Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 34: Djali me Shpirt të Keq


Kapitulli 34

Djali me një Shpirt të Keq

Pamja
A man asks the Savior to heal his son saying that the disciples had been unable to help him - ch.33-1

Një ditë një burrë i kërkoi Shpëtimtarit të ndihmonte djalin e tij. Djali kishte një shpirt të keq brenda tij. Dishepujt ishin përpjekur tashmë ta shëronin djalin e tij, por ata nuk mundeshin.

Pamja
The evil spirit makes the boy fall to the ground - ch.33-2

Jezusi i tha burrit ta sillte djalin e tij tek Ai. Kur erdhi djali, shpirti i keq e bëri atë të binte në tokë.

Pamja
The Savior asks the father how long his son has had the evil spirit - ch.33-3

Shpëtimtari pyeti për sa kohë shpirti i keq kishte qenë tek djali. Ati tha se ai kishte qenë tek ai qysh në fëmijëri.

Pamja
The man says he has faith for his son to be healed - ch.33-4

Jezusi tha se Ai mund ta shëronte djalin nëse i ati kishte besim. I ati filloi të qante. Ai tha se ai kishte besim. Por ai i kërkoi Jezusit ta ndihmonte atë të kishte edhe më shumë besim.

Pamja
The Savior commands the evil spirit to come out of the boy - ch.33-5

Jezusi e urdhëroi shpirtin e keq të dilte nga djali dhe të mos shkonte kurrë më tek ai. Shpirti i keq u egërsua. Ai e dëmtoi përsëri djalin. Pastaj ai iu bind Jezusit dhe u largua.

Pamja
The Savior reaches down and takes the boy by the hand - ch.33-6

Djali ishte aq i qetë saqë shumë njerëz thanë se ai ishte i vdekur. Por Jezusi e mori nga dora dhe e ndihmoi të ngrihej. Djali u shërua. Shpirti i keq u largua.

Pamja
When the disciples ask why they couldn't cast out the evil spirit Jesus tells them they should have fasted and prayed - ch.33-7

Më vonë dishepujt e pyetën Jezusin përse nuk kishin qenë në gjendje ta bënin shpirtin e keq të largohej nga djali. Jezusi u tha atyre që ndonjëherë ata kishin nevojë të agjëronin dhe të luteshin me qëllim që një njeri të shërohej.