Biblioteka
Mësimdhënia e Ungjijve si një Harmoni


Mësimdhënia e Ungjijve si një Harmoni

Ne rekomandojmë që ju ta përdorni këtë manual siç është shkruar dhe t’i jepni mësim të katër Ungjijtë njëri pas tjetrit. Megjithatë, ju mund të zgjidhni t’i jepni mësim Ungjijtë e Dhiatës së Re si një “harmoni”, që do të thotë t’i jepni mësim ngjarjet e jetës së Shpëtimtarit në mënyrë kronologjike, duke ndërthurur materialin nga secili Ungjill. Për informacion dhe burime mbi mësimdhënien e Ungjijve si një harmoni, drejtojuni shtojcës në variantet dixhitale të këtij manuali te LDS.org dhe në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] për pajisje elektronike.

Ne rekomandojmë që ju ta përdorni këtë manual siç është shkruar dhe t’i jepni mësim katër Ungjijtë njëri pas tjetrit. Megjithatë, ju mund të zgjidhni t’i jepni mësim Ungjijtë e Dhiatës së Re si një “harmoni”, që do të thotë t’i jepni mësim ngjarjet e jetës së Shpëtimtarit në mënyrë kronologjike, duke ndërthurur materialin nga secili Ungjill. Kjo mund të bëhet në disa mënyra. Për shembull, ju kryesisht mund t’i jepni mësim Ungjijtë njëri pas tjetrit, por zgjidhni të jepni mësim disa pjesë – të tilla si ngjarjet që ndodhën krahas lindjes ose Shlyerjes së Shpëtimtarit – si një harmoni. Ose ju mund ta jepni mësim të gjithë përmbajtjen e Ungjijve si një harmoni.

Nëse kurrë nuk i keni dhënë mësim Ungjijtë njëri pas tjetrit, ju mund të keni ngurrim për ta provuar këtë metodë. Ky manual është përgatitur për t’ju ndihmuar ta jepni mësim me efektshmëri secilin Ungjill veç e veç. Nëse zgjidhni t’i jepni mësim Ungjijtë duke përdorur një metodë harmonike, ju duhet ta merrni këtë vendim në këshillim me bashkërenduesin ose drejtorin tuaj të seminarit, duke marrë parasysh nevojat e studentëve dhe duke përdorur udhërrëfimin e Shpirtit.

Mësimdhënia e Ungjijve si një harmoni mund t’ju lejojë t’i trajtoni më tërësisht mësimet dhe ngjarjet nga jeta e Shpëtimtarit dhe ta zvogëloni përsëritjen e tepërt që nganjëherë ndihet kur Ungjijtë jepen mësim njëri pas tjetrit. Megjithatë, është e rëndësishme të përmendim se mësimet në këtë manual u hartuan që ta pakësojnë përsëritjen e tepërt në metodën e mësimdhënies njëri pas tjetrit, nëpërmjet përqendrimit te përmbajtja e dallueshme në secilin prej Ungjijve dhe nëpërmjet përmbledhjes së përmbajtjes që u dha mësim më parë.

Përpara se të zgjidhni që ta jepni mësim këtë kurs duke përdorur një metodë harmonike, është e rëndësishme që të merrni parasysh sa vijon:

  • Mësimdhënia e Ungjijve si një harmoni mund ta bëjë të vështirë që të kuptohet renditja dhe konteksti i fragmenteve të shkrimeve të shenjta sikurse u shënuan brenda katër Ungjijve. Do t’ju duhet t’i ndihmoni studentët ta kuptojnë përmbajtjen e tekstit dhe të historisë së secilit fragment teksa lëvizin nga një tregim tek tjetri.

  • Mësimdhënia e Ungjijve si një harmoni ka prirje t’i bëjë të paqarta qëllimet, temat dhe përqendrimet e dallueshme të secilit shkrues individual të Ungjillit. Ju duhet t’u kushtoni vëmendje të kujdesshme këtyre temave që kështu të mund t’i ndihmoni studentët tuaj për t’i përcaktuar dhe vlerësuar ato. Hyrjet në librat e Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit, të dhëna në këtë manual, mund t’ju ndihmojnë t’i dalloni këto tema.

