Biblioteka
Mësimi 130: 1 Timoteut


Mësimi 130

1 Timoteut

Hyrje

Pali i shkroi Timoteut, një udhëheqësi priftërie në Efes dhe e këshilloi atë të sigurohej nëse po jepej mësim doktrina e vërtetë. Ai përcaktoi cilësimet për peshkopët dhe dhjakët, dhe e këshilloi Timoteun të ishte një shembull për besimtarët. Pali u dha këshillë shenjtorëve që të kujdeseshin për të varfrit dhe të vejat. Ai e mbylli letrën e tij duke iu mësuar se “lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave” (1 Timoteut 6:10).

Sugjerime për Mësimdhënien

1 Timoteut 1–3

Pali e udhëzon Timoteun për sa i përket përgjegjësive të tij lidhur me mbikëqyrjen e Kishës

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë rrëfimin vijues të dhënë nga Presidenti Tomas S. Monson:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Më kujtohet një përvojë që pata shumë vite më parë, kur shërbeva si peshkop. Gjatë ushtrimeve të hapjes të mbledhjes sonë të priftërisë një mëngjes të diele, po përgatiteshim të shuguronim një të ri në detyrën e priftit. Lagjen tonë atë ditë po e vizitonte një këshilltar i lartë, që gjithashtu shërbente si punonjës tempulli. Ndërsa po bëja gati [karrigen] që i riu të ulej përballë me bashkësinë, që të mund të vazhdonim me shugurimin, këshilltari i lartë më ndaloi dhe më tha: ‘Peshkop, unë gjithmonë i kthej përballë me tempullin ata që po shugurohen’. Ai e rivendosi karrigen në atë mënyrë që i riu të ishte përballë me drejtim nga tempulli. Përnjëherë pikasa një praktikë të paautorizuar” (“Opening Remarks” [mbledhje e trajnimit mbarëbotëror të udhëheqjes, nëntor 2010], lds.org/broadcasts).

Shpjegoni se Presidenti Monson ishte autorizuar që të kryesonte në punën e Zotit në lagjen e tij më shumë si peshkop sesa si këshilltar i lartë.

  • Cili mund të ishte rreziku i mundshëm për një peshkop ose president dege [nëse] do ta lejonte një praktikë të tillë të paautorizuar?

Shpjegoni se Apostulli Pal i shkroi Timoteut një letër, një udhëheqësi të ri priftërie në Efes. Në degën e Kishës, në të cilën kryesoi, Timoteu hasi sfida të ngjashme me ato që hasi Presidenti Monson.

Ftojini disa studentë të lexojnë me radhë me zë të lartë nga 1 Timoteut 1:3–7. Vëreni klasën t’i ndjekë, duke kërkuar se çfarë përgjegjësie i dha Pali Timoteut. Shpjegoni se fjala përralla (vargu 4) i referohet mësimeve të rreme; togëfjalëshi “gjenealogji që s’kanë të sosur” (vargu 4) i referohet traditës së rreme që shpëtimi erdhi vetëm tek ata të farës së zgjedhur të Abrahamit, të cilët shpesh njiheshin nga gjenealogjitë e tyre të zgjatura ose të pambarimta; dhe “biseda të kota” (vargu 6) i referohet bisedave të pakuptimta (shih vargu 6 poshtëshënimi c, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]).

  • Sipas vargjeve 3–4, çfarë përgjegjësie i dha Pali Timoteut?

  • Sipas vargjeve 6–7, përse ishte e rëndësishme për Timoteun që ta përmbushte këtë përgjegjësi?

  • Cila është një e vërtetë që mund të mësojmë nga këshilla e Palit dhënë Timoteut për përgjegjësinë e udhëheqësve të priftërisë? (Studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, por sigurohuni që të përcaktojnë një të vërtetë të ngjashme me sa vijon: Udhëheqësit e priftërisë kanë përgjegjësinë për t’u siguruar që të jepet mësim doktrina e vërtetë dhe praktikat e sakta. Shkruajeni këtë të vërtetë në tabelë.)

Kujtojuni studentëve situatën e Presidentit Monson që hasi si peshkop. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë pjesën tjetër të rrëfimit të tij. Vëreni klasën të dëgjojë për mënyrën se si Presidenti Monson iu përgjigj këshilltarit të lartë:

Pamja
Presidenti Tomas S. Monson

“Mund ta dalloja mundësinë që ajo të përhapej më shumë në praktikë. Ndonëse isha shumë më i ri se këshilltari i lartë, e dija se çfarë duhej bërë. E ktheva karrigen që përsëri drejtimi të ishte përballë me bashkësinë dhe i thashë atij: ‘Në lagjen tonë, ne kthehemi përballë bashkësisë’” (“Opening Remarks”, lds.org/broadcasts).

