Biblioteka
Mësimi 126: Kolosianëve


Mësimi 126

Kolosianëve

Hyrje

Pali dha mësim për parësinë e Jezu Krishtit (superioritetin, madhështinë ose lavdinë) dhe paralajmëroi për doktrinën e rreme. Ai i nxiti shenjtorët kolosianë të kishin në mendje gjërat qiellore dhe të zhvillonin karakteristikat e Krishtit. Pali gjithashtu i udhëzoi ata të ishin mirëdashës dhe të urtë në ndërveprimet e tyre me të tjerët.

Sugjerime për Mësimdhënien

Kolosianëve 1–2

Pali jep mësim për parësinë e Jezu Krishtit dhe paralajmëron për doktrinën e rreme

Vizatojeni figurën vijuese në tabelë.

Pamja
vizatim, pemë dhe vorbulla erërash
  • Nëse do të vinte një tufan, cila nga këto peme do të kishte më shumë gjasa të rrëzohej? Përse?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Vëreni klasën të dëgjojë për vorbullat e erërave, prej të cilave duhet të ruhemi.

Pamja
Plaku Nil L. Andersen

“Më shqetësuese se tërmetet dhe luftërat e profetizuara [të ditëve të fundit], janë vorbullat e erërave shpirtërore, të cilat mund t’ua shkulin nga rrënjët themelet tuaja shpirtërore dhe mund ta vendosin shpirtin tuaj në vende që asnjëherë nuk i përfytyruat të mundura, nganjëherë duke mos e vënë re fare se jeni lëvizur” (“Vorbullat e Erërave Shpirtërore”, Ensign ose Liahona, maj 2014, f. 18).

  • Cilët janë disa shembuj të vorbullave të erërave shpirtërore që mund të na çrrënjosin ose të na veçojnë nga besimi ynë në Jezu Krisht? (Ju mund të doni t’i ftoni studentët që t’i renditin përgjigjet e tyre në tabelë pranë vizatimit të vorbullave të erërave.)

  • Përse mund të jenë më shqetësuese sesa sfidat fizike këto vorbulla të erërave shpirtërore, të tilla si tërmetet ose luftërat?

Ftojini studentët të përsiatin se çfarë vorbullash të erërave shpirtërore mund t’i prekin ata.

Shpjegoni se Pali i shkroi një letër anëtarëve të Kishës në Kolos (të referuar si Kolosianëve) pasi kishte mësuar rreth ndikimeve dhe mësimeve të rreme atje, që kërcënonin t’i çrrënjosnin ata nga besimi i tyre në Jezu Krisht. (Ju mund të doni t’i ftoni studentët të gjejnë vendndodhjen e Laodikës, e cila është një distancë e shkurtër nga Kolosi, në Hartat e Biblës, nr. 13, “Udhëtimet Misionare të Apostullit Pal”, [te shtojca e kombinimit tresh].) Ftojini studentët që teksa studiojnë Kolosianëve, të kërkojnë mënyrën se si Pali u përpoq ta forconte besimin e anëtarëve të Kishës në Krisht dhe për bekimet [që vijnë] kur kemi besim të rrënjosur thellë në Krisht.

Përmblidheni Kolosianëve 1:1–11 duke shpjeguar se pasi i përshëndeti shenjtorët në Kolos, Pali i falënderoi për besnikërinë e tyre dhe shpjegoi se ungjilli jep fryte, ose bekime, në jetën e atyre që e pranojnë dhe e jetojnë atë. Pali më pas u mësoi atyre për Jezu Krishtin.

Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga Kolosianëve 1:12–19. Kërkojini klasës t’i ndjekë, duke kërkuar të vërtetat që Pali dha mësim për Jezu Krishtin. (Ju mund të doni të shpjegoni se fjala “i padukshëm” në vargun 15 është përkthyer nga fjala greke aoratos, çka do të thotë edhe “i padallueshëm”. Vini në dukje se Hebrenjve 11:27 tregon se Moisiu e pa “të padukshmin”, çka zakonisht nënkupton që nuk shihet [shih edhe DeB 67:11].)

