Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 54: Jezusi u Ngrit


Kapitulli 54

Jezusi u Ngrit

Pamja
Two angels roll the stone away from Jesus' tomb - ch.54-1

Trupi i Shpëtimtarit ishte në varr deri të dielën në mëngjes. Pastaj dy engjëj erdhën dhe e rrokullisën gurin nga varri.

Mateu 28:1-2 (shih passhënimin 2a); Lluka 24:1-4

Pamja
Mary Magdalene visits the tomb - ch.54-2

Një grua të cilën Jezusi e kishte shëruar e quajtur Maria Magdalena shkoi te varri. Ajo u befasua kur pa se guri ishte hequr. Trupi i Jezusit nuk ishte në varr.

Pamja
Mary Magdalene tells Peter and John that the Savior's body is gone - ch.54-3

Ajo vrapoi t’i tregonte Pjetrit dhe Gjonit se dikush kishte marrë trupin e Shpëtimtarit. Ajo nuk e dinte se ku ishte ai.

Pamja
Peter and John look in the tomb and see that Jesus is not there - ch.54-4

Pjetri dhe Gjoni vrapuan te varri. Ata gjetën rrobën me të cilën Jezusi ishte varrosur, por trupi i Jezusit nuk ishte atje. Pjetri dhe Gjoni nuk dinin çfarë të bënin. Ata shkuan në shtëpi.

Pamja
Two angels are in the tomb - ch.54-5

Maria Magdalena qëndroi te varri duke qarë. Kur pa përsëri në varr, ajo pa dy engjëj.

Pamja
Mary Magdalene is crying - ch.54-6

Ata e pyetën Maria Magdalenën përse po qante. Ajo tha se dikush kishte marrë trupin e Jezusit. Ajo nuk e dinte se ku ishte ai.

Pamja
The Savior appears to Mary but she doesn't recognize Him - ch.54-7

Ajo u kthye në anën tjetër dhe pa dikë. Ajo mendoi se ishte kopshtari. Ai e pyeti atë përse po qante. Ajo e pyeti Atë nëse Ai e dinte se ku ndodhej trupi i Jezusit.

Pamja
Jesus calls Mary by name and she recognizes Him - ch.54-8

Pastaj burri tha: “Mari,” dhe ajo e dinte se Ai ishte Jezusi. Ai i kërkoi asaj t’u tregonte Apostujve që ishte ringjallur.

Pamja
Mary Magdalene and the other women tell the Apostles that Jesus is resurrected - ch.54-9

Maria Magdalena dhe disa gra të tjera u thanë Apostujve se Jezusi ishte ringjallur. Në fillim Apostujt nuk u besuan atyre.

Pamja
Jesus appears to the Apostles - ch.54-10

Më vonë, kur Apostujt po flisnin me njëri-tjetrin, Jezusi erdhi në dhomë. Apostujt u trembën. Ata akoma mendonin se Ai ishte i vdekur.

Pamja
Jesus shows the Apostles the wounds in His hands and feet - ch.54-11

Shpëtimtari u tha atyre të preknin duart dhe këmbët e Tij. Ai ishte ringjallur – trupi dhe shpirti i Tij ishin bashkuar përsëri.

Pamja
Jesus eats fish and honey with the Apostles - ch.54-12

Apostujt ishin të lumtur që e shihnin Atë. Ai u kërkoi për të ngrënë. Ata i dhanë Atij peshk dhe mjaltë. Ai i hëngri ato.

Pamja
Other people are resurrected and appear to the living - ch.54-13

Jezu Krishti ishte i pari njeri që u ringjall. Shumë të tjerë u ringjallën pastaj dhe u panë nga njerëz që jetonin në Jeruzalem. Jezusi kishte thënë: “Unë jam ringjallja dhe jeta.” Për shkak se Ai e mposhti vdekjen, ne të gjithë do të ringjallemi një ditë.