1 Nefi 10
    Footnotes

    Kapitulli 10

    Lehi parashikon që Judenjtë do të merren robër nga Babilonasit—Ai tregon për ardhjen mes Judenjve të një Mesie, të një Shpëtimtari, të një Shëlbuesi—Lehi tregon gjithashtu edhe për ardhjen e atij, që do të pagëzojë Qengjin e Perëndisë—Lehi tregon për vdekjen dhe ringjalljen e Mesias—Ai krahason shpërndarjen dhe mbledhjen e Izraelit me një pemë ulliri—Nefi flet për Birin e Perëndisë, për dhuratën e Frymës së Shenjtë dhe mbi nevojën e drejtësisë. Rreth 600–592 para K.

    1 Dhe tani unë, Nefi, vazhdoj duke dhënë një rrëfim mbi akëto fletë të veprimeve të mia dhe mbretërimit tim dhe shërbesës sime; kështu, për të vazhduar me rrëfimin tim, do t’ju flas disi për gjërat e atit tim dhe gjithashtu të vëllezërve të mi.

    2 Por vini re, ndodhi që pasi ati im mbaroi së thëni fjalët e aëndrrës së tij dhe gjithashtu së nxituri që ata të ishin të zellshëm, ai u foli atyre në lidhje me Judenjtë—

    3 Se pasi ata do të shkatërroheshin, madje ai qytet i madh i aJeruzalemit, dhe shumë prej tyre të jenë bmarrë robër në cBabiloni, në kohën e caktuar të Zotit, ata do të dkthehen përsëri, po, madje do të lirohen nga robëria; dhe pasi të lirohen nga robëria do të zotërojnë përsëri tokën e trashëgimit të tyre.

    4 Po, madje agjashtëqind vjet nga koha që ati im u largua nga Jeruzalemi, një bprofet, Zoti Perëndi do të nxjerrë nga mesi i Judenjve—madje një cMesia, ose me fjalë të tjera një Shpëtimtar të botës.

    5 Dhe ai foli gjithashtu në lidhje me profetët, sesa shumë prej tyre kishin adëshmuar për këto gjëra, në lidhje me këtë Mesia për të cilin ai kishte folur, ose për këtë Shëlbues të botës.

    6 Kështu që, i tërë njerëzimi ishte në një gjendje të humbur dhe të arënë dhe gjithmonë do të ishte ashtu, nëse nuk do të mbështetej në këtë Shëlbues.

    7 Dhe ai foli gjithashtu për një aprofet, i cili duhej të vinte para Mesias, për të përgatitur udhën e Zotit—

    8 Po, madje ai do të shkojë dhe do të thërrasë në vendin e shkretë: aPërgatitni udhën e Zotit; dhe bëjini shtigjet e tij të drejta; pasi është një mes jush, të cilin ju nuk e njihni; dhe ai është më i fuqishëm se unë, lidhëset e këpucëve të të cilit unë nuk jam i denjë t’i zgjidh. Dhe ati im foli shumë në lidhje me këtë gjë.

    9 Dhe ati im tha se ai do të pagëzojë në aBethabara, matanë Jordanit; dhe tha gjithashtu se ai do të bpagëzojë me ujë; madje që ai do të pagëzojë Mesian me ujë.

    10 Dhe, pasi të kishte pagëzuar Mesian me ujë, ai do të shihte dhe do të dëshmonte se kishte pagëzuar aQengjin e Perëndisë, i cili do t’i hiqte mëkatet botës.

    11 Dhe ndodhi që pasi ati im i tha këto fjalë, ai u foli vëllezërve të mi në lidhje me ungjillin që duhet të predikohet midis Judenjve, si dhe në lidhje me arënien e Judenjve në bmosbesim. Dhe pasi ata të kenë cvrarë Mesian i cili do të vijë dhe pasi ai të jetë vrarë, ai do të dngrihet së vdekuri dhe do t’u shfaqet Johebrenjve, nëpërmjet eFrymës së Shenjtë.

    12 Po, madje ati im foli shumë në lidhje me Johebrenjtë dhe gjithashtu në lidhje me shtëpinë e Izraelit dhe se ata duhet të krahasoheshin me një apemë ulliri, degët e së cilës do të thyheshin dhe do të bpërhapeshin në të gjithë faqen e dheut.

    13 Kështu që, tha ai, ne duhej të drejtoheshim njëzëri në atokën e premtimit, për të përmbushur fjalën e Zotit që ne do të shpërndaheshim në tërë faqen e dheut.

    14 Dhe pasi shtëpia e Izraelit të shpërndahet, ata duhet të amblidhen tok përsëri; ose në fund, pasi bJohebrenjtë të kenë pranuar plotësinë e Ungjillit, degët natyrale të cpemës së ullirit ose të mbeturit e shtëpisë së Izraelit, duhet të shartohen në të, ose të vijnë në njohurinë e Mesias së vërtetë, Zotit të tyre dhe Shëlbuesit të tyre.

    15 Dhe me këtë lloj gjuhe ati im u profetizoi dhe u foli vëllezërve të mi, dhe u tha edhe shumë gjëra të tjera që unë nuk i shkruaj në këtë libër; pasi unë kam shkruar aq shumë prej tyre, sa ishin të dobishme për mua në librin atjetër.

    16 Dhe, të gjitha këto gjëra për të cilat ju fola, ndodhën ndërsa ati im banonte në një çadër në luginën e Lemuelit.

    17 Dhe ndodhi që pasi unë, Nefi, i kisha dëgjuar të gjitha afjalët e atit tim në lidhje me gjërat që ai pa në një bvegim dhe gjithashtu gjërat që ai foli nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, fuqi të cilën ai e mori nëpërmjet besimit në Birin e Perëndisë—dhe Biri i Perëndisë ishte cMesia, i cili do të vijë—unë, Nefi, gjithashtu kisha dëshirë që të mund të shihja dhe të dëgjoja dhe të dija për këto gjëra, nëpërmjet fuqisë së Frymës së Shenjtë, që është ddhurata e Perëndisë te të gjithë ata që e kërkojnë atë me ezell, si në kohërat e fvjetra, ashtu edhe në kohën kur ai do t’u shfaqet fëmijëve të njerëzve.

    18 Pasi ai është i anjëjtë dje, sot dhe përgjithmonë; dhe udha është përgatitur për të gjithë njerëzit që nga krijimi i botës, në qoftë se ata duan të pendohen dhe të vijnë tek ai.

    19 Pasi, ai që kërkon me zell do të gjejë dhe amisteret e Perëndisë do t’u shpalosen nëpërmjet fuqisë së bFrymës së Shenjtë, po aq mirë në këto kohë sa në kohët e vjetra dhe po aq mirë në kohët e vjetra sa në kohët që vijnë; prandaj cdrejtimi i Zotit është një rreth i përjetshëm.

    20 Kështu që, mbaj mend, O njeri, për të gjitha veprimet e tua, ti do të sillesh në agjykim!

    21 Kështu, në qoftë se jeni përpjekur të bëni të liga në ditët e aprovës suaj, atëherë ju do të gjendeni të bpapastër para fronit të gjykimit të Perëndisë; dhe asgjë e papastër nuk mund të jetojë me Perëndinë; prandaj ju duhet të dëboheni përgjithmonë.

    22 Dhe Fryma e Shenjtë më jep autoritetin që unë t’i them këto gjëra dhe mos t’i mohoj.