Muzika
Besimi


50

Besimi

Me bindje

1. Besim ësht’ të di se dielli lind me shkëlqim çdo dit’.

Besim ësht’ të di se lutjet e mia dëgjon Zoti.

Besimi ësht’ si një far’,

Po të mbillet, rritet.

Besimi shtohet n’zemrën time,

E di, kur veproj drejt.

2. Besim ësht’ ta di se me Per’ndin’ jetova më par’.

Besim ësht’ ta di, mund t’kthehem, kur n’tok’ mbaron jeta.

Besimi ësht’ n’Per’ndin’ lart,

Në Krisht që tregoi udh’n.

Besimi rritet, ai forcohet

Çdo her’ që bindem un’.

Fjalët: Beatrice Goff Jackson, l. 1943. © 1978 IRI

Muzika: Michael Finlinson Moody, l. 1941. © 1978 IRI

Hebrenjve 11:1

Alma 32:28, 42–43