Shkrimet e Shenjta
Doktrina e Besëlidhje 6


Seksioni 6

Zbulesë dhënë Joseph Smith Profetit dhe Oliver Cowdery-t, në Harmony, Pennsylvania, prill 1829 (History of the Church, 1:32–35). Oliver Cowdery filloi punët e tij si shkrues në përkthimin e Librit të Mormonit më 7 prill 1829. Ai tashmë kishte marrë një manifestim hyjnor të së vërtetës së dëshmisë së Profetit, përsa u përket fletëve mbi të cilat ishte gdhendur anali i Librit të Mormonit. Profeti i kërkoi Zotit nëpërmjet Urimit e Thumimit dhe mori këtë përgjigje.

1–6, Punëtorët në arën e Zotit fitojnë shpëtim; 7–13, Nuk ka dhuratë më të madhe se dhurata e shpëtimit; 14–27, Një dëshmi për të vërtetën vjen me anë të fuqisë së Shpirtit; 28–37, Shihni te Krishti dhe bëni mirë vazhdimisht.

1 Një punë e madhërishme dhe e amrekullueshme është duke ardhur te fëmijët e njerëzve.

2 Vini re, unë jam Perëndi; i vini veshin afjalës sime, që është e gjallë dhe e fuqishme, më e bmprehtë se një shpatë me dy tehe, deri në ndarjen veç e veç të nyjeve e të palcës; prandaj ua vini veshin fjalëve të mia.

3 Vini re, afusha është e bardhë gati për t’u korrur; prandaj, kush dëshiron të korrë, le ta shtyjë draprin e tij me fuqi dhe të korrë derisa zgjat dita, që ai të mund të mbledhë si thesar për shpirtin e tij shpëtim të përjetshëm në mbretërinë e Perëndisë.

4 Po, kushdo që do të ashtyjë draprin e tij dhe do të korrë, njësoj thirret nga Perëndia.

5 Prandaj, në se do të akërkoni nga unë, do të merrni; në se do të trokisni, do t’ju hapet.

6 Tani, ngaqë keni pyetur, vini re, unë ju them: Zbatoni urdhërimet e mia dhe akërkoni të filloni e të ngrini kauzën e bSionit;

7 Mos akërkoni bpasuri, por curtësi dhe vini re, dmisteret e Perëndisë do t’ju shpalosen dhe atëherë ju do të bëheni të pasur. Vini re, ai që ka jetë të epërjetshme është i pasur.

8 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se, madje siç dëshiron prej meje, ashtu do të jetë për ty; dhe nëse dëshiron, ti do të jesh mjeti për të bërë shumë mirësi në këtë brez.

9 Mos i thuaj asgjë veçse apendim këtij brezi; zbato urdhërimet e mia dhe ndihmo për të sjellë veprën time, sipas urdhërimeve të mia, dhe ti do të bekohesh.

10 Vër re, ti ke një dhuratë dhe bekuar qofsh për shkak të dhuratës tënde. Kujto, ajo është e ashenjtë dhe vjen nga lart—

11 Dhe nëse do të akërkosh, ti do të dish bmistere që janë të madhërishme e të mrekullueshme; prandaj ti duhet ta ushtrosh cdhuratën tënde, që të mund të zbulosh mistere, që të mund të bësh shumë njerëz të njohin diturinë e së vërtetës, po, t’i dbindësh ata për rrugët e tyre të gabuara.

12 Mos ia bëj të njohur dhuratën tënde ndonjërit, përveç atyre që janë të besimit tënd. Mos luaj me gjëra të ashenjta.

13 Në qoftë se do të bësh mirë, po, dhe do të aqëndrosh bbesnik deri c fund, ti do të shpëtohesh në mbretërinë e Perëndisë, që është dhurata më e madhe e të gjitha dhuratave të Perëndisë; sepse nuk ka dhuratë më të madhe sesa dhurata e dshpëtimit.

14 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them: Bekuar qofsh për atë që ti ke bërë; sepse ke akërkuar prej meje dhe vër re, sa shpesh që ti ke kërkuar, ke marrë udhëzim nga Shpirti im. Po të mos ishte kështu, ti nuk do të kishe ardhur në vendin ku je në këtë kohë.

15 Vër re, ti e di se ke kërkuar prej meje dhe unë vërtet e ndriçova amendjen tënde; dhe tani unë t’i them këto gjëra që ti të mund të dish se ke qenë ndriçuar nga Shpirti i së vërtetës;

16 Po, unë të them që ti të mund të dish se s’ka asnjë tjetër, përveç Perëndisë, që i adi mendimet e tua dhe qëllimet e bzemrës tënde.

