Histori nga Shkrimet e Shenjta
Fjalë për t’u Ditur


Fjalë për t’u Ditur

adhuroj

të lëvdosh, të duash dhe t’i bindesh Perëndisë

agjëroj

të rrish pa ushqim dhe pa ujë kur kërkon bekime nga Ati Qiellor

alegori

një histori që të mëson një parim apo mësim

altar

një objekt në tempull i ngjashëm me tavolinën në kohën kur jetonte Jezusi. Njerëzit ofronin flijime për Perëndinë në altar.

Pamja
altar
anëtar

një person që i përket një kishe ose një grupi tjetër

Apostull

një udhëheqës në Kishën e Jezu Krishtit që dëshmon për Jezu Krishtin dhe jep mësim ungjillin

Ardhja e Dytë

kur Jezusi do të vijë në tokë përsëri për të shpëtuar njerëzit e drejtë dhe për të shkatërruar të këqijtë.

Autoriteti

e drejta për të përdorur një fuqi të tillë si priftëria ose për të pasur të drejtën të ndëshkosh ata që nuk i binden ligjit

bari

një person që kujdeset për delet

Pamja
bari
bashkohem

të bëhesh pjesë e një grupi

bekim

një lutje e posaçme që i kërkon Atit Qiellor të ngushëllojë ose të shërojë një person; njeriu që bën këtë lutje vepron me fuqinë e priftërisë që mban. Çdo ndihmë që ne marrim nga Perëndia.

bekoj

t’i japësh gjëra të mira apo të ndihmosh një person

besimi

të besosh në Jezu Krisht dhe t’i besosh Atij

besoj

të ndiesh se diçka është e drejtë apo e vërtetë

bindje

të bësh çka të është kërkuar apo urdhëruar

burg

një vend ku mbahen njerëzit që kanë shkelur ligjin

çyrek [çyreqe]

forma në të cilën piqet buka

Pamja
çyrek
dasmë

ngjarje ku një burrë dhe një grua martohen

dëshmia

një ndjenjë ose mendim nga Fryma e Shenjtë që ungjilli është i vërtetë

dëshmoj

t’i tregosh njerëzve të tjerë se ne e dimë se diçka është e vërtetë

Dijetarë

burra që erdhën nga Lindja për të vizituar Jezusin kur Ai ishte fëmijë

dishepull

një njeri që beson në Jezu Krisht dhe përpiqet të jetë si Ai

djall

një emër tjetër i Satanit

dhëndër

një burrë që po martohet

Dhurata e Frymës së Shenjtë

e drejta për të pasur ndihmën e Frymës së Shenjtë; ajo i jepet një personi pas pagëzimit nga dikush me autoritetin e priftërisë

dhuratë

një gjë e mirë që Perëndia ose të tjerë na japin

e dhjeta

para që i jepen Perëndisë për të ndërtuar Kishën e Tij

Engjëll

një lajmëtar qiellor nga Perëndia

e shenjtë

çdo gjë që na jepet nga Perëndia që duhet respektuar dhe nderuar

e ve

një grua burri i së cilës ka vdekur

e vërteta

ajo që është e vërtetë dhe e drejtë

fal

të pushosh së qeni i zemëruar ndaj dikujt që të ka bërë gjëra të këqija ose të dëmshme

festoj

të kujtosh një ditë të rëndësishme duke bërë diçka të veçantë

fqinj

dikush që jeton pranë shtëpisë tuaj; kushdo fëmijë tjetër i Perëndisë

fuqi

zotësi për të bërë diçka. Shih gjithashtu priftëri.

gënjej

të mos tregosh të vërtetën

gosti

ushqim i bollshëm i konsumuar në një ditë të veçantë

grazhd

një vend ku futet ushqimi për ta ngrënë kafshët

Pamja
grazhd
gjemb

një pjesë bime e mprehtë dhe me majë që mund të lëndojë po të preket

gjunjëzohem [i gjunjëzuar]

të ulesh në gjunjë

Pamja
Kneeling girl in Prayer
gjyq

një ngjarje ku njerëzit përpiqen të provojnë nëse një person e ka shkelur apo jo ligjin

han

një vend ku njerëzit mund të hanë dhe të flenë kur janë në udhëtim

hanxhi

personi që administron një han

hardhi

trungu i një bime, e tillë si rrushi, që ka degë që përdridhen duke dalë prej saj. Trungu i mban degët të gjalla.

Pamja
hardhi
himn

një këngë kishe ose këngë që lëvdon Perëndinë

hoje mjalti

dhomëza dylli që bëhen nga bletët. Bletët i mbushin këto dhomëza dylli me mjaltë.

