Histori nga Shkrimet e Shenjta
Hyrje: Plani i Atit Tonë Qiellor


Hyrje

Plani i Atit Tonë Qiellor

Pamja
Heavenly Father with a group of children - intro.-1

Ne kemi jetuar në qiell me Atin Qiellor përpara se të vinim në tokë. Ne jemi fëmijët e Tij shpirtërorë dhe kishim trupa shpirtërorë. Ne e donim Atë dhe Ai na donte ne.

Mësime nga Profeti Jozef Smith, 354

Pamja
Heavenly Father explains the plan of salvation - intro.-2

Ati Qiellor na mësoi mbi planin e Tij për ne. Ai është quajtur plani i shpëtimit. Nëse ndjekim planin e Tij, ne mund të bëhemi si Ati Qiellor. Plani ishte që ne të vinim në tokë dhe të kemi trupa prej mishi dhe gjaku. Ne do të provoheshim që të shihej nëse do të zgjidhnim t’i bindeshim urdhërimeve të Perëndisë.

Pamja
Jesus Christ and Satan listen to Heavenly Father explain the plan of salvation - intro.-3

Plani i shpëtimit siguron për ne mënyrën që të jetojmë me Atin Qiellor përsëri. Ne do të kemi nevojë të mbajmë urdhërimet. Por ne do të kemi gjithashtu nevojë për ndihmë. Ne do të kemi nevojë të heqim mëkatet tona dhe ne do të kemi nevojë për trupa të ringjallur. Për shkak se ne nuk mund t’i heqim mëkatet tona ose të ringjallim trupat tanë, ne kemi nevojë për një Shpëtimtar që ta bëjë këtë për ne.

Pamja
Heavenly Father chooses Jesus Christ to be the Savior - intro.-4

Ati Qiellor zgjodhi Jezu Krishtin të jetë Shpëtimtari ynë. Jezusi e donte Atin Qiellor. Jezusi na donte ne gjithashtu. Ai pranoi të vijë në tokë për të na treguar se si të jemi të drejtë. Ai do të siguronte rrugën e shpëtimit për ne të gjithë. Ai pranoi të vuante për mëkatet tona. Ai gjithashtu do të vdiste dhe do të ringjallej që ne të ringjalleshim gjithashtu.

Pamja
Satan - intro.-5

Satani donte gjithashtu të ishte shpëtimtari ynë. Por ai nuk e donte Atin Qiellor. Ai nuk na donte ne. Ai donte ta ndryshonte planin e Atit Qiellor që ai të mund të kishte fuqinë dhe lavdinë e Atit Qiellor.

Pamja
Satan leads his followers away - intro.-6

Disa nga fëmijët shpirtërorë të Atit Qiellor zgjodhën të ndjekin Satanin. Kjo e dëshpëroi shumë Atin Qiellor. Ai i largoi Satanin dhe pasuesit e tij nga qielli. Satani është djalli. Ai dhe shpirtrat që i shkojnë pas atij, duan që ne të mëkatojmë.

Pamja
Jesus Christ creating the earth. He stands with arms upraised and planets in the background. - intro.-7

Ati Qiellor i tha Jezusit të krijojë një tokë për ne. Jezusi e bëri. Ai bëri diellin, hënën dhe yjet. Ai vendosi bimët dhe kafshët në tokë. Tani ne kishim një tokë ku do të vinim dhe do të kishim trupa prej mishi dhe gjaku.

Pamja
A prophet teaches the people. He is holding stone tablets. - intro.-8

Shumë njerëz vijnë të jetojnë në tokë. Disa prej tyre zgjedhin t’u binden urdhërimeve të Perëndisë, të tjerë jo. Profetët e lashtë u mësuan njerëzve mbi planin e Atit Qiellor dhe mbi Jezu Krishtin.

Pamja
A prophet sees Mary holding the baby Jesus. He is writing on a piece of paper. - intro.-9

Profetët thanë se ati i Jezusit do të jetë Ati Qiellor. Nëna e Tij do të jetë një grua shumë e mirë e quajtur Maria. Ai do të lindej në Bethlehem.

Pamja
A prophet explains that Jesus would look like other people. Jesus is depicted using carpentry tools. - intro.-10

Profetët thanë se shumë njerëz nuk do të besonin se Jezusi ishte Shpëtimtari. Ai do të dukej si njerëzit e tjerë dhe nuk do të ishte i pasur. Shumë njerëz do ta urrenin Atë.

Pamja
A prophet tells of John the Baptist who will come before Jesus Christ comes. - intro.-11

Profetët treguan gjithashtu mbi Gjon Pagëzorin. Ai do të vinte përpara Jezusit për t’u treguar njerëzve për Atë. Gjoni do të pagëzonte Jezusin.

Pamja
A prophet explains that Jesus will perform many miracles. Christ is depicted with a lame man. - intro.-12

Profetët thanë se Jezusi do të ishte bujar dhe do të bënte shumë mrekulli. Përpara se të vdiste, Jezusi do të vuante për mëkatet e të gjithë njerëzve, që atyre të mos u duhej të vuanin nëse do të pendoheshin.

Pamja
A prophet foretelling the crucifixion of Jesus Christ. - intro.-13

Shumë profetë e dinin se Jezu Krishti, Shpëtimtari ynë, do të kryqëzohej. Ai do të gozhdohej në një kryq të drunjtë dhe do të jepte jetën e Tij për ne.

Pamja
A prophet tells the people that Christ will be resurrected after three days. - intro.-14

Pas tri ditësh, Ai do të ringjallej. Shpirti i Tij do të kthehej përsëri në trupin e Tij. Për shkak se Jezusi do të vdiste dhe do të ringjallej, ne të gjithë do të ringjalleshim gjithashtu.

Pamja
Jesus, His Apostles and others- intro.-15

Dhiata e Re tregon se fjalët e profetëve janë të vërteta. Ajo është historia e Jezu Krishtit dhe Apostujve të Tij. Ata jetuan në Tokën e Shenjtë. Shumë nga njerëzit që jetuan atje quheshin hebrenj. Romakët e kishin pushtuar Tokën e Shenjtë dhe ata sundonin mbi hebrenjtë.