Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 1: Elizabeta dhe Zakaria


Kapitulli 1

Elizabeta dhe Zakaria

Pamja
Zacharias and Elisabeth praying for a child - ch.1-1

Zakaria dhe bashkëshortja e tij, Elizabeta, ishin hebrenj që jetonin pranë Jeruzalemit. Ata u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Për shumë vite ata u lutën të kishin një fëmijë. Kur u moshuan, ata akoma nuk kishin fëmijë.

Pamja
The angel Gabriel appearing to Zacharias in the temple. ch.1-2

Zakaria ishte prift në tempull. Një ditë një engjëll i quajtur Gabriel erdhi tek ai. Gabrieli tha se Perëndia do t’u përgjigjej lutjeve të Zakarias dhe Elizabetës. Ata do të kishin një fëmijë. Gabrieli tha se ata duhet t’i vinin fëmijës emrin Gjon.

Pamja
The angel Gabriel talking to Zacharias in the temple. ch.1-3

Gabrieli tha se Gjoni do të ishte një profet i drejtë i Perëndisë. Ai do t’i mësonte njerëzit rreth Jezu Krishtit.

Pamja
The angel Gabriel is speaking with Zacharias in the temple. ch.1-4

Zakaria nuk i besoi engjëllit. Elizabeta ishte tepër e moshuar për të bërë fëmijë. Gabrieli tha se për shkak se ai nuk besoi çka kishte premtuar Perëndia, Zakaria nuk do të ishte në gjendje të fliste derisa Gjoni të lindej.