Histori nga Shkrimet e Shenjta
Vende për t’u Ditur


Vende për t’u Ditur

(Numrat në kllapa janë kapituj që tregojnë mbi ngjarjet që ndodhën në këto vende.)

Hartë 1: Toka e Shenjtë në Kohët e Dhiatës së Re

  1. Damasku Pali po shkonte në këtë qytet kur Jezusi iu shfaq dhe i tha atij të pendohej. (59)

  2. Cesaria Filipi Në këtë zonë Jezusi dëshmoi për vdekjen dhe Ringjalljen e Tij dhe Pjetri dëshmoi që Jezusi është Biri i Perëndisë. (32)

  3. GALILE Jezusi kaloi shumë kohë në këtë zonë duke u mësuar njerëzve ungjillin dhe duke shëruar të sëmurët. (19-20, 34, 36)

  4. Kapernaumi Jezusi bëri shumë mrekullira në këtë qytet. (23-25, 30)

  5. Deti i Galilesë Jezusi u mësoi ungjillin shumë njerëzve këtu afër. Jezusi qetësoi një stuhi dhe eci mbi ujë në detin e Galilesë. (18, 21, 29)

  6. Kana Jezusi e shndërroi ujin në verë në një dasmë këtu. Një burrë erdhi këtu për t’i kërkuar Jezusit të shëronte birin e tij të sëmurë. (12, 16)

  7. Nazaret Jezusi u rrit në këtë qytet. (2, 4, 9, 17)

  8. Samaria Jezusi i mësoi një gruaje mbi ujin e gjallë në një burim në këtë vend. Shumë hebrenj e urrenin popullin e Samarisë. (15, 58)

  9. Lumi Jordan Gjon Pagëzori pagëzoi Jezu Krishtin në këtë lumë. (10)

  10. Jopa Pjetri ktheu këtu në jetë Tabithën. (60)

  11. Jeriko Në alegorinë e samaritanit të mirë, një burrë ishte thuajse i vdekur duke udhëtuar në rrugën për në këtë qytet. (35)

  12. Jeruzalem Jezusi dhe Apostujt e Tij kaluan shumë kohë duke mësuar njerëzit në këtë qytet. Jezusi vdiq dhe u ringjall këtu. (6, 39-40, 44-57, 63) Shih hartën 2 për ngjarje të tjera që ndodhën në Jeruzalem.

  13. Betani Llazari, të cilin Jezusi e ngriti së vdekuri, jetoi këtu me motrat e tij Maria dhe Marta. (43)

  14. Bethlehem Jezu Krishti u lind këtu. (5, 7)

Pamja
map 1

Deti Mesdhe

Deti i Vdekur

Damasku

Cesaria Filipi

GALILE

Kapernaumi

Deti i Galilesë

Kana

Nazaret

Samaria

Lumi Jordan

Jopa

Jeriko

Jeruzalem

Betani

Bethlehem

Hartë 2: Jeruzalemi në Kohën e Jezusit

  1. Golgota Ky mund të jetë vendi ku Jezu Krishti vdiq në kryq. (53)

  2. Varri në Kopsht Ky mund të jetë vendi ku Jezu Krishti u varros, u ringjall dhe foli me Maria Magdalenën. (53, 54)

  3. Liqeni i Betesdës Jezusi shëroi një burrë në ditën e shabatit këtu. (27)

  4. Tempull Këtu engjëlli Gabriel i premtoi Zakarias se ai do të kishte një djalë, që ishte Gjon Pagëzori. Jezusi u mësoi njerëzve në këtë tempull. Ai gjithashtu nxori jashtë tempullit ata që shisnin kafshë për flijim. (1, 6, 9, 11, 13, 45, 56)

  5. Kopshti i Gjetsemanit Jezu Krishti u lut, vuajti për mëkatet tona, u tradhëtua nga Judë Iskarioti dhe u arrestua në këtë kopsht. (51, 52)

  6. Mali i Ullinjve Jezusi u mësoi këtu njerëzve mbi Ardhen e Tij të Dytë. (46)

  7. Shtëpia e Kaifas Ky mund të jetë vendi ku udhëheqësit hebrenj e nxorën Jezusin në gjyq, duke e akuzuar Atë për shkelje të ligjit. (52)

  8. Dhoma e Sipërme Dhoma, ku Jezusi dhe Apostujt e Tij hëngrën për pashkën e hebrenjve, ishte ndoshta në këtë zonë. Jezusi u mësoi Apostujve të Tij mbi sakramentin pak përpara se të shkonte në Kopshtin e Gjetsemanit. (49, 50)

Pamja
map 2

Golgota

Varri në Kopsht

Liqeni i Betesdës

Tempull

Kopshti i Gjetsemanit

Mali i Ullinjve

Shtëpia e Kaifas

Dhoma e Sipërme