Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 56: Pjetri Shëron një Njeri


Kapitulli 56

Pjetri Shëron një Burrë

Pamja
A crippled man sits by the temple and begs - ch.56-1

Një njeri që nuk ecte dot, e çonin çdo ditë për në tempull. Ai ulej tek portat e tempullit dhe kërkonte para. Një ditë ai pa Pjetrin dhe Gjonin që do të futeshin në tempull.

Pamja
Peter tells the man they have no money - ch.56-2

Ai u kërkoi Pjetrit dhe Gjonit para. Pjetri tha se ai nuk kishte para. Pjetri tha se ai do t’i jepte diçka tjetër burrit.

Pamja
Peter blesses the man in the name of Jesus Christ - ch.56-3

Pjetri e bekoi burrin në emër të Jezu Krishtit dhe e shëroi atë. Pastaj ai e ndihmoi burrin të ngrihej.

Pamja
A crippled man is healed by Peter - ch.56-4

Burri eci për herë të parë në jetën e tij. Shumë njerëz e panë burrin të ecte dhe të çalonte. Ata e dinin se kjo ishte një mrekulli. Ata e dinin se Pjetri kishte fuqinë e Perëndisë. Pjetri u tregoi atyre se Jezu Krishti i kishte dhënë atij fuqinë të shëronte burrin. Pjetri ishte një misionar i madh. Ai ndihmoi shumë njerëz të besonin dhe të ndiqnin Jezu Krishtin.