Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 63: Pali Përfundon Misionin e Tij


Kapitulli 63

Pali Mbaron Misionin e Tij

Pamja
Paul takes some non-Jews to the temple. - ch.63-1

Pali shkoi në tempull në Jeruzalem. Një grup hebrenjsh menduan se Pali kishte futur në tempull njerëz që nuk ishin hebrenj. Kjo i zemëroi hebrenjtë. Ata e nxorën Palin nga tempulli dhe e rrahën.

Pamja
Roman soldiers take Paul away. - ch.63-2

Ushtarët romakë e arrestuan Palin. Ata e lejuan t’u fliste hebrenjve. Pali u dëshmoi njerëzve se ai kishte parë dritë nga qielli dhe kishte dëgjuar zërin e Shpëtimtarit. Ai tha se Jezusi i kishte thënë atij të predikonte ungjillin.

Pamja
Paul is put in chains and taken to prison. - ch.63-3

Njerëzit nuk i besuan Palit. Ata donin ta vrisnin atë. Ushtarët e futën Palin në burg për atë natë.

Pamja
The Savior visits Paul in prison. - ch.63-4

Shpëtimtari e vizitoi Palin në burg dhe i tha të mos trembej. Ai tha se Pali do të shkonte në Romë dhe të jepte mësim ungjillin atje.

Pamja
Paul preaches to King Agrippa. - ch.63-5

Për ta mbrojtur Palin, romakët e dërguan atë në një qytet tjetër. Atje ishte mbreti Agripa. Pali i tha mbretit Agripa se ai kishte qenë farise dhe kishte urryer njerëzit që besonin te Jezusi. Ai madje i kishte burgosur ata. Pastaj Pali kishte parë një dritë nga qielli dhe kishte dëgjuar zërin e Shpëtimtarit. Tani ai beson në Jezus.

Pamja
Paul tells King Agrippa about Jesus. - ch.63-6

Pali i dëshmoi mbretit Agripa se ungjilli ishte i vërtetë. Ai tha se Jezusi ishte ringjallur. Në një vegim, Jezu Krishti i kishte thënë Palit të jepte mësim ungjillin e Tij. Ngaqë ishte bindur, Palin e urrenin shumë njerëz.

Pamja
King Agrippa sends Paul to Rome. Paul is shown boarding a ship. - ch.63-7

Mbreti Agripa tha se Pali thuajse e kishte bërë atë të besonte në Jezus. Mbreti nuk mendonte se Pali duhej të vritej. Por ai duhej ta dërgonte Palin në Romë, ku duhej të vihej përpara gjyqit.

Pamja
Paul is in prison in Rome for two years. He is depicted writing letters to the Saints. - ch.63-8

Pali ishte në burg në Romë, për dy vjet. Shumë njerëz erdhën për ta parë. Ai u mësoi atyre ungjillin. Pali shkroi letra për shenjtorë në vende të tjera. Disa nga këto letra, të quajtura letra, janë në Dhiatën e Re.

Pamja
Paul knows he will be killed, but also knows he will be with Heavenly Father and Jesus Christ. - ch.63-9

Pali e dinte se do vritej. Pali nuk kishte frikë. Ai u ishte bindur urdhërimeve të Perëndisë. Ai kishte dhënë mësime për ungjillin. Ai e kishte përfunduar misionin e tij. Pali e dinte se Ati Qiellor e donte. Ai gjithashtu e dinte se pasi të vdiste, ai do të jetonte me Atin Qiellor dhe me Jezu Krishtin.