Histori nga Shkrimet e Shenjta
Përmbajtja


Përmbajtja

Burime

Disa nga informacionet në këtë libër janë marrë nga shkrime jo të shenjta që renditen më poshtë.

Fjalorthi Biblik në botimin e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i Versionit të Mbretit Jakob___ të Biblës (1979)

Xheims E. Talmexh, Jezusi Krishti, Botimi i tretë (1916)

Mësime nga Profeti Jozef Smith, sel.(vepra të zgjedhura) Jozeph Fielding Smith (1976)

Lexuesit

Tregime nga Dhiata e Re është shkruar posaçërisht për ju. . Këto tregime janë marrë nga një libër që është i shenjtë. Duke lexuar këto tregime, kujtoni që ato bëjnë fjalë për njerëz realë që jetuan kohë përpara.

I lexoni tregimet dhe i rilexoni derisa t’i dini mirë ato. Ju gjithashtu do të doni t’i lexoni ato nga Bibla. Nën shumicën e figurave, do të shihni referenca që ju tregojnë ku ta gjeni atë tregim në Bibël ose në libra të tjera. I thoni babait, nënës, mësuesit ose një miku tuaj t’ju ndihmojë të gjeni tregimin në shkrimet e shenjta.

Nëse nuk e dini kuptimin e një fjale, shikoni tek seksioni “Fjalë për t’u Ditur” në fund të librit. . Nëse doni të mësoni më shumë mbi një vend, shiheni atë në seksionin “Vende për t’u Ditur”. Nëse nuk dini cili është një person, shiheni atë në seksionin “Njerëz për t’u Njohur”. Ky libër ka gjithashtu një seksion me fotografi vendesh në Tokën e Shenjtë dhe një kronologji të Dhiatës së Re.

Prindërve dhe Mësuesve

Ky libër mund t’ju ndihmojë në mësimdhënien e shkrimeve të shenjta. Përdorni seksionet “Fjalë për t’u Ditur”, “Vende për t’u Ditur” dhe “Njerëz për t’u Njohur” për t’i njohur fëmijët me fjalët, njerëzit dhe vendet në këtë libër. Ndihma të tjera në këtë libër përfshijnë harta, fotografi dhe një kronologji.

Ndërsa jepni mësim, ndani dëshminë tuaj për Biblën. Nxitini ata që mësoni të kërkojnë plot lutje dëshminë e tyre mbi shkrimet e shenjta dhe Shpëtimtarin, Jezu Krishtin. Kuptimi nga ana e atyre që u jepni mësim, do të rritet më shumë kur t’u lexoni tregimet e tyre të parapëlqyera nga vetë Bibla.