Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 50: Mësime të Tjera në Darkën e Fundit


Kapitulli 50

Mësime të Tjera në Darkën e Fundit

Pamja
Jesus teaches that people will know His disciples if they love one another - ch.50-1

Pasi kishin mbaruar së ngrëni, Jezusi u tha Apostujve të tij se ata duhet ta donin njeri-tjetrin ashtu siç Ai i kishte dashur ata. Nëse ata do ta bënin këtë, njerëzit do ta dinin se ata ishin dishepujt e Tij.

Pamja
Jesus tells His disciples that if they love Him they will keep His commandments - ch.50-2

Ai u tha se nëse Apostujt e donin Atë, ata duhet të mbanin urdhërimet e Tij. Ai u premtoi atyre dhuratën e Frymës së Shenjtë. Fryma e Shenjtë do t’u mësonte atyre gjithçka që kishin nevojë të dinin. Fryma e Shenjtë do t’i ndihmonte Apostujt të kujtonin gjërat që Jezusi u kishte mësuar atyre.

Pamja
Jesus says that He is the true vine - ch.50-3

Jezusi tha se Ai ishte si hardhia. Dishepujt e Tij janë si degët e hardhisë. Vetëm një degë që është e lidhur fort tek hardhia mund të prodhojë fruta të mira.

Pamja
Jesus tells His disciples that if they live the gospel they will be like branches of the good vine - ch.50-4

Jezusi u premtoi Apostujve të Tij se nëse ata do ta jetonin ungjillin, frytet e tyre (punët e tyre) do të ishin të mira. Nëse ata nuk do ta ndiqnin Atë, ata do të ishin si degët e prera të një peme dhe nuk do të prodhonin gjë.

Pamja
Christ prays for His disciples - ch.50-5

Jezu Krishti u lut që Apostujt e Tij të ishin të bashkuar. Ai donte që ata të mësonin njerëzit të besonin tek Ai dhe të dinin se Ati Qiellor i do ata.

Pamja
Jesus and the Apostles sing a hymn - ch.50-6

Pastaj Jezusi dhe Apostujt kënduan një himn dhe u larguan nga dhoma.