Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 52: Vuajtjet e Jezusit


Kapitulli 52

Vuajtjet e Jezusit

Pamja
The men come to take Jesus away - ch.52-1

Udhëheqësit e hebrenjve dërguan njerëz me shpata dhe me shkopinj në Kopshtin e Gjetsemanit.

Pamja
Judas Iscariot is with a group of men holding torches - ch.52-2

Judë Iskarioti ishte me ta. Kryepriftërinjtë e kishin paguar Judën t’u tregonte njerëzve se ku ndodhej Jezusi.

Pamja
Judas kisses Jesus to betray Him - ch.52-3

Juda u tregoi njerëzve se kush ishte Jezusi duke e puthur Atë. Njerëzit e morën tutje Jezusin. Ata e ngacmonin dhe e godisnin Atë. Ata e çuan Jezusin te kryeprifti, Kajafa.

Pamja
Jesus is put on trial - ch.52-4

Udhëheqësit hebrenj i bënë pyetje Jezusit. Ata thanë se Ai kishte shkelur ligjin duke thënë se ishte Biri i Perëndisë. Jezusi u tha atyre se Ai ishte Biri i Perëndisë. Ata thanë se Jezusi ishte fajtor dhe duhej të vdiste.

Pamja
The Jewish leaders take Jesus to Pontius Pilate - ch.52-5

Udhëheqësit hebrenj nuk e kishin autoritetin për ta vrarë Jezusin. Ata e çuan Atë tek Ponc Pilati, që mund ta dënonte Jezusin me vdekje. Udhëheqësit hebrenj i thanë Pilatit se Jezusi i kishte mësuar njerëzit të mos i bindeshin ligjit romak.

Pamja
The crowd asks for Barabbas to be released - ch.52-6

Pilati nuk mendonte se Jezusi kishte bërë ndonjë gjë të gabuar. Pilati donte ta linte Jezusin të lirë. Turma donte që Jezusi të kryqëzohej.

Pamja
Pilate can find no reason to kill Jesus ch.52-7

Pilati përsëri donte ta linte Jezusin të lirë. Por priftërinjtë dhe njerëzit vazhdonin të bërtisnin që ata donin që Jezusi të kryqëzohej.

Pamja
Pilate washes his hands - ch.52-8

Pilati i lau duart e tij. Ai tha se ai nuk ishte përgjegjës për vdekjen e Jezusit. Njerëzit thanë se ata do të ishin përgjegjës për vdekjen e Tij. Pilati u tha ushtarëve të tij ta kryqëzonin Jezusin.