17 Unë t’i them këto gjëra si dëshmi për ty—që fjalët ose vepra që ke qenë duke shkruar, janë të avërteta.

18 Prandaj ji i azellshëm; i bqëndro pranë shërbëtorit tim Joseph, me besnikëri, në çfarëdolloj rrethanash të vështira që ai mund të jetë për hir të fjalës.

19 Qortoje atë për gabimet e tij dhe gjithashtu prano qortim prej tij. Ji i duruar; ji serioz; ji i matur; ki durim, besim, shpresë dhe dashuri hyjnore.

20 Vër re, ti je Oliveri dhe unë të kam folur për shkak të dëshirave të tua; si rrjedhim, mbaji këto fjalë athesar në zemrën tënde. Ji besnik e i zellshëm në zbatimin e urdhërimeve të Perëndisë dhe unë do të të rrethoj me krahët e dashurisë sime.

21 Vër re, unë jam Jezu Krishti, aBiri i Perëndisë. Unë jam po ai që erdha te të bmitë dhe të mitë nuk më pranuan. Unë jam cdrita që shkëlqen në derrësirë dhe errësira nuk e kupton atë.

22 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them: Në qoftë se ti dëshiron dëshmi të mëtejshme, sill ndër mend natën kur më bërtite në zemrën tënde, që të mund të adije lidhur me të vërtetën e këtyre gjërave.

23 A nuk i fola apaqe mendjes tënde lidhur me çështjen? bÇ’dëshmi më të madhe mund të kesh sesa nga Perëndia?

24 Dhe tani, vër re, ti ke marrë një dëshmi; pasi, nëse unë të kam thënë gjëra që askush s’i di, a nuk ke marrë ti një dëshmi?

25 Dhe, vër re, unë të jap ty një dhunti, në qoftë se e dëshiron nga unë, për të apërkthyer, po ashtu si shërbëtori im Joseph.

26 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë të them se ka aanale të cilat përmbajnë shumë nga ungjilli im, të cilat janë mbajtur të fshehta për shkak të bligësisë së njerëzve;

27 Dhe tani unë të urdhëroj që, në qoftë se ti ke dëshira të mira—dëshirë për të mbledhur për vete thesare në qiell—atëherë do të ndihmosh për të nxjerrë në dritë, me dhuntinë tënde, ato pjesë të ashkrimeve të mia të shenjta që kanë qenë fshehur për shkak të paudhësisë.

28 Dhe tani, vër re, unë të jap ty dhe gjithashtu shërbëtorit tim Joseph, çelësat e kësaj dhuntie, që do të sjellë në dritë këtë shërbesë; dhe nga goja e dy ose tre adëshmitarëve do të vërtetohet çdo fjalë.

29 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them: Nëse ata i përhedhin fjalët e mia dhe këtë pjesë të ungjillit dhe të shërbesës sime, bekuar qofshi, sepse ata nuk mund t’ju bëjnë juve më shumë se sa mua.

30 Edhe sikur ata t’ju abëjnë siç më kanë bërë mua, bekuar qofshi, sepse ju do të bbanoni me mua në clavdi.

31 Por nëse ata nuk i apërhedhin fjalët e mia, që do të ngrihen me anë të bdëshmisë që do të jepet, bekuar qofshin ata dhe atëherë ju do të keni gëzim në frytin e punëve tuaja.

32 Në të vërtetë, në të vërtetë, unë ju them, ashtu siç iu thashë dishepujve të mi, kudo që dy a tre janë ambledhur së bashku në emrin tim, përsa i përket një gjëje, vini re, atje do të jem unë në bmes tyre—madje kështu siç jam unë në mes jush.

33 Mos kini afrikë të bëni mirë, bijtë e mi, sepse çfarë të bmbillni, atë edhe do të korrni; prandaj, në qoftë se mbillni mirësi, ju gjithashtu do të korrni mirësi për shpërblimin tuaj.

34 Prandaj, mos ki frikë, tufë e vogël; bëni mirë; le të bashkohen toka e ferri kundër jush, sepse, nëse ju ndërtoheni mbi ashkëmbin tim, ato s’mund të triumfojnë.

35 Vini re, unë nuk ju dënoj; shkoni në rrugët tuaja dhe mos amëkatoni më; kryeni me maturi punën që ju kam urdhëruar.

36 aShihni tek unë në çdo mendim; mos dyshoni, mos kini frikë.

37 aVini re plagët që tejshpuan ijën time dhe gjithashtu shenjat e bgozhdëve në duart dhe këmbët e mia; jini besnikë, zbatoni urdhërimet e mia dhe ju do të ctrashëgoni dmbretërinë e qiellit. Amen.