Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 26: Jezusi Fal një Grua


Kapitulli 26

Jezusi Fal një Grua

Pamja
A Pharisee asks Jesus to eat with him - ch.23-1

Një farise i kërkoi Shpëtimtarit të shkonte te shtëpia e tij dhe të hante me të.

Pamja
A sinful woman finds Jesus at the Pharisee's house - ch.23-2

Një grua që kishte shumë mëkate jetonte në qytet. Ajo e dinte se Jezusi po hante tek shtëpia e fariseut. Ajo donte të bënte diçka të veçantë për Jezusin.

Pamja
A woman kneels at the Savior's feet and washes them with her tears - The Pharisee thinks the Savior should not let the sinful woman touch Him - ch.23-3

Ajo u gjunjëzua dhe i lau këmbët Shpëtimtarit me lotët e saj. Pastaj ajo i fshiu këmbët e Tij me flokët e saj dhe i puthi ato. Ajo i leu ato me vaj aromatik. Fariseu e dinte se gruaja kishte bërë shumë gjëra që ishin të gabuara. Ai mendoi se Jezusi nuk duhej ta kishte lejuar gruan ta prekte Atë.

Pamja
The Savior tells the Pharisee that he had not given Him water to wash His feet - ch.23-4

Shpëtimtari e dinte se çfarë po mendonte fariseu. Ai i tha fariseut që gruaja kishte bërë më shumë për t’u kujdesur për Të se sa fariseu. Fariseu nuk i kishte dhënë Jezusit ujë për të larë këmbët e Tij apo vaj për kokën e Tij, siç bëhej shpesh për miqtë.

Pamja
Jesus tells the woman that her sins are forgiven - ch.23-5

Jezusi i tha fariseut se mëkatet e gruas ishin falur sepse ajo e donte Shpëtimtarin dhe kishte besim tek Ai. Jezusi i tha gruas të shkonte në paqe.