Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 14: Nikodemi


Kapitulli 14

Nikodemi

Pamja
Nicodemus - ch.14-1

Nikodemi i përkiste një grupi hebrenjsh që quheshin Farisenj. Ai ishte gjithashtu një sundimtar i hebrenjve. Shumë farisenj nuk besonin se Jezu Krishti ishte dërguar nga Perëndia. Por Nikodemi besonte për shkak të mrekullive që Jezusi kishte bërë.

Pamja
Nicodemus comes at night to talk to Jesus - ch.14-2

Nikodemi erdhi një natë të fliste me Shpëtimtarin. Jezusi i tha atij se askush nuk mund të hynte në mbretërinë e Perëndisë pa u lindur rishtas.

Pamja
Nicodemus asks Jesus how a person can be born again - ch.14-3

Nikodemi nuk e kuptoi. Si mund të lindë përsëri një njeri? Shpëtimtari shpjegoi se Ai po fliste për gjëra shpirtërore.

Pamja
Jesus tells Nicodemus He is on earth to prepare a way for all men to return to Heavenly Father - ch.14-4

Jezusi shpjegoi se Ai ishte dërguar në tokë për të na ndihmuar të gjithëve që të kthehemi tek Ati Qiellor. Ai tha se do të vuante për mëkatet tona dhe do të vdiste në një kryq, që ne të mund të kemi jetë të përjetshme.

Pamja
Jesus tells Nicodemus that men need to choose the right to live in the kingdom of God - ch.14-5

Ai tha se ne duhet të besojmë në Të dhe të zgjedhim të drejtën.