Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 15: Gruaja te Pusi


Kapitulli 15

Gruaja te Pusi

Pamja
Jesus travels through Samaria - ch. 15-1

Jezusi u nis nga Jeruzalemi për në Galile. Ai udhëtoi nëpër Samari dhe shkoi te një pus.

Pamja
Jesus asks a Samaritan woman to give Him a drink from the well - ch.15-2

Ai ishte i lodhur dhe pushoi te pusi. Një grua samaritane erdhi për të mbushur ujë. Jezusi i kërkoi që t’i jepte për të pirë.

Pamja
The Samaritan woman is surprised that Jesus spoke to her - ch.15-3

Ngaqë hebrenjtë zakonisht nuk u flisnin samaritanëve, gruaja u befasua.

Pamja
Jesus offers the woman "living water" - ch.15-4

Jezusi i tha gruas se mund t’i jepte asaj një lloj uji që do ta bënte atë të mos kishte kurrë më etje. Ai i shpjegoi se ishte Shpëtimtari. Uji që mund t’i jepte asaj ishte “ujë i gjallë” i jetës së përjetshme.

Pamja
The woman tells people in the city about Christ and they come to see Him - ch.15-5

Gruaja shkoi në qytet dhe u tregoi njerëzve për Jezusin. Ata shkuan te pusi dhe e dëgjuan vetë Jezusin. Shumë prej tyre i besuan fjalët e Tij.