Kapitulli 8
Mbreti i Lig Herod
Dijetarët i kishin thënë Herodit se Jezusi do të jetë mbret. Herodi donte të ishte i vetmi mbret. Ai u tha ushtarëve të tij që të vrisnin të gjithë foshnjat në Bethlehem dhe në vendet përreth.
Një engjëll i tha Jozefit t’i çonte Marien dhe Jezusin në Egjipt, një vend larg Betlehemit. Herodi nuk do të kërkonte për Jezusin atje.
Jozefi u bind. Ai, Maria dhe Jezusi ishin në Egjipt kur ushtarët e Herodit vranë të gjithë foshnjat në Betlehem dhe në vendet përreth.
Pasi Mbreti Herod vdiq, një engjëll i tha Jozefit që t’i çonte Jezusin dhe Marien në shtëpi. Jozefi i çoi ata në Nazaret, ku Jezusi ishte i sigurt.