Alegoria e Parë
Delja e Humbur
Një bari i mirë kishte 100 dele. Njëra prej tyre kishte humbur.
Bariu i la 99 delet që të kërkonte atë që kishte humbur. Kur e gjeti ai u lumturua shumë.
Bariu e çoi delen në shtëpi. Ai i thirri të gjithë miqtë dhe fqinjët e tij të vinin dhe të lumturoheshin me të. Ai kishte gjetur delen e humbur.
Jezu Krishti u tregoi farisenjve kuptimin e alegorisë. Ai tha se ata që mëkatojnë janë si delja e humbur.
Ashtu si bariu donte që të shpëtonte delen e humbur, Jezusi do që të shpëtojë ata që mëkatojnë.
Jezusi tha se kjo ishte arsyeja pse Ai po fliste me mëkatarët.
Mateu 18:11 (shih passhënimin 11c); Marku 2:17
Dhe ashtu si bariu u lumturua shumë kur e gjeti delen e humbur, Jezusi lumturohet shumë kur ne pendohemi.