  • Siç janë të shkruara kohët e fundit, idetë e mësimdhënies në këtë manual hartohen që të rrjedhin lehtësisht nga një pjesë e mësimit te një tjetër dhe thëniet ndërmjetësuese jepen për ta lehtësuar lëvizjen nga një ide e mësimdhënies tek tjetra. Kur këto ide të mësimdhënies riorganizohen në një metodë harmonike duke përdorur grafikun shoqërues, do t’ju duhet të përfshini vetë pasazhet tuaja lidhëse ndërmjet ideve të sugjeruara.

Nëse zgjidhni të përdorni një metodë harmonike, ju mund të gjeni ndihmë të vlefshme në tabelat “Harmonia e Ungjijve” që gjenden në shtojcën e Biblës dhe në LDS.org. Përveç kësaj, grafiku shoqërues jep një renditje të sugjeruar të ideve që gjenden në këtë manual për ta mbështetur një metodë harmonike. Me përjashtim të disa përshtatjeve të vogla për të lejuar lehtësim në mësimdhënie, ky grafik përputhet me tabelat “Harmonia e Ungjijve” në botimin e vitit 2013 të shkrimeve të shenjta SHDM. Kolona e majtë e grafikut siguron një udhëzues ritmi që e ndan semestrin në 16 javë. Çdo javë (me përjashtim të javës së 1-rë) rendit ngjarje e mësime nga jeta dhe shërbesa e Shpëtimtarit në fragmente kronologjike, të cilat mund të jepen mësim përgjatë kursit të pesë ditëve. Ky udhëzues ritmi siguron 80 mësime mbi katër Ungjijtë, që është e njëjta sasi e dhënë në këtë manual në metodën e mësimdhënies sipas radhës së shkrimeve të shenjta.

Pavarësisht nëse i jepni mësim Ungjijtë njëri pas tjetrit ose si një harmoni, ne rekomandojmë që ju ta filloni kursin duke zhvilluar pesë mësimet e para të hyrjes që gjenden në javën 1 të këtij manuali: “Hyrje te Dhiata e Re”; “Plani i Shpëtimit”; “Roli i Nxënësit”; “Studimi i Shkrimeve të Shenjta” dhe “Konteksti dhe Vështrimi i Përgjithshëm i Dhiatës së Re”.

Udhëzuesi i Ritmit

Ngjarjet dhe Mësimet

Burimet e Mësuesit

Java 1

Ditët 1–5

Mësimet 1–5

Java 2

Dita 1

Ekzistenca e Jezu Krishtit para lindjes

Mësimi 60: Gjoni 1:1–18

Gjenealogjia tokësore e Jezu Krishtit

Mësimi 6: Mateu 1:1–17

Dita 2

Lajmërimi i lindjes së Jezusit prej engjëllit Gabriel dhënë Zakarias; lajmërimi i lindjes dhënë Marisë; vizita e Marisë tek Elizabeta; lindja e Gjon Pagëzorit

Mësimi 43: Lluka 1

Dita 3

Lajmërimi i lindjes dhënë Jozefit

Mësimi 6: Mateu 1:18–25

Lindja e Jezu Krishtit; lajmërimi i lindjes së Jezusit dhënë barinjve; paraqitja e Jezusit në tempull

Mësimi 44: Lluka 2:1–39

Vizita e Dijetarëve; ikja për në Egjipt

Mësimi 6: Mateu 2

Vizita në tempull (mosha 12 vjeç)

