Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 32: Pjetri Dëshmon për Krishtin


Kapitulli 32

Pjetri Dëshmon për Krishtin

Pamja
Jesus asks His disciples who people say that He is - ch.32-1

Jezusi i pyeti dishepujt e Tij se kush mendonin njerëzit se ishte Ai.

Pamja
The disciples tell Jesus that some say He is John the Baptist, some Elias or some other Old Testament prophet - ch.32-2

Dishepujt u përgjigjën se disa njerëz mendonin se Jezusi ishte Gjon Pagëzori. Të tjerë mendonin se Ai ishte një profet i Dhiatës së Vjetër që ishte ngjallur.

Pamja
Peter tells Jesus that He is the Christ - ch.32-3

Jezusi i pyeti dishepujt e Tij se kush mendonin ata se ishte Ai. Pjetri tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë.”

Pamja
Jesus explains to Peter that his testimony comes by a revelation from God - ch .32-4

Jezusi shpjegoi se dëshmia e Pjetrit nuk kishte ardhur nga të mësuarit prej njerëzve. Dëshmia e tij kishte ardhur nga zbulesa prej Perëndisë.

Pamja
Jesus tells Peter that the true church would be founded on Him and His teachings - ch.32-5

Jezusi i premtoi Pjetrit se Ai do t’i jepte atij priftërinë dhe autoritetin të udhëhiqte Kishën e Tij. Pastaj Pjetri dhe dishepujt do të kishin autoritetin të ngrinin Kishën e Jezusit në tokë.

Pamja
Jesus tells His disciples to tell no one that He is the Christ - ch.32-6

Jezusi u tha dishepujve të Tij të mos i tregonin njeriu se Ai ishte Krishti. Së pari, Ai ishte e nevojshme të vuante, të vritej dhe të ngrihej nga vdekja në ditën e tretë.