Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 38: Fariseu dhe Tagrambledhësi


Kapitulli 38

Fariseu dhe Tagrambledhësi

Pamja
Jesus tells a parable to some people who think they are better and more righteous than others - ch.40-1

Një ditë Shpëtimtari u foli disa njerëzve që mendonin se ishin më të drejtë se njerëzit e tjerë. Jezusi u tregoi atyre një histori.

Pamja
A Pharisee and a publican go to the temple to pray - ch.40-2

Dy njerëz shkuan në tempull për t’u lutur. Njëri ishte farise. Tjetri ishte tagrambledhës që mblidhte taksat. Njerëzit nuk i pëlqenin taksidarët. Ata mendonin se taksidarët nuk ishin të ndershëm.

Pamja
The Pharisee thanks God that he is better than other people - The publican prays for mercy on himself as a sinner - ch.40-3

Fariseu qëndronte përpara të tjerëve për t’u lutur. Ai falënderoi Perëndinë që ishte më i mirë se njerëzit e tjerë. Ai tha se ai agjëronte dy herë çdo javë dhe paguante të dhjetën e tij. Tagrambledhësi qëndroi më vete, përkuli kokën dhe u lut: “O Perëndi, ji i mëshirshëm ndaj mua mëkatarit”

Pamja
Jesus explains that the Pharisee thought he did not sin or need help from God, but the publican admitted sinning and wanted to repent - ch.40-4

Fariseu mendoi se ai ishte i përsosur dhe nuk kishte nevojë për ndihmën e Perëndisë. Por tagrambledhësi e dinte se nuk ishte i përsosur dhe kishte nevojë për ndihmën e Perëndisë. Ai ishte i përulur dhe i kërkoi Perëndisë ta falte.

Pamja
Jesus tells the people to be like the publican because he, not the Pharisee, would be forgiven - ch.40-5

Jezusi tha se njerëzit duhet të ishin si tagrambledhësi. Ata duhej të mos mendonin se janë më të mirë se njerëzit e tjerë. Ata duhet të pendohen për mëkatet e tyre dhe të kërkojnë nga Perëndia t’i falë.