  • Si jemi ne të bekuar nga udhëheqës të priftërisë, të cilët punojnë për t’u siguruar që në Kishë të jepen mësim doktrina e vërtetë dhe praktikat e sakta?

Përmblidheni 1 Timoteut 1:8–11 duke shpjeguar se Pali dha paralajmërim për ata që dëshironin të ishin mësues të ligjit të Perëndisë por që nuk kishin një kuptueshmëri të saktë për të.

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Timoteut 1:12–16. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar arsyen përse Pali shprehu mirënjohje për Jezu Krishtin.

  • Përse Pali shprehu mirënjohje për Jezu Krishtin?

  • Sipas vargjeve 15–16, në ç’mënyrë është Pali një “shembull” për të gjithë ata që besojnë në Jezu Krisht?

Përmblidheni 1 Timoteut 1:17–1 Timoteut 3 duke shpjeguar se Pali e këshilloi Timoteun të kapej pas besimit të vet. Pali dha mësim se Jezu Krishti është ndërmjetësi ynë dhe ai i këshilloi anëtarët e Kishës lidhur me mënyrën se si duhet të silleshin. Ai gjithashtu përcaktoi cilësimet për peshkopët dhe dhjakët.

1 Timoteut 4–5

Pali përshkruan karakteristikat e një shërbestari besnik të Jezu Krishtit

Sillni në klasë një kapëse letrash, një fije spangoje, ngjitëse dhe një magnet. Lidheni njërin skaj të spangos te kapësja e letrës dhe skajin tjetër ngjiteni me ngjitëse te një tryezë a tavolinë. Mbajeni magnetin afër kapëses së letrave pa e prekur kapësen e letrave me magnetin. Forca magnetike duhet të shkaktojë që kapësja e letrave të shkojë pas magnetit. Lëvizeni magnetin për të treguar se si ai ndikon te lëvizja e kapëses së letrave.

  • Nëse kapësja e letrave përfaqëson një njeri, çfarë mund të përfaqësojë magneti?

Kërkojuni studentëve të marrin parasysh se si kanë qenë si magneti dhe kanë ndikuar tek të tjerët. Ftojini studentët të kërkojnë një parim teksa studiojnë 1 Timoteut 4, që na mëson se si ne mund të jemi një ndikim pozitiv në jetën e të tjerëve.

Përmblidheni 1 Timoteut 4:1–11 duke shpjeguar se Pali profetizoi se në “kohët e fundit” (vargu 1) disa anëtarë të Kishës do të largoheshin nga besimi dhe do të ndiqnin mësimet dhe praktikat e rreme, të tilla si “ndal[imin e] martesë[s]” (vargu 3). Pali e porositi Timoteun që t’i ushqente shenjtorët me doktrinën e vërtetë.

Ftojini studentët të lexojnë në heshtje 1 Timoteut 4:12, duke kërkuar se çfarë e këshilloi Pali Timoteun që të ishte. Shpjegoni se fjala sjellje në këtë varg i referohet mënyrës si vepron ose qëndrimit (shih vargun 12, poshtëshënimi c, [në variantin SHDM të Biblës në anglisht]). Kërkojuni studentëve ta raportojnë atë që gjejnë.

  • Si mendoni ju, çfarë do të thotë të jesh “shembull për besimtarët”? (Ju mund të doni të sugjeroni që studentët ta nënvizojnë këtë frazë në shkrimet e tyre të shenjta.)

  • Në ç’mënyra e këshilloi Pali Timoteun që të ishte shembull për besimtarët? (Renditini përgjigjet e studentëve në tabelë.)

Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Timoteut 4:13–16. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar këshillat shtesë që dha Pali, të cilat do ta ndihmonin Timoteun të ishte shembull për besimtarët.

  • Cilat këshilla shtesë të Palit mund ta kenë ndihmuar Timoteun që të ishte shembull për besimtarët?

  • Sipas vargut 15, përse Pali i tha Timoteut të meditonte për doktrinat që Pali i mësoi atij dhe t’u kushtohej tërësisht atyre? (Në mënyrë që të tjerët të mund të shihnin dobitë [që kishte] Timoteu kur vepronte kështu.)

