Kapitulli 6
Paraqitja në Tempull
Kur Jezusi ishte vetëm disa javësh, prindërit e Tij e çuan Atë në Jeruzalem për ta paraqitur në tempull.
Simeoni, një njeri i drejtë që jetonte në Jeruzalem, ishte në tempull. Fryma e Shenjtë i tha atij se do të shihte Krishtin përpara se të vdiste.
Simoni e pa foshnjën Jezus në tempull. Ai e mbajti Atë në krahët e tij dhe lavdëroi Perëndinë.
Simoni tha se fëmija do të sillte shpëtimin për të gjithë njerëzit. Jozefi dhe Maria u mrekulluan nga ato që tha ai.
Një e ve me emrin Ana gjithashtu e pa Jezusin dhe e dinte se kush ishte Ai. Ajo falënderoi dhe u tregoi shumë njerëzve për Të.