Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 46: Ardhja e Dytë


Kapitulli 46

Ardhja e Dytë

Pamja
His disciples ask Jesus when the wicked would be destroyed - ch.46-1

Jezusi ishte në Malin e Ullinjve. Dishepujt e Tij donin t’i bënin disa pyetje Jezusit. Ata e pyetën se kur do të shkatërrohet ligësia. Ata donin gjithashtu të dinin se kur Jezusi do të vinte përsëri.

Pamja
False prophets try to lead the people astray - ch.46-2

Jezusi u tha atyre se përpara Ardhjes së Tij të Dytë, profetë të rremë do të thonë se janë Krishti. Shumë njerëz do t’i ndjekin ata. Por nëse pasuesit e Tij do t’u bindeshin fjalëve të Tij, ata nuk do të mashtroheshin nga profetët e rremë. Ata do të shpëtoheshin.

Pamja
Before the Second Coming there will be earthquakes - ch.46-3

Jezusi tha gjithashtu se përpara se Ai të vijë përsëri, do të ketë shumë luftëra, uri, sëmundje të tmerrshme dhe tërmete. Shumë njerëz do të pushojnë së ndihmuari të tjerët dhe do të bëhen të ligj.

Pamja
The missionaries will preach the gospel, but many people will not listen - ch.46-4

Ungjilli do t’i predikohet gjithë botës, por shumë njerëz nuk do t’i binden.

Pamja
Prior to the Second Coming the sun will be darkened, the moon will not shine, and the stars will fall from heaven - ch.46-5

Dielli do të errësohet, hëna nuk do të shkëlqejë dhe yjet do të bien nga qielli.

Pamja
The righteous see Jesus coming down from the clouds - ch.46-6

Kur Jezu Krishti të vijë përsëri, njerëzit do ta shohin Atë të zbresë nga retë me fuqi dhe lavdi të madhe. Ai do të dërgojë engjëjt e tij për të mbledhur të drejtët së bashku.

Pamja
A family prepares for the Second Coming by learning about Christ - The parents and children sit and listen to one of the children showing a data-poster of Jesus and the children - ch.46-7

Ne mund të përgatitemi për Ardhjen e Dytë duke bërë çka është e drejtë. Kur ne shohim shenjat që Jezusi premtoi, ne do të kuptojmë se ardhja e Shpëtimtarit është afër. Asnjë nuk e di saktësisht se kur Jezusi do të vijë përsëri. Nëse ne jemi të përgatitur, ne mund të jemi me Të.