  • Bazuar te mësimet e Palit në vargun 16, çfarë mund të vijë si rrjedhojë kur ne përpiqemi të jemi shembuj për besimtarët e Jezu Krishtit? (Duke përdorur fjalët e studentëve, shkruani në tabelë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse jemi shembuj për besimtarët e Jezu Krishtit, ne mund të ndihmojmë për t’i sjellë shpëtim vetes sonë dhe të tjerëve.)

  • Në ç’mënyrë të qenët një shembull për dikë që beson në Jezu Krisht dhe e ndjek Atë, ndihmon për t’u sjellë shpëtim të tjerëve?

Ftojini studentët të shqyrtojnë listën në tabelë dhe të marrin parasysh mënyrat në të cilat Timoteu duhej të ishte një “shembull për besimtarët” (1 Timoteut 4:12). Vëreni klasën të përshkruajë mënyrat sipas të cilave dikush mund të jetë një shembull në secilën prej këtyre fushave.

  • Në ç’rast ka vepruar dikush si një shembull për besimtarët tek ju, në një nga mënyrat që përmendi Pali? (Ju mund të doni të tregoni gjithashtu një përvojë nga vetë jeta juaj.)

Ftojini studentët të shkruajnë një synim në fletoren e klasës ose ditarin e tyre të studimit të shkrimeve të shenjta lidhur me mënyrën se si ata mund të jenë shembuj për besimtarët e Jezu Krishtit dhe si rrjedhojë të ndihmojnë për t’u sjellë shpëtim vetes dhe të tjerëve.

Përmblidheni 1 Timoteut 5 duke shpjeguar se Pali e udhëzoi Timoteun rreth mënyrës se si shenjtorët duhej të kujdeseshin për ata në nevojë, përfshirë të vejat.

1 Timoteut 6

Pali e porosit Timoteun t’i ndihmojë të tjerët që të kërkojnë pasuri të përjetshme

Paraqitini klasës një kartëmonedhë.

  • A mendoni se paratë mund të na prijnë drejt më të ligës apo më të mirës? Përse?

Shpjegoni se 1 Timoteut 6 shënon se Pali e këshilloi Timoteun për paratë. Ftojeni një student të lexojë me zë të lartë 1 Timoteut 6:6–10. Vëreni klasën ta ndjekë, duke kërkuar se çfarë dha mësim Pali dhe paralajmëroi për pasurinë.

  • Cili mësim apo paralajmërim i Palit ju bën përshtypje? Përse?

  • Çfarë mendoni se nënkuptohet me frazën “lakmia për para është rrënja e gjithë të këqijave”? (1 Timoteut 6:10.)

  • Sipas vargjeve 9–10, drejt kujt të prin lakmia për para? (Pasi studentët të përgjigjen, shkruajeni të vërtetën vijuese në tabelë: Lakmia për para të prin drejt së gabuarës dhe braktisjes [shpirtërore].)

  • Si mendoni ju, përse lakmia për para të prin drejt së gabuarës dhe braktisjes [shpirtërore]?

Për t’i ndihmuar studentët të kuptojnë se është “lakmia” për paranë në vend të vetë parave që të prin drejt së gabuarës, ftojeni një student të lexojë me zë të lartë thënien vijuese nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve:

Pamja
Plaku Dallin H. Ouks

“Në thelb nuk ka asgjë të keqe lidhur me paratë. Samaritani i Mirë përdori të njëjtën monedhë për t’i shërbyer bashkënjeriut të tij, të cilën Juda e përdori për të tradhtuar Mësuesin. Është ‘lakmia për para [e cila] është rrënja e gjithë të këqijave’.(1 Timoteut 6:10; kursivet shtuar.) Ndryshimi rrënjësor është shkalla e shpirtshmërisë që ushtrojmë ne teksa i shqyrtojmë, i vlerësojmë dhe i administrojmë gjërat e kësaj bote” (“Spirituality”, Ensign, nëntor 1985, f. 63).

Shkruajini referencat vijuese të shkrimeve të shenjta dhe pyetjet në tabelë, ose jepuani ato si fletushkë:

1 Timoteut 6:11–12, 17–19

Çfarë këshille i dha Pali Timoteut dhe atyre njerëzve të pasur?

