Kapitulli 5
Lindja e Jezu Krishtit
Romak bëri një ligj që secili duhej të regjistrohej në qytetin e vet. Jozefi dhe Maria jetonin në Nazaret. duhej të udhëtonin 105 km për në Bethlehem për t’u regjistruar.
Lluka 2:1-5
Nuk ishte e lehtë për Marien të udhëtonte për në Betlehem. Fëmija i saj do të lindte së shpejti.
Lluka 2:4-5
Kur Jozefi dhe Maria arritën në Betlehem, të gjitha dhomat ishin mbushur me njerëz. Maria dhe Jozefi duhej të qëndronin në stallë. Stalla është një vend ku mbahen kafshët.
Lluka 2:6-7
Atje u lind fëmija. Maria e mbështolli Atë me rroba dhe e vuri në një grazhd. Jozefi dhe Maria i vunë fëmijës emrin Jezu.
Lluka 2:7, 21
Natën kur lindi Jezusi, barinjtë po kujdeseshin për dhentë e tyre në fushat pranë Betlehemit. Një engjëll erdhi tek ata. Barinjtë u trembën.
Lluka 2:8-9
Engjëlli u tha të mos trembeshin. Ai kishte një lajm të mrekullueshëm: Shpëtimtari, Jezu Krishti, ishte lindur në Betlehem. Ata do ta gjenin Atë shtrirë në një grazhd.
Lluka 2:10-12
Barinjtë shkuan në Bethlehem, ku panë foshnjën Jezus.
Lluka 2:15-16
Barinjtë ishin të lumtur që shihnin Shpëtimtarin. Ata u treguan njerëzve të tjerë mbi atë që kishin dëgjuar dhe parë.
Lluka 2:17, 20