Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 42: I Riu Pasanik


Kapitulli 42

I Riu i Pasur

Pamja
A rich young man asks Jesus what he needs to do to inherit eternal life - ch.42-1

Një ditë një i ri pasanik erdhi tek Jezusi dhe e pyeti Atë se çfarë duhet të bënte që të shkonte në qiell.

Pamja
The Savior tells the young man to keep the commandments - ch.42-2

Shpëtimtari i tha atij që të donte dhe të nderonte babanë e nënën e tij dhe të mos vriste njeri apo të gënjente apo të vidhte. I riu pasanik tha se ai gjithnjë u ishte bindur urdhërimeve.

Pamja
Jesus tells the young man that he needs to sell all that he has and give the money to the poor and follow Him - ch.42-3

Jezusi i tha të riut që ai kishte nevojë të bënte edhe një gjë tjetër. Ai duhej të shiste gjithçka që kishte dhe t’ua jepte paratë të varfërve. Pastaj i riu duhej të ndiqte Atë.

Pamja
The rich young man is unhappy about selling all that he has and leaves - ch.42-4

I riu pasanik nuk donte të jepte gjithçka që kishte. Ai i donte gjërat që kishte më shumë se sa Perëndinë. I riu u largua i mërzitur.

Pamja
Jesus tells His disciples that it is hard for those who love riches to go to heaven - ch.42-5

Shpëtimtari u tha dishepujve të Tij se është e vështirë që ata që duan pasuritë të shkojnë në qiell. Dishepujt nuk kuptuan. Ata pyetën se kush mund të jetojë me Perëndinë. Jezusi tha se njerëzit që besojnë në Perëndi dhe që e duan Atë më shumë se çdo gjë tjetër mund të jetojnë me Të në qiell.

Marku 10:23-30 (shih passhënimin 27a)