Muzika
Guximi i Nefit


64

Guximi i Nefit

Me energji

1. Zoti urdhëroi Nefin t’shkonte fletët t’merrte,

Prej Labanit t’lig brenda atje në qytet.

Lamani, Lemueli t’shkonin kishin frik’.

Plot guxim ish’ Nefi. Kështu u përgjigj:

[Chorus]

“Do të shkoj; do të bëj gjën’ që Zoti urdh’ron.

E di Zoti udhën tregon; T’bindem mua më do.

Do të shkoj; do të bëj gjën’ që Zoti urdh’ron.

E di Zoti udhën tregon; T’bindem mua më do.”

2. Zoti urdhëroi Nefin t’shkonte një vark’ t’bënte.

Vëllez’rit e tij s’besuan të lundronte.

Me tallje i than’ se s’duhej t’përpiqej.

Plot guxim ish’ Nefi. Kështu t’përgjigjej:

[Chorus]

“Do të shkoj; do të bëj gjën’ që Zoti urdh’ron.

E di Zoti udhën tregon; T’bindem mua më do.

Do të shkoj; do të bëj gjën’ që Zoti urdh’ron.

E di Zoti udhën tregon; T’bindem mua më do.”

3. Zoti na jep urdh’rime, nga ne kërkon bindje.

Nganjëher’ tundohem një udh’ tjetër të zgjedh.

Kur më s’kam guxim, mendoj s’mund t’përpiqem,

Un’ fort do të guxoj dhe do t’përgjigjem:

[Chorus]

“Do të shkoj; do të bëj gjën’ që Zoti urdh’ron.

E di Zoti udhën tregon; T’bindem mua më do.

Do të shkoj; do të bëj gjën’ që Zoti urdh’ron.

E di Zoti udhën tregon; T’bindem mua më do.”

Fjalët dhe muzika: Bill N. Hansen i Riu, l. 1952 dhe Lisa T. Hansen, l. 1958

© 1986 nga Wilford N. Hansen i Riu dhe Lisa Tensmeyer Hansen. All rights reserved. Kjo këngë mund të kopjohet për t’u përdorur me raste në kishë ose në shtëpi, jo për tregti.

1 Nefi 3:1–7

1 Nefi 17:8–10

1 Nefi 18:4