1. Yjet ndrinin, barinjt’ flinin;
E zymt’, e ftoht’ nata ish’.
Engjëjt plot lavdi këndonin;
N’kodër dëgjonin barinjt’.
Ah, çfar’ kënge! Ti dëgjoje,
Drejt tokës vjen, sjell Krishtlindjen!
D’gjoni! Ne prap’ e dëgjojm’!
2. Shihe qart’sin’ dhe afërsin’
E yllit të Krishtlindjes,
Përmes shkretëtirës së zymt’
Dijetarët po udh’heq.
Bukur duket, shkëlqen, rritet,
Përpara shkon, plot drit’ ndriçon,
Udh’heq yll’ i Krishtlindjes!