Kapitulli 45
Qindarkat e Gruas së Ve
Jezusi shkoi në tempull në Jeruzalem. Ai shikonte se si njerëzit jepnin para për kishën. Shumë pasanikë jepnin plot para.
Një e ve e varfër dha dy monedha të hollash që quheshin mite. Nuk ishin shumë para, por ato ishin të gjitha paratë që ajo kishte.
Jezusi e pa gruan e ve dhe u tregoi dishepujve për atë që kishte bërë ajo.
Ai tha se njerëz të pasur kishin dhënë shuma më të mëdha parash se sa ajo, por ata kishin më shumë për të dhënë.
Gruaja e ve nuk kishte më para. Ajo i kishte dhënë të gjitha sa kishte. Ajo dha më shumë për Perëndinë se sa të gjithë njerëzit e pasur.