Mësimi 44: Lluka 2:40–52

Dita 4

Shërbesa dhe dëshmia e Gjon Pagëzorit

Mësimi 7: Mateu 3:1–12; Mësimi 45: Lluka 3:1–22; Mësimi 60: Gjoni 1:1–18

Dita 5

Pagëzimi i Jezusit

Mësimi 7: Mateu 3:13–17; Mësimi 60: Gjoni 1:19–34

Java 3

Dita 1

Tundimi i Jezusit

Mësimi 8: Mateu 4:1–11

Dita 2

Dishepujt e Gjon Pagëzorit ndjekin Jezusin

Mësimi 60: Gjoni 1:35–51

Dasma në Kanë; pastrimi i parë i tempullit

Mësimi 61: Gjoni 2

Dita 3

Vizita e Nikodemit; dëshmia e Gjon Pagëzorit

Mësimi 62: Gjoni 3

Dita 4

Gruaja te pusi

Mësimi 63: Gjoni 4:1–42

Dita 5

Jezusi kthehet në Galile

Mësimi 8: Mateu 4:12–17

Jezusi shëron birin e nëpunësit mbretëror

Mësimi 63: Gjoni 4:43–54

Shpëtimtari nuk pranohet në Nazaret

Mësimi 45: Lluka 4:14–30

Java 4

Dita 1

Thirren peshkatarët

Mësimi 46: Lluka 5:1–11; Mësimi 8: Mateu 4:18–22

Dita 2

Jezusi jep mësim në Kapernaum dhe dëbon një frymë të ndyrë

Mësimi 34: Marku 1:21–39

Jezusi predikon ungjillin në Galile

Mësimi 8: Mateu 4:23–25

Jezusi shëron një lebros dhe një të paralizuar

Mësimi 34: Marku 1:40–45; Mësimi 35: Marku 2:1–12; Mësimi 46: Lluka 5:12–26

Dita 3

Ha me tagrambledhësit dhe mëkatarët

Mësimi 35: Marku 2:13–22

Dishepujt e Gjonit pyesin për agjërimin: E vjetër dhe e re

Mësimi 46: Lluka 5:27–39

Dita 4

Jezusi merr pjesë në një festë; shëron në Shabat; ligjërata: Dëshmia e Atit

Mësimi 64: Gjoni 5

Dita 5

Polemikat për Shabatin

Mësimi 35: Marku 2:23–3:6

Thirren dhe shugurohen dymbëdhjetë

Mësimi 13: Mateu 9:35–10:8

Java 5

Dita 1

Predikimi në Mal

Mësimi 9: Mateu 5:1–16

Dita 2

Predikimi në Mal

Mësimi 10: Mateu 5:17–48; Mësimi 47: Lluka 6

Dita 3

Predikimi në Mal

Mësimi 11: Mateu 6; Mësimi 51: Lluka 12

Dita 4

Predikimi në Mal

Mësimi 12: Mateu 7

Dita 5

Jezusi shëron shërbëtorin e centurionit; ngre së vdekuri djalin e së vesë së Nainit

Mësimi 47: Lluka 7:1–18

Gjon Pagëzori dërgon dishepuj te Jezusi

Mësimi 14: Mateu 11; Mësimi 48: Lluka 7:18–35

Java 6

Dita 1

Gruaja vajos Jezusin

Mësimi 48: Lluka 7:36–50

Beelzebubi, blasfemia; ligjëratat mbi shenjat; shëmbëlltyra: Shtëpia e zbrazët; nëna dhe vëllezërit e Jezusit

Mësimi 14: Mateu 12:1–50

Dita 2

Shëmbëlltyra e mbjellësit

Mësimi 15: Mateu 13:1–23

Dita 3

Shëmbëlltyrat shtesë rreth të ardhmes së mbretërisë

Mësimi 16: Mateu 13:24–58

Dita 4

Jezusi fashit një stuhi; dëbon një legjion frymërash të liga; shëron gruan me fluks gjaku; ngre së vdekuri bijën e Jairit

Mësimi 36: Marku 4–5

Dita 5

Nevoja për më shumë punëtorë; caktimi i Të Dymbëdhjetëve

Mësimi 13: Mateu 9:35–10:42

Vdekja e Gjon Pagëzorit

Mësimi 37: Marku 6:1–29

Java 7

Dita 1

Jezusi ushqen pesë mijë njerëz

Mësimi 37: Marku 6:30–44; Mësimi 17: Mateu 14:1–21

Dita 2

Jezusi ecën mbi ujë

Mësimi 17: Mateu 14:22–36

Shërimet

Mësimi 37: Marku 6:45–56

Dita 3

Ligjërata: Buka e Jetës

Mësimi 65: Gjoni 6:22–59

Dita 4

Ligjëratat mbi pastërtinë; Jezusi shëron bijën kanaanite dhe njerëz të tjerë

Mësimi 18: Mateu 15

Dita 5

Jezusi shëron burrin shurdhmemec në Dekapolis; ushqen katër mijë veta; burri i verbër shërohet gradualisht

