Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 4: Jozefi dhe Engjëlli


Kapitulli 4

Jozefi dhe Engjëlli

Pamja
Joseph learns that Mary is going to have a baby - ch.4-1

Jozefi ishte një njeri i mirë dhe bujar. Ai dhe Maria do të martoheshin. Kur ai mësoi se Maria do të kishte një fëmijë, ai nuk dinte çfarë të bënte. Ngaqë fëmija nuk ishte i tiji, ai mendoi se nuk duhej të martohej me të.

Pamja
An angel appears to Joseph in a dream - ch.4-2

Një natë një engjëll erdhi tek Jozefi në ëndërr dhe i tha se fëmija i Maries ishte Biri i Perëndisë. Engjëlli i tha Jozefit të martohej me Marien dhe t’i vinte fëmijës së saj emrin Jezus. Jezusi do të ishte Shpëtimtari i botës.

Pamja
Joseph and Mary are married - ch.4-3

Jozefi iu bind engjëllit dhe u martua me Marien.