Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 59: Sauli Mëson mbi Jezusin


Kapitulli 59

Sauli Mëson mbi Jezusin

Pamja
Paul walking with a friend on the road to Damascus. - ch.60-1

Sauli kishte parë njerëzit të vrisnin Stefanin. Një ditë Sauli po shkonte për në qytetin e Damaskut me disa miq. Ai donte të fuste disa dishepuj të Krishtit në burg.

Pamja
Paul sees a bright light and hears the voice of Jesus Christ. - ch.60-2

Befas një dritë e shkëlqyer nga qielli e rrethoi. Ai ra përtokë. Pastaj Sauli dëgjoi zërin e Jezusit ta pyeste pse po përpiqej të dëmtonte shenjtorët. Sauli u tremb. Ai e pyeti Jezusin se çfarë duhej të bënte. Shpëtimtari i tha Saulit se duhej të shkonte në Damask. Atje Saulit do t’i tregonin se çfarë duhej të bënte.

Pamja
Paul, being blind, is led by a friend along the road. - ch.60-3

Sauli hapi sytë, por nuk mund të shihte. Ai ishte i verbër. Miqtë e tij e çuan në Damask.

Pamja
Christ appears to Ananias in a vision and tells him to go to Paul. - ch.60-4

Një dishepull i Jezu Krishtit i quajtur Anania jetonte në Damask. Në një vegim, Jezusi i tha Ananias të shkonte tek Sauli.

Pamja
Ananias blesses Paul. - ch.60-5

Anania kishte priftërinë. Ai vendosi duart e tij mbi kokën e Saulit dhe e bekoi atë që drita t’i rikthehej Saulit. Pasi u shërua, Sauli u pagëzua dhe mori dhuratën e Frymës së Shenjtë.

Pamja
Paul preaches the gospel in other lands. - ch.60-6

Sauli e ndryshoi emrin në Pal. Ai u thirr për të qenë një Apostull. Ai u bë misionar për Kishën. Ai shkroi shumë letra. Ai shkoi në shumë vende dhe dha mësime për ungjillin.