Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 43: Jezusi Rikthen në Jetë Llazarin


Kapitulli 43

Jezusi Rikthen në Jetë Llazarin

Pamja
Jesus visits Lazarus and his sisters, Mary and Martha - ch.43-1

Një burrë i quajtur Llazar jetonte në Betani me motrat e tij Marie dhe Marta. Jezusi e donte Llazarin e motrat e tij dhe ata e donin Jezusin.

Pamja
Lazarus becomes very sick while the Savior is in another town - ch.43-2

Llazari u sëmur shumë. Shpëtimtari ishte në një qytet tjetër. Maria dhe Marta i çuan fjalë Atij se Llazari ishte sëmurë.

Pamja
The Savior asks His disciples to go with Him to help Lazarus - ch.43-3

Shpëtimtari u kërkoi dishepujve të Tij që të venin me Të për të ndihmuar Llazarin. Dishepujt kishin frikë të shkonin në Betani. Ai ishte pranë Jeruzalemit. Disa njerëz në Jeruzalem donin të vrisnin Jezusin.

Pamja
Jesus tells His disciples that Lazarus is dead, but He will bring him back to life - ch.43-4

Jezusi u tha dishepujve të tij se Llazari kishte vdekur. Ai tha se Ai do ta rikthente atë përsëri në jetë. Kjo mrekulli do t’i ndihmonte dishepujt të dinin se Ai ishte Shpëtimtari. Jezusi shkoi në Betani. Kur Ai arriti atje, Llazari kishte vdekur që përpara katër ditësh.

Pamja
Martha tells Jesus that Lazarus would not have died if He had been there - ch.43-5

Marta i tha Jezusit se Lazari do të ishte akoma gjallë nëse Ai do të kishte ardhur më shpejt. Jezusi tha se Llazari do të jetonte përsëri. Ai e pyeti Martën nëse ajo besonte tek Ai. Marta tha po. Ajo e dinte se Jezusi ishte Shpëtimtari.

Pamja
Mary kneels at Jesus' feet crying - ch.43-6

Marta e la Jezusin të merrte motrën e saj, Marien. Maria shkoi të takonte Jezusin gjithashtu. Shumë njerëz e ndoqën atë. Maria u gjunjëzua, duke qarë, te këmbët e Shpëtimtarit. Njerëzit që ishin me të gjithashtu po qanin. Jezusi pyeti se ku ishte trupi i Llazarit.

Pamja
Jesus tells the people to move the stone in front of the place where Lazarus is buried - ch.43-7

Jezusi shkoi te shpella ku ishte varrosur Llazari. Atje ishte një gurë përpara saj. Ai u tha njerëzve ta lëviznin gurin.

Pamja
Jesus prays to Heavenly Father - ch.43-8

Jezusi pa lart. Ai falënderoi Atin Qiellor që i dëgjonte lutjet e Tij.

Pamja
Jesus commands Lazarus to come forth - ch.43-9

Pastaj, me zë të lartë, Jezusi i tha Llazarit të dilte nga shpella. Llazari doli. Shumë njerëz që e panë mrekullinë besonin tani se Jezusi ishte Shpëtimtari.