Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 18: Jezusi Zgjedh Apostujt e Tij


Kapitulli 18

Jezusi Zgjedh Apostujt e Tij

Pamja
Jesus teaches people from a boat on the shore of the Sea of Galilee - ch.18-1

Një ditë Jezusi i mësoi njerëzit nga një barkë në bregun e detit të Galilesë. Barka ishte e një burri që quhej Pjetër.

Pamja
Jesus tells Peter to take his boat into deep water - ch.18-2

Pjetri dhe miqtë e tij kishin peshkuar gjithë natën pa zënë asnjë peshk. Pasi e mbaroi mësimin, Jezusi i tha Pjetrit ta çonte barkën në thellësi. Pastaj Ai i tha Pjetrit dhe miqve të tij t’i hidhnin rrjetat e tyre në ujë.

Pamja
Peter catches so many fish that the net breaks - ch.18-3

Ata zunë aq shumë peshk saqë rrjetat filluan të çaheshin.

Pamja
Peter calls to men in another boat to help carry all the fish - ch.18-4

Pjetri thirri miqtë e tij në një barkë tjetër të vinin për t’i ndihmuar. Peshku i mbushi të dyja barkat aq shumë saqë ato filluan të zhyteshin.

Pamja
Peter is amazed at the number of fish he has caught - ch.18-5

Pjetri dhe miqtë e tij u mahnitën. Ata e dinin se Jezu Krishti kishte bërë që kjo të ndodhte.

Pamja
Peter kneels at the Savior's feet - ch.18-6

Pjetri u gjunjëzua te këmbët e Shpëtimtarit. Ai tha se ai nuk ishte i denjë të qëndronte pranë Jezusit. Jezusi i tha Pjetrit të mos kishte frikë.

Pamja
Jesus tells Peter, James and John to follow Him - ch.18-7

Dy nga miqtë e Pjetrit, Jakobi dhe Gjoni, ishin vëllezër. Jezusi i tha Pjetrit që Jakobi dhe Gjoni ta ndiqnin Atë dhe të bëheshin “peshkatarë njerëzish”. Burrat lanë çdo gjë që kishin dhe shkuan me Jezusin. Shpëtimtari kërkoi gjithashtu njerëz të tjerë që ta ndiqnin Atë.

Pamja
Jesus ordains the Apostles - ch.18-8

Jezusi zgjodhi dymbëdhjetë Apostuj të udhëhiqnin Kishën e Tij. Ai u lut gjithë natën në mënyrë që Ai të mund të zgjidhte njerëzit e duhur. Mëngjesin tjetër Ai zgjodhi dhe shuguroi dymbëdhjetë burra, duke u dhënë atyre priftërinë dhe autoritetin të ishin Apostuj.

Pamja
The Apostles go forth to preach - ch.18-9

Apostujt udhëtuan nëpër shumë qytete. Ata u mësuan njerëzve ungjillin dhe i shëruan. Ata u kthyen përsëri që t’i tregonin Jezusit se çfarë kishin bërë.