  • Çfarë dha mësim Pali rreth Jezu Krishtit? (Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë poshtë pemës me rrënjë të thella: Jezu Krishti është Shëlbuesi, i parëlinduri nga fëmijët shpirtërorë të Atit Qiellor, Krijuesi i të gjitha gjërave, kreu i Kishës dhe i pari që do të ringjallej.)

  • Si mendoni ju, përse është e rëndësishme që ne t’i njohim dhe t’i besojmë këto të vërteta rreth Jezu Krishtit? Në ç’mënyrë njohja dhe të besuarit e këtyre të vërtetave e forcojnë besimin tonë në Të?

Referojuni fjalës Shëlbues te thënia në tabelë dhe shpjegoni se Pali u kujtoi shenjtorëve kolosianë arsyen për të cilën u duhej një Shëlbues.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Kolosianëve 1:20–22. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar atë që Pali u mësoi shenjtorëve kolosianë rreth nevojës së tyre për një Shëlbues.

  • Sipas vargut 21, si mundet dikush të jetë i huaj për Perëndinë ose i veçuar prej Tij?

  • Cili është kuptimi i fjalës fitoj pas te vargu 20? (Të biesh në ujdi ose në pajtim.)

  • Sipas vargjeve 20 dhe 22, si na pajton Jezu Krishti ne me Perëndinë? (Shpjegoni se fraza “duke bërë paqen me anë të gjakut të kryqit të tij” i referohet Shlyerjes së Jezu Krishtit.)

Shpjegoni se bekimi i të qenit i pajtuar me Perëndinë është i kushtëzuar. Shkruajeni frazën vijuese në tabelë: Ne mund të pajtohemi me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit nëse …

Ftojeni një student ta lexojë me zë të lartë Kolosianëve 1:23. Vëreni klasën ta ndjekë, duke vërejtur atë që kërkohet për t’u pajtuar me Perëndinë.

  • Çfarë kërkohet nga ana jonë për t’u pajtuar me Perëndinë?

  • Çfarë do të thotë për ne të “qëndro[jmë] në besim me themel dhe të patundur”? (Të qëndrojmë të palëkundur në besimin tonë në Jezu Krisht.)

  • Bazuar në ato që mësojmë nga vargu 23, si do ta plotësonit thënien në tabelë? (Duke përdorur fjalët e studentëve, plotësojeni parimin në tabelë si më poshtë: Ne mund të pajtohemi me Perëndinë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit nëse vazhdojmë të jemi me themel dhe të patundur në besimin tonë.)

Tërhiquani vëmendjen studentëve te vizatimi në tabelë, dhe pyetni:

  • Cilin njihni që është i ngjashëm me pemën me rrënjë të thella – me themel dhe i patundur në besimin e tij apo të saj në Krisht?

  • Si ka qenë shembulli i tij ose i saj një bekim për ju?

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje Kolosianëve 2:4, 8, duke kërkuar vorbullat e erërave shpirtërore që po kërcënonin t’i çrrënjosnin shenjtorët kolosianë.

  • Cilat ishin vorbullat e erërave shpirtërore që po kërcënonin t’i çrrënjosnin shenjtorët kolosianë? (Shpjegoni se kishte disa filozofi dhe tradita që po jepeshin mësim nga disa njerëz, të cilët po përpiqeshin ta zbehnin rëndësinë e Jezu Krishtit.)

  • Përse të besuarit e mësimeve të rreme, përfshirë mësimet që zbehin rëndësinë e Jezu Krishtit, e bën më të lehtë për dikë që të çrrënjoset shpirtërisht?

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë Kolosianëve 2:5–7. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar këshillën që dha Pali për t’i ndihmuar shenjtorët të shmangnin shkuarjen në udhë të gabuar prej filozofive dhe traditave të botës.

  • Çfarë na mësojnë Kolosianëve 2:5–7 që mund të na ndihmojë ne të shmangim shkuarjen në udhë të gabuar prej filozofive, mësimeve fetare ose traditave të rreme të botës? (Studentët mund të përdorin vetë fjalët e tyre për të përcaktuar një parim të ngjashëm me sa vijon: Duke pasur rrënjë në Jezu Krisht dhe duke u ndërtuar në Të, ne mund ta shmangim shkuarjen në udhë të gabuar prej filozofive dhe traditave të botës.)