Pamja
hoje mjalti
i/e keqe

diçka që është e keqe dhe nuk vjen nga Perëndia

i/e përhershëm

diçka që nuk ka fund; ajo vazhdon për gjithmonë

i/e shenjtë

diçka që është e pastër dhe e veçuar për ta përdorur Perëndia

i drejtë

i bindur ndaj urdhërimeve të Perëndisë

i lig

dikush që është i keq

i shurdhër

i paaftë për të dëgjuar

i urtë

dikush që është shumë i zgjuar dhe i kupton njerëzit, ligjet dhe shkrimet e shenjta; gjithashtu, dikush që planifikon përpara

i verbër

i paaftë për të parë

jetë e përjetshme

të bëhesh si Ati ynë Qiellor dhe të jetosh me Të përgjithmonë

kamxhik

një kordon ose litar; të përdorësh një kamxhik për të goditur dikë ose diçka

Pamja
kamxhik
karkalec

një insekt i madh fluturues që ndonjëherë përdoret si ushqim

Pamja
karkalec
këshilltar

një person që ndihmon ose jep këshilla për dikë tjetër

krizë urie

mungesë ushqimi për shkak se prodhimi nuk mjafton për t’i ushqyer të gjithë

kryqëzoj

vras një njeri duke e varur atë në kryq prej druri ashtu siç bënë me Jezu Krishtin

kurorë me gjemba

gjemba të mprehtë të rregulluar në një formë rrethi që iu vendos Jezusit në kokë

Pamja
kurorë me gjemba
lavdëroj

të thuash gjëra të mira për dikë

lebroz

një i/e sëmurë me plagë në të gjithë trupin

luftë

betejë midis armiqsh

lutem

t’i flasësh Perëndisë, duke i dhënë Atij falënderime dhe duke i kërkuar bekime

lutja

çka thuhet kur personi lutet

mal

një mal ose një kodër e madhe

Mbretëri e Perëndisë

Kisha ose vendi ku të drejtët do të jetojnë me Atin Qiellor pas kësaj jete

mbush me Frymën e Shenjtë

të mbushësh nëpërmjet Frymës së Shenjtë mendjen dhe zemrën e një personi me të vërtetën

mbytem

vdes nga qëndrimi nën ujë tepër gjatë

mëkat

të mos i bindesh urdhërimeve të Atit Qiellor

mëkatar

një person që nuk u bindet urdhërimeve të Atit Qiellor

misionar

një person që shkon në një mision; ndonjëherë personi thirret të shkojë në vende të tjera

misioni

një kohë e veçantë shërbimi për t’u mësuar njerëzve ungjillin e Jezu Krishtit dhe për të forcuar mbretërinë e Perëndisë në tokë

monedhë

një copë e sheshtë metalike që është para

Pamja
monedhë
mrekulli

diçka e pazakontë që ndodh në sajë të fuqisë së Perëndisë

ndjek

bëj atë që bën dikush tjetër

ngacmoj

të bësh humor me

organizoj

të vendosësh në rregull Kishën e Jezu Krishtit

pagëzim [pagëzoj]

një ordinancë ose ceremoni gjatë së cilës një person me autoritet priftërie nga Perëndia fut plotësisht nën ujë një person tjetër dhe e nxjerr atë përsëri jashtë. Pagëzimi kërkohet që të bëhesh anëtar i Kishës së Jezu Krishtit. Shih gjithashtu. Shih gjithashtu dhurata e Frymës së Shenjtë.

Pamja
pagëzimi
pajtues

një person që ndihmon njerëzit të mos inatosen me njëri-tjetrin

pashkë e hebrenjve

një festim i posaçëm kur hebrenjtë kujtojnë se si Perëndia e shpëtoi popullin e tyre nga egjiptianët në kohën e Moisiut

pendohem

të ndihesh keq për diçka që ke bërë dhe të premtosh se nuk do ta përsëritësh

përgjithmonë

kurdoherë

përkthej

të zëvendësosh fjalë të shkruara ose të folura në një gjuhë, në fjalë me të njëjtin kuptim në një gjuhë të ndryshme

përkul [i përkulur]

të ulësh kokën me respekt

Pamja
Line art depicting a New Testament-era man standing in an attitude of prayer with his head bowed. Used in the "Words to Know" section in "New Testament Stories."
përtac

që nuk do të punosh

plagë

një pjesë e trupit e vrarë ose që rrjedh gjak

plagë

një dëmtim i keq në trupin e një njeriu

predikim

një bisedë drejtuar një grupi njerëzish mbi ungjillin

premtoj

të thuash se do të bësh diçka

prift

udhëheqës në një kishë

priftëri

autoriteti për të vepruar në emrin e Perëndisë

prodhoj

bëj ose rrit diçka

profet

një person që thirret nga Perëndia për t’u treguar njerëzve atë që Perëndia kërkon të bëjnë

