Kapitulli 48
Talentet
Jezusi u tregoi dishepujve të Tij një histori mbi një burrë që u dha shërbëtorëve të tij disa talenta. Një talent ishte një shumë e madhe të hollash.
Mateu 25:14-15
Burri i dha një shërbëtori pesë talente. Ai i dha një shërbëtori tjetër dy talente. Ai i dha një shërbëtori të tretë një talent. Pastaj burri shkoi në një udhëtim.
Mateu 25:15
Shërbëtori me pesë talente punoi fort. Ai fitoi pesë talente të tjera. Ai tani kishte dhjetë talente.
Mateu 25:16
Shërbëtori me dy talente punoi gjithashtu fort. Ai fitoi dy talente të tjera. Ai tani kishte katër talente.
Mateu 25:17
Shërbëtori me një talent e groposi atë në tokë. Ai kishte frikë se mos e humbiste. Ai nuk punoi për të fituar talente të tjera.
Mateu 25:18
Kur burri u kthye, ai i pyeti shërbëtorët se çfarë kishin bërë me talentet e tij.
Mateu 25:19
Shërbëtori i parë i solli atij dhjetë talente. Burri u lumturua. Ai e bëri shërbëtorin prijës për shumë gjëra dhe i tha atij të ishte i gëzuar.
Mateu 25:20-21
Shërbëtori i dytë i solli burrit katër talente. Kjo gjithashtu e lumturoi burrin. Ai e bëri shërbëtorin e dytë prijës për shumë gjëra dhe i tha atij të ishte i gëzuar.
Mateu 25:22-23
Shërbëtori i tretë i ktheu burrit talentin që kishte groposur. Burri nuk u lumturua. Ai tha se shërbëtori ishte përtac. Ai duhej të kishte punuar fort për të fituar më shumë talente.
Mateu 25:24-27
Burri e mori talentin nga shërbëtori i tretë dhe ja dha atë shërbëtorit të parë. Pastaj ai e largoi shërbëtorin përtac. Burri në histori është si Jezusi. Ne jemi si shërbëtorët. Jezusi do të gjykojë se si secili nga ne i përdor dhuratat që ka.
Mateu 25:28-30