Shkruajini në tabelë pyetjet vijuese:

Cila besoni se është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë për të pasur rrënjë në Jezu Krisht dhe për t’u ndërtuar në Të? Përse besoni se ajo gjë specifike është kaq e rëndësishme?

Ndajini studentët në grupe me nga tre ose katër veta. Ftojeni secilin student t’ua shpjegojë pjesëtarëve të grupit përgjigjet e tij apo të saj për pyetjet në tabelë. Pas një kohe të mjaftueshme, kërkojuni disa studentëve të tregojnë atë që mësuan nga pjesëtarët e grupit.

Ftojini studentët të rishikojnë vorbullat vetjake të erërave shpirtërore që përsiatën në fillim të orës mësimore. Ftojini ata të shkruajnë në fletoren e klasës ose ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta atë që do të bëjnë për të qëndruar me rrënjë në Jezu Krisht e të ndërtuar në Të dhe për të shmangur çrrënjosjen nga vorbullat e erërave shpirtërore.

Kolosianëve 3–4

Pali i nxit kolosianët për t’i vendosur dëshirat e tyre në gjërat qiellore dhe të jenë të urtë.

Përmblidheni Kolosianëve 3–4, duke shpjeguar se Pali i porositi shenjtorët kolosianë ta ndalnin paudhësinë dhe të zhvillonin karakteristikat si të Jezu Krishtit. Ai i nxiti ata gjithashtu që të ishin plot lutje dhe të urtë, veçanërisht në ndërveprimet e tyre me ata që nuk ishin të krishterë. Më pas, ai ia kaloi përshëndetjet disa prej bashkëshërbestarëve të tij, përfshirë Llukën.

Jepni dëshminë tuaj për të vërtetat e diskutuara në këtë mësim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Kolosianëve 1:15, 18. Jezu Krishti është i Parëlinduri

Fraza “i parëlinduri i çdo krijese” (Kolosianëve 1:15) dëshmon se Jezu Krishti është i parëlinduri nga të gjithë fëmijët shpirtëror të Atit tonë Qiellor. Presidenca e Parë pohoi:

“Nga fëmijët shpirtërorë të Elohimit [Perëndisë Atit] i parëlinduri ishte dhe është Jehova ose Jezu Krishti, të gjithë të tjerët vijnë pas Tij” (“The Father and the Son: A Doctrinal Exposition by the First Presidency and the Quorum of the Twelve Apostles”, Ensign, prill 2002, f. 18).

Fraza “i parëlinduri nga të vdekurit” në vargun 18 do të thotë se Jezu Krishti ishte njeriu i parë në këtë tokë që do të ringjallej. Ai është quajtur edhe “fryti i parë i atyre që kanë fjetur” (1 Korintasve 15:20).

Kolosianëve 1:16–17. Nëpërmjet Jezu Krishtit “të gjitha gjërat janë krijuar”

Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se Jezu Krishti është Krijuesi dhe ka fuqi sunduese mbi të gjitha krijesat e Tij:

“Nën drejtimin dhe sipas planit të Perëndisë Atit, Jezu Krishti është Krijuesi, burimi i dritës dhe i jetës së të gjitha gjërave. Nëpërmjet zbulesës moderne ne kemi dëshminë e Gjonit, i cili shënoi si dëshmi se Jezu Krishti është ‘drita dhe Shëlbuesi i botës; Shpirti i së vërtetës, i cili erdhi në botë, sepse bota u bë prej tij dhe në të ishte jeta e njerëzve dhe drita e njerëzve.

Botët u bënë prej tij; njerëzit u bënë prej tij; gjithë gjërat u bënë prej tij dhe nëpërmjet tij, dhe përmes tij’ (DeB 93:9–10)” (“The Light and Life of the World”, Ensign, nëntor 1987, f. 63; shih edhe Gjoni 1:1–3; Hebrenjve 1:2; DeB 76:24; Moisiu 1:33).

Kolosianëve 2:9. “Trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë”

Tek fliste për Jezu Krishtin, Pali dëshmoi: “Sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë”. Kjo frazë tregon se Jezu Krishti është plotësisht hyjnor dhe zotëron fuqinë e plotë të perëndishmërisë (shih edhe Mateu 28:18).