Mësimi 38: Marku 7:1–8:26

Java 8

Dita 1

Farisenjtë dhe saducenjtë kërkojnë një shenjë; dëshmia e Pjetrit; premtohen çelësat vulosës të mbretërisë; merrni mbi vete një kryq

Mësimi 19: Mateu 16:1–28

Dita 2

Shpërfytyrimi: jepen çelësat e vulosjes; monedha e haraçit prej një peshku

Mësimi 20: Mateu 17

Dita 3

Jezusi shëron djalin e pushtuar nga një frymë e ndyrë

Mësimi 39: Marku 9:14–29

Dita 4

Kush është më i madhi në mbretëri; skandalizimet

Mësimi 40: Marku 9:30–50

Dita 5

Falja; shëmbëlltyra: Shërbëtori i pamëshirshëm

Mësimi 21: Mateu 18:1–35

Java 9

Dita 1

Sakrifica që kërkohet për ta ndjekur Jezusin; Jezusi u dërgua që të shpëtonte, jo që të shkatërronte

Mësimi 49: Lluka 8–9

Dita 2

Caktohen dhe dërgohen Të Shtatëdhjetët; Jezusi merr pjesë në Festën e Tabernakujve

Mësimi 50: Lluka 10:1–24; Mësimi 66: Gjoni 7

Dita 3

Gruaja që shkeli kurorën; Drita e Botës

Mësimi 67: Gjoni 8:1–30

Dita 4

Jezusi jep mësim rreth lirisë prej mëkatit dhe dëshmon për hyjnishmërinë e Tij

Mësimi 68: Gjoni 8:31–59

Dita 5

Jezusi shëron një burrë të verbër në Shabat

Mësimi 69: Gjoni 9

Java 10

Dita 1

Shëmbëlltyra: Bariu i Mirë; premtimi i Jezusit për çlodhjen

Mësimi 70: Gjoni 10; Mësimi 14: Mateu 11

Dita 2

Shëmbëlltyra: Samaritani i mirë

Mësimi 50: Lluka 10:25–37

Dita 3

Maria dhe Marta; lutja; ruhuni nga farisenjtë; shëmbëlltyra: Pasaniku i pamend

Mësimi 51: Lluka 10:38–12:59

Dita 4

Shërimi në Shabat; shëmbëlltyra: Gostia e madhe

Mësimi 52: Lluka 13–14

Dita 5

Shëmbëlltyrat: Delja e humbur, Dhrahmia e humbur, Djali plangprishës

Mësimi 53: Lluka 15

Java 11

Dita 1

Shëmbëlltyrat: Administratori i pabesë, Llazari dhe pasaniku

Mësimi 54: Lluka 16

Dita 2

Ligjëratat mbi skandalet dhe besimin; Jezusi shëron dhjetë lebrosët

Mësimi 55: Lluka 17

Dita 3

Jezusi ngre Llazarin së vdekuri

Mësimi 71: Gjoni 11:1–46

Dita 4

Farisenjtë pyesin rreth divorcit

Mësimi 22: Mateu 19:1–12

Dita 5

I lini fëmijët e vegjël; sundimtari i ri pasanik

Mësimi 41: Marku 10:1–34

Java 12

Dita 1

Shpërblimi për heqjen dorë nga të gjitha; shëmbëlltyra: Punëtorët në vresht

Mësimi 22: Mateu 19:13–30; 20:1–16

Më i madhi duhet të shërbejë

Mësimi 41: Marku 10:35–52

Dita 2

Shëmbëlltyrat: gjykatësi i padrejtë, fariseu dhe tagrambledhësi; Jezusi shëron Bartimeun; viziton Zakeun

Mësimi 56: Lluka 18–21

Dita 3

Maria vajos Jezusin

Mësimi 42: Marku 14:1–9; Mësimi 72: Gjoni 12:1–19

Hyrja ngadhënjimtare; pastrimi i dytë i tempullit

Mësimi 23: Mateu 21:1–16

Dita 4

Fiku mallkohet; shëmbëlltyrat: Dy bijtë, Vreshtarët e këqij, Dasma e birit të mbretit

