Kapitulli 39
Jezusi Shëron një Njeri të Verbër
Një ditë Jezusi po ecte me dishepujt e Tij. Ata e panë burrin që kishte lindur i verbër. Dishepujt pyetën nëse burri ishte i verbër për shkak se kishte mëkatuar ai apo për shkak se kishin mëkatuar prindërit e tij.
Gjoni 9:1-2
Shpëtimtari tha se as prindërit dhe as burri nuk kishin mëkatuar. Burri ishte i verbër që Jezusi të mund ta shëronte atë dhe t’u tregonte njerëzve fuqinë e Perëndisë.
Gjoni 9:3-5
Jezusi bëri baltë me pështymë. Ai leu sytë e të verbrit me të. Jezusi i tha burrit të shkonte të lante sytë.
Gjoni 9:6-7
Sapo e lau baltën nga sytë burri mund të shihte!
Gjoni 9:7
Kur e panë fqinjët, ata nuk ishin të sigurt nëse ishte ai. Ai u tregoi se Jezusi e kishte shëruar. Fqinjët e çuan burrin tek farisenjtë. Burri u tregoi farisenjve se Jezusi e kishte shëruar.
Gjoni 9:8-11
Disa nga farisenjtë menduan se Jezusi duhet të jetë njeri i drejtë. Të tjerë menduan se Ai ishte mëkatar. . Kur burri tha se Jezusi ishte njeri i drejtë, disa nga farisenjtë u inatosën dhe e flakën jashtë burrin.
Gjoni 9:13-16, 30-34
Jezusi e gjeti burrin. Ai e pyeti nëse besonte tek Biri i Perëndisë. Burri pyeti kush ishte Biri i Perëndisë. Jezusi tha se Ai ishte Biri i Perëndisë dhe burri e adhuroi Atë.
Gjoni 9:35-38