlerëson asnjë gjini si më të mirë apo më të rëndësishme se gjinia tjetër” (“Men and Women in the Work of the Lord”, New Era, prill 2014, f. 4).

Kërkojini një studenti të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 11:11. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që dha mësim Pali rreth marrëdhënies midis një bashkëshorti e një bashkëshorteje.

  • Çfarë dha mësim Pali rreth marrëdhënies midis një bashkëshorti e një bashkëshorteje?

Vini në dukje frazën “në Zotin”. Shpjegoni se kjo frazë i referohet planit të Zotit për të na ndihmuar të bëhemi si Ai dhe të marrim jetën e përjetshme.

  • Çfarë doktrine na mëson ky varg rreth burrit dhe gruas në planin e Zotit? (Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Në planin e Zotit, burrat dhe gratë nuk mund ta marrin jetën e përjetshme pa njëri-tjetrin. [Shih DeB 131:1–4.])

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë të vërtetën e përcaktuar më lart, mbani lart një palë gërshërë dhe filloni të prisni një fletë letre. Kërkojuni studentëve të përfytyrojnë sikur të dy gjysmat e gërshërëve të ishin të ndara.

  • Sa i suksesshëm do të ishte një person nëse ai ose ajo do të përpiqej ta priste një fletë letre vetëm me gjysmën e gërshërëve? Në ç’mënyrë janë gërshërët si një bashkëshort dhe bashkëshorte të cilët bashkëveprojnë njëri me tjetrin?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Sipas planit hyjnor, burrat dhe gratë kanë për qëllim që të përparojnë së bashku drejt përsosjes dhe një plotësie të lavdisë. Për shkak të karaktereve dhe aftësive të tyre të dallueshme, meshkujt dhe femrat, veçan, sjellin në një marrëdhënie martesore këndvështrime dhe përvoja të veçanta. Burri dhe gruaja japin ndihmesa të ndryshme, por të barabarta në një bashkim dhe unitet që nuk mund të arrihen në ndonjë mënyrë tjetër. Burri e plotëson dhe e përsos gruan dhe gruaja e plotëson dhe e përsos burrin, teksa e mësojnë dhe e forcojnë dhe e bekojnë njëri-tjetrin në mënyrë reciproke” (“Marriage Is Essential to His Eternal Plan”, Ensign, qershor 2006, f. 83–84).

  • Në ç’mënyrë karakteristikat dhe përgjegjësitë e ndryshme të burrave dhe grave e plotësojnë njëri-tjetrin në familje?

Kujtojuni studentëve qëndrimet e ndryshme rreth martesës që u përshkruan në thëniet që i lexuat në fillim të mësimit. Ftojini disa studentë që të tregojnë mendimet dhe dëshmitë e tyre lidhur me rëndësinë e martesës në planin e Zotit. Ju mund të doni të tregoni edhe dëshminë tuaj.

1 Korintasve 11:17–34

Pali u mëson shenjtorëve korintas që të mos e trajtojnë me lehtësi sakramentin

Shkruajini frazat vijuese në tabelë: një përvojë me të vërtetë shpirtërore, një përtëritje e shpirtit, thelbi i ditës së Shabatit.

Kërkojuni studentëve që të përsiatin mbi përvojën e tyre më të fundit kur morën sakramentin dhe të marrin në shqyrtim nëse do të përdornin ndonjë nga frazat në tabelë për ta përshkruar përvojën e tyre. Kërkojuni studentëve që ndërsa studiojnë 1 Korintasve 11:17–34, të shohin për të vërteta që mund t’i ndihmojnë ata për ta bërë marrjen e sakramentit një përvojë më shpirtërore dhe kuptimplote.

Shpjegoni se në kohën e Palit, anëtarët e Kishës ruanin një praktikë që të kujton Darkën e Fundit. Ata do të hanin një vakt së bashku dhe më pas do të merrnin sakramentin. Përmblidheni 1 Korintasve 11:17–22, duke shpjeguar se Pali përmendi një lajm që kishte marrë, se kur shenjtorët korintas mblidheshin së bashku për të marrë sakramentin, midis tyre kishte përçarje ose grindje. Pali i dënoi shenjtorët që i kthyen këto mbledhje në vakte të zakonshme në vend që ta ruanin shenjtërinë e ordinancës së sakramentit.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 11:23–26. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Pali i nxiti anëtarët e Kishës të mbanin mend për sakramentin. Juve mund t’ju duhet të shpjegoni se fjala shpallnivargun 26 do të thotë të deklarosh, lajmërosh ose dëshmosh (shih 1 Korintasve 11:26, poshtëshënimin b në variantin shdm të Biblës në anglisht).

