Histori nga Shkrimet e Shenjta
Pas Dhjatës së Re


Pas Dhiatës së Re

Pamja
The Apostles teach the gospel - ch.64-1

Udhëheqësit e Kishës punuan fort për t’u mësuar njerëzve mbi Jezu Krishtin. Ata i vizituan shenjtorët dhe u shkruan letra. Njerëzit u bashkuan me Kishën në shumë vende. Njerëzit e këqij nuk donin që njerëzit të besonin në Jezu Krisht.

Pamja
Wicked people change the commandments and lead some people astray. - ch.64-2

Njerëzit e këqij donin të ndryshonin urdhërimet. Disa shenjtorë i dëgjuan ata. Shumë pushuan së besuari në Jezus dhe nuk u bindeshin urdhërimeve të Tij.

Pamja
Many righteous Saint are killed. The Apostles are killed also and the Church is no longer on the earth. - ch.64-3

Apostujt dhe shumë shenjtorë u vranë. Asnjë nuk u la të udhëhiqte Kishën. Çelësat e priftërisë u hoqën nga toka. Njerëzit nuk kishin profetë për t’i udhëhequr. Kisha e Jezu Krishtit nuk ishte më në tokë. Apostujt Pjetër dhe Pal kishin thënë se kjo do të ndodhte.

Pamja
Many different churches are established, but none are Jesus Christ's church. - ch.64-4

Qindra vite kaluan. Kishte shumë kisha të ndryshme. Asnjë prej tyre nuk kishte apostuj apo priftëri të Perëndisë. Asnjë nga kishat nuk ishte Kisha e Jezu Krishtit. Por profetët kishin thënë se pas shumë vitesh Kisha e Jezu Krishtit do të rikthehej në tokë përsëri.

Pamja
In 1820 Joseph Smith goes to the woods near his home and prays. - ch.64-5

Në 1820 një djalë me emrin Jozef Smith donte të dinte se cila kishë ishte Kisha e Jezu Krishtit. Ai shkoi në pyjet pranë shtëpisë së tij dhe u lut. Ai i kërkoi Perëndisë t’i tregonte se cila kishë ishte e drejtë.

Pamja
Heavenly Father and Jesus Christ appear to Joseph Smith.l - ch.64-6

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti erdhën tek Jozef Smithi. Shpëtimtari i tha Jozefit të mos bashkohej me asnjë nga kishat sepse asnjë prej tyre nuk ishte Kisha e Tij.

Pamja
Joseph Smith translates the gold plates. - ch.64-7

Perëndia zgjodhi të risjellë Kishën e Jezu Krishtit në tokë nëpërmjet Jozef Smithit. Perëndia dërgoi engjëj për t’i dhënë Jozef Smithit priftërinë. Ai e ndihmoi Jozefin të përkthente Librin e Mormonit. Më 6 prill 1830 Kisha e Jezu Krishtit u organizua përsëri mbi tokë.

Pamja
Joseph Smith organizes the Church with Twelve Apostles - ch.64-8

Pikërisht ashtu si Jezusi zgjodhi Dymbëdhjetë Apostujt kur ishte mbi tokë, Perëndia e ndihmoi Jozef Smithin të zgjidhte Dymbëdhjetë Apostuj për ta ndihmuar atë të udhëhiqte Kishën. Këtyre burrave u ishte dhënë fuqia të jepnin mësim ungjillin dhe të bënin mrekulli.

Pamja
Missionaries teach people about the true church. - ch.64-9

Jezusi do që secili të dijë për Kishën e Tij. Ai i tha Jozef Smithit të dërgonte misionarë për t’u mësuar të gjithë njerëzve mbi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Pamja
The Church of Jesus Christ of Latter-day Saints is the same church Jesus organized when He was on the earth. Jesus Christ is pictured with the Salt Lake Temple in the background. - ch.64-10

Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është e njëjta kishë që Jezusi organizoi kur Ai jetoi në tokë.