Histori nga Shkrimet e Shenjta
Njerëz për t’u Njohur


Njerëz për t’u Njohur

Agripa

një mbret romak që sundoi në Izrael. Pali i tregoi Agripës mbi Jezu Krishtin.

Ana

një e ve besnike që pa Jezusin kur ishte fëmijë dhe u tregoi njerëzve se Jezusi ishte Bir i Perëndisë dhe Shëlbuesi.

Anania

një dishepull i Jezu Krishtit që jetonte në Damask. Ai bekoi Palin dhe u kujdes për të pasi Pali u verbua gjatë një vegimi.

Ati Qiellor

Ati i trupave tanë shpirtërorë. Ne i lutemi Atij.

Elia

një profet i Dhiatës së Vjetër

Elizabeta

nëna e Gjon Pagëzorit

Farisenj

udhëheqës të hebrenjve. Shumica e tyre e urrenin Jezusin dhe dishepujt e Tij.

Fryma e Shenjtë

një nga tre anëtarët e Kreut Perëndi. Ai ndihmon Jezu Krishtin dhe Atin Qiellor. Ai ka fuqi të ndihmojë njerëzit të dinë të vërtetën. Ai është shpirt dhe nuk ka trup prej mishi dhe kockash.

Gabrieli

engjëlli që vizitoi Marien dhe i tha asaj se ajo do të ishte nëna e Jezusit. Gabrieli gjithashtu erdhi tek Zakaria dhe i tha atij se ai do të kishte një djalë që do të ishte Gjon Pagëzori.

Gjoni

një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit. Ai ishte një nga këshilltarët e Pjetrit pas vdekjes së Jezusit.

Gjon Pagëzori

profeti që pagëzoi Jezusin. Ai ishte biri i Zakarias dhe Elizabetës.

Herodi

një mbret i lig që sundoi në Jeruzalem kur u lind Jezusi. Ai i vrau të gjitha foshnjat në Bethlehem me shpresë që të vriste foshnjën Jezus.

Isaia

një profet i Dhiatës së Vjetër që shkroi mbi Jezusin

Jairi

një udhëheqës hebre në Kapernaum. Jezusi ngjalli nga vdekja vajzën e tij.

Jakobi

një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit. Ai ishte një nga këshilltarët e Pjetrit pas vdekjes së Jezusit.

Jezu Krishti

Biri i Perëndisë dhe Shpëtimtari i botës. Ai vuajti dhe vdiq për mëkatet tona.

Jozefi

bashkëshorti i Maries. Jozefi u kujdes shumë për Jezusin dhe Marien.

Jozef Smith

Kur Jozef Smithi ishte djalë, Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e vizituan atë. Ata i thanë atij të mos bashkohej me asnjë nga kishat e atëhershme në tokë, sepse ato të gjitha ishin larguar nga e vërteta. Nëpërmjet Jozef Smithit, Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit u rivendos në tokë.

Judë Iskarioti

një nga Apostujt e Jezusit. Juda ua dorëzoi Jezusin njerëzve të ligj për 30 monedha argjendi.

Judenj

Izraelitë që ishin pjesë e mbretërisë së Judesë. Jezusi ishte hebre.

Kajafa

prift i lartë hebre që mori pjesë në dënimin e Jezusit në gjyqin kundër Tij

Llazari

një burrë që Jezusi e ngriti së vdekuri

Maria

nëna e Jezusit

Maria dhe Marta

motrat e Llazarit dhe miq të Jezusit

Maria Magdalena

mike e Jezusit dhe njeriu i parë që pa Jezusin pas Ringjalljes së Tij

Matia

një dishepull i Jezusit që u thirr të zevëndësonte Judë Iskariotin si një nga të Dymbëdhjetë Apostujt

Mesia

një emër tjetër për Jezu Krishtin

Moisiu

një profet i Dhiatës së Vjetër

Nikodemi

një sundimtar i hebrenjve që besonte se Jezusi ishte Shpëtimtari. Jezusi i mësoi Nikodemit mbi pagëzimin.

Pali

një burrë që nuk i donte dishepujt e Jezusit deri kur pa Jezusin në një vegim dhe u kthye. Ai pastaj i shërbeu Perëndisë dhe u bë një nga Apostujt. Ai njihej gjithashtu me emrin Saul.

Perëndia

mund të përdoret për Atin Qiellor ose për Jezu Krishtin

Pjetri

një nga Dymbëdhjetë Apostujt e Jezusit dhe President i Kishës pas vdekjes së Jezusit

Ponc Pilati

guvernatori romak në Jeruzalem. Hebrenjtë i thanë Pilatit të kryqëzonte Jezusin dhe ai lejoi që Jezusi të vritej.

Romakët

njerëzit që kontrollonin vendin ku banoi Jezusi gjatë jetës së Tij.

Samaritanët

një grup njerëzish që banonin në vendin ku banoi Jezusi. Hebrenjtë dhe samaritanët zakonisht nuk e pëlqenin njëri-tjetrin.

Satani

një bir shpirtëror i Atit Qiellor. Ai nuk iu bind Atit Qiellor, kështu që u nxorr jashtë qiellit. Ai u bë i keq. Satani përpiqet të tundojë njerëzit të bëjnë çka është e gabuar.

Sauli

shih Pali

Shpëtimtari

Jezu Krishti është Shpëtimtari. Ai vuajti dhe vdiq për mëkatet tona. Në sajë të Tij, ne mund të na falen mëkatet, nëse pendohemi dhe ne do të jetojmë përgjithmonë.

Sila

një misionar dhe mik i Palit

Simeoni

një njeri i drejtë që pa Jezusin fëmijë në tempullin e Jeruzalemit

Simoni

një burrë në Samari. Ai u përpoq të blinte priftërinë nga Pjetri dhe Gjoni. Ata i mësuan atij se njeriu nuk mund ta blejë priftërinë.

Stefani

një udhëheqës i drejtë i Kishës së Jezu Krishtit. Farisenjtë e vranë atë.

Tabita

një grua e mirë të cilën Pjetri e solli përsëri në jetë

Zakaria

babai i Gjon Pagëzorit