Paraqitni figurën Darka e Fundit (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 54; shih edhe LDS.org).

Pamja
Darka e Fundit
  • Çfarë tha Pali se Shpëtimtari u mësoi dishepujve të Tij të kujtonin ndërsa merrnin sakramentin?

  • Si mund t’i ketë ndihmuar të kujtuarit e trupit dhe gjakut të Shpëtimtarit gjatë sakramentit ata anëtarë të Kishës që kishin probleme me përçarjen?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Korintasve 11:27–30. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar paralajmërimin që u dha Pali shenjtorëve korintas për sakramentin.

  • Sipas vargjeve 27 dhe 29, për çfarë i paralajmëroi Pali shenjtorët korintas?

  • Çfarë të vërtete mund të mësojmë nga këto vargje rreth asaj që ndodh kur ne e marrim sakramentin padenjësisht? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që ata të përcaktojnë të vërtetën vijuese: Ata që e marrin sakramentin padenjësisht, sjellin ndëshkim dhe mallkim mbi veten e tyre.)

Shpjegoni se ne “nuk duhet të je[m]i [të] përkryer që të m[arrim] sakramentin, por [ne] duhet të ke[m]i një shpirt përulësie dhe pendimi në zemrën [tonë]” (Të Vërtetë ndaj Besimit: Një Referim për Ungjillin (2005), f. 152). Nëse e marrim sakramentin ndërkohë që po jetojmë nën [ndikimin] e një mëkati të rëndë apo me një zemër të papenduar, duke mos pasur dëshirë për ta kujtuar dhe ndjekur Shpëtimtarin, ne po e marrin sakramentin padenjësisht. Nxitini studentët që t’i luten Atit të tyre Qiellor dhe të bisedojnë me peshkopët e tyre (shih 3 Nefi 18:26–29) nëse kanë pyetje rreth denjësisë së tyre për të marrë sakramentin.

  • Si mendoni ju, përse marrja e sakramentit padenjësisht do të sillte mallkim për shpirtin tonë?

  • Sipas 1 Korintasve 11:28, çfarë këshille u dha Pali anëtarëve të Kishës? (Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruani të vërtetën vijuese në tabelë: Ne duhet të shqyrtojmë jetën tonë ndërkohë që marrim sakramentin.)

Vini në dukje se qëllimi i analizimit të jetës sonë nuk është vetëm që të gjykojmë nëse jemi të denjë për ta marrë sakramentin, por edhe të gjykojmë se sa shumë po përpiqemi për t’i mbajtur besëlidhjet tona me Zotin dhe mënyrën se si mund të kërkojmë të pendohemi e përmirësohemi.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Presidenti Hauard W. Hanter:

Pamja
Presidenti Hauard W. Hanter

“I bëra vetes këtë pyetje: ‘A e vendos unë Perëndinë mbi të gjitha gjërat e tjera dhe a i zbatoj të gjitha urdhërimet e Tij?’ Atëherë erdhën reflektimi dhe vendosmëria. Të bësh një besëlidhje me Zotin për t’i zbatuar gjithmonë urdhërimet e Tij është një detyrim serioz dhe ta ripërtërish atë besëlidhje duke e marrë sakramentin është po aq serioze. Çastet solemne të të menduarit, ndërkohë që po shërbehet sakramenti, kanë domethënie të madhe. Ato janë çaste të vetëanalizës, të vetëshqyrtimit, të zbulimit të vetvetes – një kohë për të reflektuar dhe për të vendosur” (“Thoughts on the Sacrament”, Ensign, maj 1977, f. 25).