pushtoj, ndaloj [i pushtuar, i ndaluar]

të pushtosh një vend ose të ndalosh një person me forcë

Qiell

vendi ku Ati Qiellor dhe Jezu Krishti jetojnë

ringjallem

bashkimi përsëri i trupave dhe shpirtrave tanë pas vdekjes

rojë

një person që mbikëqyr njerëzit në burg; të mbikëqyrësh një person, vend ose send

rrobë

një copë e gjatë e derdhur rrobe që vishet mbi veshjet e tjera

Pamja
rrobë
sakrament

një ordinancë në të cilën buka dhe uji bekohen dhe u jepen anëtarëve të Kishës për t’u kujtuar atyre Jezu Krishtin dhe për të mbajtur urdhërimet. Ordinanca bëhet nga meshkuj që kanë priftërinë.

sakrifica

të japësh diçka të rëndësishme për Perëndinë ose për njerëz të tjerë

sinagogë

një ndërtesë ku hebrenjtë takohen për të adhuruar Perëndinë

Shabat

një ditë e veçantë e javës kur njerëzit adhurojnë Perëndinë duke shkuar në kishë dhe duke mësuar më shumë mbi Të

shenjtor

një anëtar i Kishës së vërtetë të Jezu Krishtit

shërbyes

një person që shërben ose punon për një person tjetër ose për Perëndinë

shëroj

ta bësh të jetë mirë një të sëmurë apo të plagosur

shkretëtirë

vend që ka shumë pak ujë dhe pak bimë apo kafshë

shkretëtirë

një vend ku nuk ka qytete të vogla apo të mëdha dhe ku jetojnë pak njerëz

shkrime të shenjta

librat që përmbajnë fjalët e Perëndisë të dhëna nëpërmjet profetëve të Tij

shndërrim

ndryshim i një personi për një kohë të shkurtër që bën të mundur për të që të jetë në prani të Atit Qiellor

shpellë

një zgavër në faqen e një kodre

Pamja
shpellë
shpëtim

të shpëtohesh nga mëkati dhe vdekja në mënyrë që të jetosh përsëri me Atin Qiellor

shpëtoj

të shpëtosh nga një rrezik. Jezusi vdiq që të na shpëtonte nga vdekja fizike dhe rreziqet e mëkatit.

shpirt

një fëmijë i Atit Qiellor që nuk ka trup prej mishi dhe kockash

shuguroj

njerëz që mbajnë autoritetin e priftërisë, vendosin duart e tyre mbi kokën e një njeriu tjetër për t’i dhënë fuqinë dhe autoritetin e priftërisë

Pamja
shuguroj
taksë

para që njerëzit i paguajnë qeverisë

tempull

shtëpia e Perëndisë mbi tokë; një vend për të adhuruar Perëndinë; një vend i shenjtë ku kryhen ordinancat e shenjta

Pamja
tempull
tërmet

një tundje e fortë e tokës

tradhtoj

të kthehesh kundra një miku apo ta dorëzosh atë tek një armik

trup prej mishi dhe gjaku

trupat që njerëzit në tokë kanë janë prej lëkure, kockash, muskujsh dhe gjaku.

tundoj

të përpiqesh ta bësh dikë të kryejë diçka të gabuar

udhëheq

të drejtosh të tjerë

udhëheqës

një person që drejton dhe është përgjegjës për një grup njerëzish

udhëtoj

të shkosh nga një vend në një tjetër

ungjill

mësimet e Jezu Krishtit mbi atë se si duhet të jetojnë njerëzit për të mundur të kthehen dhe të jetojnë me Atin Qiellor; ai është plani i shpëtimit i Atit Qiellor

urdhërim

diçka që Perëndia u thotë njerëzve të bëjnë për të qenë të lumtur

urdhëroj

t’i thuash me fjalë ose mjete teknike një njeriu apo një pajisjeje teknike se çfarë të bëjë

ushtar

një person që zbaton urdhra të një mbreti apo sundimtari

varr

vend ku varrosen njerëzit e vdekur

Pamja
varr
varros [i varrosur]

të vendosësh trupin e një të vdekuri në një varr ose në dhè dhe ta mbulosh me dhè; të vendosësh diçka në tokë që dëshiron ta fshehësh

vegim

një lloj zbulese nga Ati Qiellor

verë

një pije që bëhet nga rrushi

vjedh

të marrësh diçka që i përket dikujt tjetër

vjedhës [vjedhësit]

dikush që vjedh të tjerët

vuaj

të ndiesh dhimbje të madhe

zbulesë

diçka që Perëndia ua tregon fëmijëve të Tij

zgjedh

të zgjedhësh ose të përzgjedhësh