Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 40: Bariu i Mirë


Kapitulli 40

Bariu i Mirë

Pamja
Jesus holding a lamb - He is the good shepherd - ch.39-1

Bariu kujdeset për delet. Ai i ndihmon ato të gjejnë ushqim dhe ujë. Ai nuk i lë ato të dëmtohen apo të humbasin. Ai i njeh dhe i do ato dhe do të jepte jetën e tij për t’i shpëtuar.

Pamja
Jesus tells the people that the good shepherd gives His life for the sheep - ch.39-2

Jezu Krishti e quajti Veten Bariu i Mirë. Ai është Bariu ynë. Ne jemi delet e Tij. Ai na do neve. Ai na ndihmon që të mësojmë të vërtetën. Ai na mëson se si të jetojmë që të mund të rikthehemi tek Ati Qiellor. Ai dha jetën e Tij për ne.

Pamja
Jesus tells the people that He has other sheep - ch.39-3

Shpëtimtari u tregoi njerëzve në Jeruzalem se Ai kishte dele të tjera. Ai tha se Ai do t’i vizitonte ato. Njerëzit nuk e kuptuan.

Pamja
Jesus visits the people in the Americas after His resurrection - ch.39-4

Pasi u ringjall Jezusi vizitoi delet e Tija në Amerikë. Libri i Mormonit tregon mbi vizitën e Tij atje. Jezusi qëndroi shumë ditë, duke shëruar të sëmurët dhe duke bekuar njerëzit. Ai u dha atyre priftërinë dhe organizoi Kishën e Tij. Jezusi u mësoi këtyre njerëzve të njëjtat gjëra që Ai u kishte mësuar njerëzve në Jeruzalem.