Për t’i ndihmuar studentët të marrin në shqyrtim mënyrën se si mund ta vënë në zbatim të vërtetën që përcaktuan te 1 Korintasve 11:28, ftojini ata të mendojnë për pyetjet që mund të shqyrtojnë ndërkohë që përgatiten për ta marrë sakramentin. Për shembull, ata mund të pyesin: “Si mund të jem një dishepull më i mirë i Jezu Krishtit?” Kërkojuni studentëve të tregojnë pyetje të tjera që mund t’i bëjnë vetes së tyre. Ju gjithashtu mund të sugjeroni disa nga vetë pyetjet tuaja. Ftojini studentët të renditin në fletoret e klasës apo ditarët e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta pyetje që mund t’ia bëjnë vetes gjatë sakramentit ndërkohë që shqyrtojnë denjësinë e tyre.

Dëshmoni se ndërsa studentët shqyrtojnë denjësinë e tyre përpara dhe gjatë marrjes së sakramentit, Zoti mund t’i ndihmojë ata të dinë se si mund t’i përmbushin më mirë besëlidhjet e tyre dhe të kualifikohen për të marrë bekimet që Ai dëshiron t’u japë atyre. Këto bekime përfshijnë të qenit të pastër nga mëkatet e tyre dhe marrjen e një mase më të madhe të fuqisë së Frymës së Shenjtë në jetën e tyre. Ftojini studentët të vendosin një synim lidhur me mënyrën se si do të përgatiten më mirë për mundësinë e tyre të radhës të marrjes së sakramentit.

Përmblidheni 1 Korintasve 11:33–34, duke shpjeguar se Pali u dha udhëzime shtesë shenjtorëve korintas për sa i takon vaktit që kishte lidhje me administrimin e sakramentit.

Përfundojeni mësimin duke dëshmuar për të vërtetat që përcaktuat te 1 Korintasve 11.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Korintasve 11:11. “Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin”

Plaku M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, vuri në dukje se burrat dhe gratë kanë role të barabarta, por të veçanta:

“Në planin e mrekullueshëm të Atit tonë Qiellor që u jep burrave fuqinë e priftërisë, burrat kanë përgjegjësinë e vetme për të administruar priftërinë, por ata nuk janë priftëria. Burrat dhe gratë kanë role të ndryshme, por njësoj të vlerësuara. Ashtu si një grua nuk mund të krijojë një fëmijë pa një burrë, edhe një burrë nuk mund ta ushtrojë plotësisht fuqinë e priftërisë për të krijuar një familje të përjetshme pa një grua. … Në këndvështrimin e përjetësisë, si fuqia krijuese edhe fuqia e priftërisë janë të përbashkëta për një bashkëshort dhe një bashkëshorte” (“Kjo Është Vepra Ime dhe Lavdia Ime”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 19).

Pamja
Familja

“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës” përvijon përgjegjësitë e dhëna nga Perëndia të bashkëshortëve dhe bashkëshorteve:

“Nëpërmjet planit hyjnor, etërit duhet të kryesojnë në familjet e tyre me dashuri e drejtësi dhe janë përgjegjës për të siguruar gjërat e nevojshme për jetën dhe mbrojtjen për familjet e tyre. Nënat janë kryesisht përgjegjëse për edukimin e fëmijëve të tyre. Në këto përgjegjësi të shenjta, etërit dhe nënat kanë detyrim të ndihmojnë njëri-tjetrin si partnerë të barabartë” (“Familja: Një Proklamatë drejtuar Botës”, Ensign, [ose Liahona] nëntor 2010, f. 129).

Presidenti Hauard W. Hanter na mësoi një mësim të rëndësishëm lidhur me përgjegjësinë e përbashkët të burrave dhe grave në qeverisjen e familjes:

“Një burrë që e mban priftërinë, e pranon bashkëshorten e tij si një partnere në udhëheqjen e shtëpisë dhe të familjes, me një dituri të plotë dhe një pjesëmarrje të plotë në të gjitha vendimet që lidhen me të. Për shkak të nevojës, duhet të ketë në Kishë dhe në shtëpi një drejtues që kryeson (shih DeB 107:21). Me anë të caktimit hyjnor, përgjegjësia për të kryesuar në shtëpi qëndron mbi mbajtësin e priftërisë (shih Moisiu 4:22). Zoti kishte për qëllim që bashkëshortja të ishte një ndihmëse për burrin (fjala ndihmëse nënkupton e barabartë) – që është, një shoqëruese e barabartë dhe e nevojshme në një bashkëpunim tërësor. Kryesimi me drejtësi e bën të nevojshme një përgjegjësi të ndarë midis bashkëshortit e bashkëshortes; së bashku ju veproni me njohuri dhe merrni pjesë në të gjitha çështjet familjare. Kur një burrë vepron i pavarur ose pa u kushtuar vëmendje ndjenjave dhe këshillës së bashkëshortes së tij në qeverisjen e familjes, do të thotë që po ushtron një sundim të padrejtë” (“Being a Righteous Husband and Father”, Ensign, nëntor 1994, f. 50–51).

