Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 44: Shpëtimtari Shkon në Jeruzalem


Kapitulli 44

Shpëtimtari Shkon në Jeruzalem

Pamja
The Pharisees hear about Jesus raising Lazarus from the dead - ch.44-1

Disa njerëz u thanë priftërinjve dhe farisenjve se Jezusi e kishte kthyer Llazarin përsëri në jetë. Farisenjtë menduan se kushdo do të besonte tek Jezusi. Ata kishin frikë se askush nuk do t’i dëgjonte ata.

Pamja
The Pharisees plan to kill Jesus - ch.44-2

Farisenjtë planifikuan një mënyrë për ta vrarë Jezusin. Ata pritën për Të që të vinte në Jeruzalem për festën e pashkës së hebrenjve.

Pamja
Jesus rides into Jerusalem on a donkey and is greeted by people waving branches of palm trees - ch.44-3

Jezusi shkoi në Jeruzalem. Shumë njerëz dëgjuan se Ai po vinte dhe shkuan Ta takonin. Jezusi hyri në qytet hipur mbi një kërriç. Një profet kishte shkruar se Biri i Perëndisë do ta bënte këtë. Shumë njerëz besuan se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Ata vendosën degë palme dhe disa nga rrobat e tyre në tokë që Ai të kalonte mbi to. Ata thirrën hosana (rroftë) dhe thanë se Jezusi ishte mbreti i tyre.

Pamja
The disciples tell people that Jesus is a prophet from Nazareth - ch.44-4

Njerëzit në Jeruzalem erdhën të shihnin se çfarë po ndodhte. Ata pyetën se kush ishte Jezusi. Ata pyetën se kush ishte Jezusi.

Pamja
The Pharisees are angry because so many believe in the Savior - ch.44-5

Farisenjtë ishin egërsuar. Ata nuk donin që njerëzit të besonin se Jezusi ishte Shpëtimtari. Jezusi e dinte se farisenjtë donin Ta vrisnin.

Pamja
Jesus tells the disciples that He will soon die - ch.44-6

Jezusi u tha dishepujve të Tij se Ai së shpejti do të vdiste. Ai do të vuante për mëkatet e të gjithë njerëzve dhe pastaj do të vdiste mbi një kryq. Ai ishte Shpëtimtari i botës. Kjo ishte arsyeja pse Ai kishte ardhur në tokë.