Mësimi 24: Mateu 21:17–22:14

Dita 5

Çështja e taksës; martesa dhe Ringjallja; urdhërimi i madh

Mësimi 25: Mateu 22:15–40

Java 13

Dita 1

Denoncimi i hipokrizisë

Mësimi 26: Mateu 23:1–36

Monedha e gruas së ve

Mësimi 42: Marku 11–13

Vajtimi i Jezusit për Jerusalemin

Mësimi 26: Mateu 23:37–39

Dita 2

Komploti kundër Llazarit; ligjërata: Jezusi u dërgua nga Ati, një dritë për ata që besojnë

Mësimi 72: Gjoni 12

Dita 3

Shkatërrimi i Jerusalemit; shenjat e Ardhjes së Dytë

Mësimi 27: Joseph Smith – Mateu; Mateu 24

Dita 4

Shëmbëlltyra: Dhjetë virgjëreshat

Mësimi 28: Mateu 25:1–13

Dita 5

Shëmbëlltyrat: Talentat, Delet dhe cjeptë

Mësimi 29: Mateu 25:14–46

Java 14

Dita 1

Komploti i Judës për ta tradhtuar Jezusin; Darka e Fundit fillon

Mësimi 30: Mateu 26:1–16

Jezusi lan këmbët e dishepujve

Mësimi 73: Gjoni 13:1–17

“Mos Jam Unë, Zot?”

Mësimi 30: Mateu 26:17–25

Dita 2

Një urdhërim i ri

Mësimi 73: Gjoni 13:31–38

Krijohet sakramenti

Mësimi 30: Mateu 26:26–30

Dita 3

Ligjërata mbi Ngushëlluesin

Mësimi 74: Gjoni 14

Dita 4

Paratregohet mohimi nga Pjetri

Mësimi 57: Lluka 22:1–38

Hardhia e Vërtetë; doni njëri-tjetrin; dëshmon Shpirti i së vërtetës

Mësimi 75: Gjoni 15

Dita 5

Paralajmërimet për Apostujt; Ngushëlluesi; kundërshtimi: Gëzim e hidhërim

Mësimi 76: Gjoni 16

Java 15

Dita 1

Lutja ndërmjetësuese e Jezusit

Mësimi 77: Gjoni 17

Dita 2

Vuajtja dhe lutjet e Jezusit në Gjetseman

Mësimi 31: Mateu 26:31–46; Mësimi 42: Marku 14:10–16:20; Mësimi 57: Lluka 22:39–53

Dita 3

Jezusi arrestohet; mohimi nga Pjetri; nxjerrja në gjyq e Jezusit përpara Kajafës

Mësimi 31: Mateu 26:47–75; Mësimi 57: Lluka 22:39–71

Dita 4

Nxjerrja në gjyq para Pilatit dhe Herodit; Baraba lirohet

Mësimi 58: Lluka 23:1–25; Mësimi 78: Gjoni 18:1–19:16

Nxjerrja e dytë në gjyq para Pilatit

Mësimi 78: Gjoni 18:33–19:16

Jezusi fshikullohet dhe tallet

Mësimi 32: Mateu 27:1–50

Dita 5

Kryqëzimi

Mësimi 32: Mateu 27:26–50; Mësimi 58: Lluka 23:26–56; Mësimi 78: Gjoni 19:17–42

Java 16

Dita 1

Vdekja e Jezu Krishtit; varrimi i Jezusit; krerët e priftërinjve dhe farisenjtë vulosin varrin

Mësimi 33: Mateu 27:51–66

Dita 2

Ringjallja

Mësimi 33: Mateu 28:1–20; Mësimi 79: Gjoni 20

Dita 3

Jezusi u shfaqet dy dishepujve në rrugën për në Emaus

Mësimi 59: Lluka 24:13–32

Dita 4

Mbrëmja: Jezusi u shfaqet dishepujve, Thomai

Mësimi 79: Gjoni 20:11–31

Dita 5

Pjetri: “Po shkoj të peshkoj”, Jezusi: “Kulloti delet e mia”

Mësimi 80: Gjoni 21; Mësimi 33: Mateu 28:1–20

Porosia e madhe për Të Dymbëdhjetët; Ngjitja në qiell

Mësimi 59: Lluka 24