1 Korintasve 11:27–29. Çfarë do të thotë ta marrësh sakramentin padenjësisht?

Presidenti Spenser W. Kimball dha mësim se “kur ne nuk jemi duke i jetuar urdhërimet, kur jemi në shkelje, kur kemi zemërim dhe urrejtje dhe hidhërim, ne duhet të marrim seriozisht në shqyrtim nëse duhet ta marrim sakramentin apo jo” (The Teachings of Spencer W. Kimball, red. Edward L. Kimball [1982], f. 225).

Plaku Xhon H. Groberg, i Të Shtatëdhjetëve, shpjegoi se qëndrimi ynë është një element kyç i denjësisë sonë për të marrë sakramentin:

“Nëse dëshirojmë të përmirësohemi (që do të thotë të pendohemi) dhe nuk kemi ndonjë kufizim nga priftëria, atëherë, sipas mendimit tim, ne jemi të denjë. Megjithatë, nëse nuk kemi asnjë dëshirë për t’u përmirësuar, nëse nuk kemi asnjë synim për ta ndjekur udhërrëfimin e Shpirtit, ne duhet të bëjmë pyetjen: A jemi të denjë ta marrim atë, ose po e kthejmë në një tallje qëllimin e vërtetë të sakramentit, i cili [synon] të veprojë si një katalizator për pendimin dhe përmirësimin vetjak? Nëse mbajmë në mendje Shpëtimtarin dhe gjithçka që Ai ka bërë dhe do të bëjë për ne, ne do t’i përmirësojmë veprimet tona dhe në këtë mënyrë do të afrohemi me shumë me Të, gjë e cila na mban në udhën drejt jetës së përjetshme.

Megjithatë, nëse nuk pranojmë të pendohemi dhe të përmirësohemi, nëse nuk e kujtojmë Atë dhe nuk i zbatojmë urdhërimet e Tij, atëherë ne e kemi ndaluar rritjen tonë dhe ky është mallkim për shpirtin tonë” (“The Beauty and Importance of the Sacrament”, Ensign, maj 1989, f. 38).

1 Korintasve 11:27–32. Sakramenti nuk duhet trajtuar kurrë me lehtësi

Sakramenti është një ordinancë e shenjtë që nuk duhet trajtuar kurrë me lehtësi. Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se “ordinanca e sakramentit e bën mbledhjen e sakramentit, mbledhjen më të shenjtë dhe më të rëndësishme në Kishë” (“Mbledhja e Sakramentit dhe Sakramenti”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 17).

Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpalli se sakramenti “është thelbi i respektimit të ditës së Shabatit nga ana jonë” (“Worshiping at Sacrament Meeting”, Ensign, gusht 2004, f. 26).

Plaku Melvin J. Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se marrja në mënyrë të rregullt e sakramentit mund të na sjellë siguri shpirtërore:

“Ne duam që çdo shenjtor i ditëve të mëvonshme të vijë në tryezën e sakramentit, sepse atje është vendi për vetëkërkim, për vetëshqyrtim, ku ne mund të mësojmë ta korrigjojmë drejtimin tonë dhe ta vëmë në vijë jetën tonë, duke e sjellë veten në harmoni me mësimet e Kishës dhe me vëllezërit e motrat tona. Është vendi ku ne bëhemi gjykatësit e vetvetes. …

… Një gjë që do të jepte siguri për çdo burrë dhe grua do të ishte që të shfaqej te tryeza e sakramentit çdo ditë Shabati. Nuk do të arrinim të shkonim aq larg për një javë – jo aq larg sa që me anë të procesit të vetëkërkimit, të mund të korrigjonim fajet që mund të kemi bërë. … Udha për te tryeza e sakrametit është shtegu i sigurisë për një shenjtor të ditëve të mëvonshme” (në Bryant S. Hinckley, Sermons and Missionary Services of Melvin Joseph Ballard [1949], f. 150–151).