Si mund të na ndihmojë kjo këshillë të kemi qëndrimin e duhur kundrejt synimit të bollëkut dhe përdorimit të parave?

Ndajini studentët në dyshe. Ftojini studentët të lexojnë referencat dhe të diskutojnë për pyetjet me shokun/shoqen e tyre. Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini disa studentë që të tregojnë atë që diskutuan.

  • Nëse shenjtorët i mirëbesonin Perëndisë dhe ishin të pasur në vepra të mira, çfarë tha Pali se ata mund të arrinin sipas vargut 19?

  • Çfarë parimi mund të mësojmë nga mësimet e Palit rreth asaj që ne mund të bëjmë për të marrë jetë të përjetshme? (Ndonëse studentët mund të përdorin fjalë të ndryshme, sigurohuni që të përcaktojnë një parim të ngjashëm me sa vijon: Nëse mirëbesojmë në Perëndinë e gjallë dhe jemi të pasur në vepra të mira, atëherë ne mund ta arrijmë jetën e përjetshme.)

  • Nëse mirëbesimi në Perëndi dhe rendja pas drejtësisë janë përparësitë tona më të larta, si mund të ndikojë kjo te mënyra se ç’këndvështrim kemi për paratë, si kërkojmë t’i sigurojmë e si i përdorim ato?

Mbylleni duke dëshmuar se marrja e jetës së përjetshme e bën dikë vërtet të pasur. Nxitini studentët ta bëjnë përparësinë e tyre më të lartë rendjen pas drejtësisë, që ata të mund të marrin pasuritë e vërteta të jetës së përjetshme.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

1 Timoteut 1:1–7. “Urdhër[oju] disave të mos mësojnë doktrina të tjera”

Presidenti Gordon B. Hinkli dha mësim për rëndësinë e mësimdhënies së doktrinës së saktë në Kishë:

“Kam folur më parë për rëndësinë e mbajtjes së doktrinës së Kishës të pastër dhe rëndësinë e kujdesit që ajo të jepet mësim në të gjitha mbledhjet tona. … Devijimet e vogla në mësimdhënien e doktrinës mund të prijnë drejt gënjeshtrave të mëdha e të liga” (Teachings of Gordon B. Hinckley [1997], f. 620).

1 Timoteut 1:4. “Gjenealogji që s’kanë të sosur”

Plaku Brus R. Mek-Konki, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se “gjenealogji[të]” e përmendura te 1 Timoteut 1:4 dhe Titit 3:9 iu referuan “traditës së rreme judease se shpëtimi ishte për farën e zgjedhur, se një gjë e tillë ishte bërë e ditur nga përsëritja e gjenealogjive. Në këtë periudhë ungjillore, Zoti e ka urdhëruar kërkimin gjenealogjik si një kërkesë thelbësore për ta bërë të mundur shpëtimin e atyre që nuk kanë mundësi ta marrin ungjillin në këtë jetë” (Doctrinal New Testament Commentary, 3 vëll. [1965–1973], 3:127).

1 Timoteut 2:9–10. Veshje modeste

“Pali i nxiti gratë të ‘vishe[shin] hijshëm, me cipë dhe modesti’ (1 Timoteut 2:9), që do të thotë me përulësi dhe nderim; ai dha mësim gjithashtu se gratë duhet t’i shmangnin veshjet dhe bizhuteritë e kushtueshme dhe zbukurimet e rënduara. Mësime të ngjashme gjenden te 1 Nefi 13:7–8; 4 Nefi 1:24; Mormoni 8:36–39; dhe Doktrina e Besëlidhje 42:40. Pali vuri në dukje se gratë duhet të vishen si ato që ‘i kushtohen perëndishmëri[së]’. Parimi i veshjes së rrobave modeste gjen zbatim sot si për anëtarët meshkuj edhe femra të Kishës:

“‘Përmes veshjes dhe pamjes suaj të jashtme ju mund të tregoni se … jeni një dishepull i Jezu Krishtit dhe se ju e doni Atë.

Profetët e Perëndisë në mënyrë të vazhdueshme i kanë këshilluar fëmijët e Tij që të vishen thjesht. Kur ju jeni të rregullt, të pastër dhe të veshur thjesht, ju ftoni shoqërimin e Shpirtit dhe mund të ushtroni një ndikim të mirë te të tjerët’ (Për Forcën e Rinisë [broshurë, 2011], f. 6)” (New Testament Student Manual [Church Educational System manual, 2014], f. 458).